Bota

Pas sulmit në Zelandë të Re, Ambasada e Kosovës në Kanberra ofron ndihmë

Ambasada e Kosovës në kryeqytetin australian, Kanberra, ka njoftuar shtetasit e Kosovës që jetojnë në Zelandë të Re se i ka vënë në dispozicion numrat emergjentë pas sulmit terrorist që ndodhi në dy xhami të qytetit Christchurch.

Ambasada ka bërë thirrje që të ndiqen këshillat që japin autoritetet e Zelandës së Re dhe autoriteteve.

Kontaktet emergjente janë: +61 (02) 261130366 , +61403517113.

Nga sulmi i sotëm mbetën të vrarë 49 persona që ishin brenda xhamisë.