KULTURË

​Ministrja Hoxha, për Ditën e Evropës, viziton Nexhmie Pagarushën

Me rastin e aktiviteteve për Ditën e Evropës, Ministrja e integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka vizituar Bilbilin e Kosovës, Nexhie Pagarushën, me ç’rast ia ka uruar edhe ditëlindjen e saj të 85-të.

Me këtë rast, Ministrja Hoxha, ka shkruar se “një buqetë me lule, për të, primadonën e këngës tonë, në këtë ditë, për ditëlindjen e saj dhe Ditën e Evropës, është rikthim te vlerat artistike tonat që nuk u promovuan në Evropë sa duhet për rrethana objektive.

Ajo, sot, na mbush me besim se vlerat e njëmendta nuk duhet të ndalen as nga kufijtë e as pengesat!”

Këtu është postimi i Ministres Hoxha në rrjetin social:

Bilbili i Kosovës, mbretëresha e këndimit shqip, Nexhmie Pagarusha, e cila magjepsi publikun me vokalin e saj të papërsëritshëm në qindra këngë dhe interpretime, ishte adresa jonë e përmbylljes së aktiviteteve të Ditës së Evropës për sivjet.
Ditëlindja e saj, është edhe simbolikë e synimit tonë, integrimin evropian, duke rikujtuar disa nga vlerat e popullit tonë si talenti, kënga dhe zëri i jashtëzakonshëm i znj. Nexhmie.

Një buqetë me lule, për të, primadonën e këngës tonë, në këtë ditë, për ditëlindjen e saj dhe Ditën e Evropës, është rikthim te vlerat artistike tonat që nuk u promovuan në Evropë sa duhet për rrethana objektive. Ajo, sot, na mbush me besim se vlerat e njëmendta nuk duhet të ndalen as nga kufijtë e as pengesat!”. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.