SPORT

Ёndёrra e Werner tё luajё nё njё klub tё madh

Para ndeshjes më të rëndësishme si vendas në historinë e shkurtër të klubit, sulmuesi i RB Leipzigut, Timo Werner beson se ka potencial për të luajtur për një klub të madh.

Leipzigu do të pres Tottenhamin të martën mbrëma në “Red Bull Arena” në ndeshjen ekthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Leipzigu është favorit për t’u kualifikuar në çerekfinale, pasi ka epërsi 1:0 nga ndeshja e parë në Londër. Werner shënoi golin e vetëm në atë ndeshje nga penalltia në minutën e 58-të.

Duke fokur për “Sky TV”, Werner ka thënë: “Unë kam potencial për të luajtur për një klub të madh”.

Derisa kjo mund të merret si nënvlerësim për klubin e tij të tashëm, Werner thotë se qasja e tij reflekton dëshirën për t’u përmirësuar e jo për të lëvizur.

“Besoj se do të jetë ndryshe te një klub i madh, pasi presioni do të ishte më i madh”, ka thënë Werner.

Werner, që ka mbushur 24 vjet të premten, ka insistuar se duhet të jetë më konsistent.

“Unë duhet të kem konsistencë. Të jap maksimumin në çdo ndeshje, të njoh çdo ndeshje, të kuptoj se çdo ndeshje ka të bëjë me kampionat. Fundi i fundit duhet të bëhesh kampion, ky është rast me klubet e mëdha”, ka deklaruar Werner.

Werner, që është duke u kërkuar nga Liverpooli, Bayern Muencheni e Interi, ka shënuar 21 gola në 25 ndeshje në ligë. Është shënuesi i dytë më i mirë në Bundesligë. Listën e kryeson Robert Lewandowski i Bayernit me 25 gola.

Werner u aktivizua nga minuta e 60-të në barazimin pa gola në udhëtim ndaj Wolfsburgut në fundjavë.

Futbollisti i lindur në Stuttgart do të jetë sulmuesi kryesor i Gjermanisë në Evropianin e këtij viti.

Por, derisa Werner ka një sy nga gara që do të zhvillohet në verë, ai nuk ka mundur të fsheh admirimin për një idhull tjetër të futbollit gjerman të lindur në Stuttgart, për Juergen Kloppin.

Duke folur për Sky-in në fund të shkurtit, Werner ka thënë se Liverpooli aktualisht ka skuadrën më të mirë në botë dhe është i nderuar të përmendet emri i tij si shënjestër.

“Klopp është trajneri më i mirë në botë për momentin. Stili im do të përshtatej atje”, ka thënë Werner.

Klopp nuk është një trajner që flet për spekulime rreth transferimeve. Mirëpo, i pyetur nëse planifikon të shtojë Wernerin në vijën e sulmit me Mohamed Salahun, Roberto Firminon e Sadio Manen, ai ka thënë: “Nga këndvështrimi im, është mirë që ai dëshiron të vijë këtu, por kjo është e tëra që mund të them”.

Në mediume në gjermani është raportuar se Werner në kontratën e tij me Leipzigun ka një klauzolë për lirim në vlerë 51 milionë euro.