Rajoni

​Çekia e treta në Evropë për numrin më të madh të infektimeve të reja

Pas Francës me më shumë se 149 mijë raste me COVID-19 dhe Italisë me 112 mijë, Republika Çeke është vendi i tretë evropian që ka regjistruar numrin më të madh të infektimeve me COVID-19 (82 mijë) deri më 28 shkurt.

Republika Çeke ka një prej përqindjeve më të larta të infektimit në botë dhe ka kaluar pragun e 20.000 të vdekurve që prej fillimit të epidemisë.

Këtë javë Praga është kthyer drejt Rusisë për të verifikuar mundësinë për marrjen e vaksinës Sputnik V.

“Vaksinat nuk kanë ideologji”, deklaroi presidenti çek, Millosh Zeman, i cili shtoi se Republika Çeke do të pranonte gjithashtu Sinopharm kinez, ndërkohë që vaksinat e miratuara nga BE po administrohen ngadalë.

Pas Hungarisë, shtete të tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore, ashtu si Austria dhe Sllovakia, tani po lëvizin në të njëjtat linja, me këtë të fundit që kanë marrë dozat e para nga Moska.