SPORT

​Mourinho refuzoi Lyon-in

Mourinho synon rikthimin në Premier Ligë Jose Mourinho refuzoi mundësinë për t’u rikthyer si trajner, në stolin Lyon-it. Lyon e shkarkoi trajnerin brazilian, Sylvio Mendes këtë javë, pas performancave jo të mira të klubit.

Sipas disa mediave angleze, presidenti i klubit, Jean-Michel Aulas e kontaktoi Mourinho-n për t’i ofruar rolin e trajnerit. Megjithatë, trajneri portugez, hodhi poshtë ofertën dhe tha se ai synon të rikthehet në Premier Ligë.

Familja e ish trajnerit të Chelsea-it jeton në Londër dhe ai insiston të rikthehet në Angli. Rikthimi në kampionatin anglez mund të ndodhë te Tottenham, pasi trajneri Mauricio Pochettino mund të largohet në fund të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.