SPORT

​LOJTARËT E KOSOVËS NISET DREJT KATARIT

Përfaqësuesja e Kosovës në krye me trajnerin zviceran, Bernard Challandes, është nisur sot drejt Katarit, ku do të marrë pjesë në një turne kontrollues.

Në paraditën e sotme, nga Prishtina, djelmoshat e Kosovës janë nisur drejt Katarit, ku do ta zhvillojnë një ndeshje miqësore.

Në Katar, “Dardanët” do të përballen me Suedinë, në një ndeshje ku Challandes do të luajë me shumicën e lojtarëve nga Superliga e Kosovës, kampionat nga i cili janë ftuar 14 futbollistë.

Por, në listën e të ftuarve ka edhe emra si Flamur Kastrati, Zymer Bytyqi, Herolind Shala, Ylldren Ibrahimaj dhe Fidan Aliti që luajnë në Skandinavi.

Tashmë në rrjetet sociale, futbollisti Kastrati ka publikuar pamje nga nisja e Përfaqësueses së Kosovës drejt Katarit, dhe në fotografi është parë me mesfushorin Herolind Shala.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//oackoubs.com/4/3473483