Kosova

Ngjarjet e datës 15 mars 2019

– Banka Qendrore e Republikës së Kosovës organizon diskutimin rreth rolit të BQK-së në fushën e Mbrojtjes së Konsumatorit. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

– Mbahet bledhje e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të diskutojë lidhur me kompensimin e orëve të humbura nga greva e mësimdhënësve. (Ndërtesa e Kuvendit salla N 303, ora 10:00)

– Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton peticionet. (Ndërtesa e Kuvendit salla N 302, ora 10:00)

– Lëvizja Vetëvendosje! – Qendra Prishtinë mban konferencë për media në lidhje me punësimet partiake në Termokos. (Pranë Termokosit, ora 11:00) 

– Fillojn punimet në segmentin e parë të rrugës nacionale Dollc – Gjakovë. (Hyrja e Gjakovës nga drejtimi i Prishtinës, ora 11:00)

– Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për zgjerimin e Rrugës Nacionale N9.1 Dollc – Gjakovë, segmenti i parë. (Hyrja e qytetit të Gjakovës afër rrethrrotullimit, ora 11:00)   

– OJQ “Sundimi I Demokracisë në Kosovë” organizon tryezë diskutimi lidhur me implementimin e projektit të ujësjellësit dhe kanalizimit në Orllan me rrethin. (Restaurant “Liqeni” në Orllan të Podujevës, ora 11:00)

– Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e Ditës së Shkollës “Yll Morina” në Gjakovë, me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së Heroit Yll Morina. (Shkolla “Yll Morina” në Gjakovë, ora 13:00)