Kosova Info

Su Kij, po viziton emigrantët në Tajlandë
Tajlandë, 30 maj 2012 – Aung San Su Kij, po viziton emigrantët në Tajlandë në udhëtimin e saj të parë jashtë vendit për më shumë se dy dekada.

Turmat e njerëzve e kanë mirëpritur duke e përshëndetu udhëheqësen pro-demokratike të Birmanisë në Bankok.

Të premten Su Kij, e cila shumicën e 24 vjetëve të fundit i ka kaluar nën arrest shtëpiak, do të kalojë disa ditë në Tajlandë, ku do të flasë në Forumin Botëror të Ekonomisë për Azinë Lindore.

Ajo pas kësaj vizite do të udhtëtoj në Evropë, ku në Norvegji do të pranojë zyrtarisht Çmimin Nobel për Paqe i ndar për te 21 vjet më parë.

Su Ki kishte refuzuar të largohen nga Mianmar gjatë periudhave të shkurtra të saj në lirisë, nga frika se pushteti nuk do të lejojë që ajo të kthehet.

Qeveria e re e Birmanisë ka nisur të bëjë hapa reformues, duke shmangur edhe izolimin e deritashëm ndërkombëtar.

Kush janë të arrestuarit e djeshëm nga EULEX-i
Prishtinë, 30 maj 2012 – Biznesmeni i derivateve të naftës nga Mitrovica, Mentor Beqiri, ia ka parë sherrin bashkëpunimit me Zvonko Veselinoviqin. Ai dhe disa biznesmenë tjerë shqiptarë dhe serbë nga Mitrovica dyshohet se qe dhjetë vjet kanë bërë kontrabandë me naftë në Kosovë. Për ta dyshohet se naftën e kanë përzier me vaj bazik në një depo në fshatin Uglar dhe e kanë shitur nëpër shumë pompa të benzinës gjithandej Kosovës.

Veprimtaria e tyre ka disa vjet që është duke hetuar nga EULEX-i. Ndërkaq, tek të martën, misioni i BE-së ka marrë një aksion kundër të dyshuarve, dosjen e të cilëve e ka parë dhe botuar “Koha Ditore”.

Policia e EULEX-it ka arrestuar Mentor Beqirin, vëllanë e tij, Albertin, dy vëllezërit tjerë Jahë dhe Alban Osmanin nga Vushtrria, Halil Hasanin nga fshati Banjskë i Vushtrrisë, dhe një person tjetër, identitetin e të cilit gazeta nuk ka arritur ta zbulojë, të gjithë nën dyshimet se janë marrë me kontrabandë të derivateve të naftës. Përveç kontrabandës, ata dyshohen edhe për krim të organizuar, evazion fiskal, shmangie mashtruese të taksave importuese, si dhe pastrimit të parave. Disa  nga të arrestuarit e së martës, në mesin e tyre edhe Mentor Beqiri, janë arrestuar nga drejtësia kosovare edhe tri herë të tjera, një herë në vitin 2006, pastaj në vitin 2007 dhe në vitin 2009, por asnjëherë prokurorët përgjegjës nuk kishin ngritur aktakuzë ndaj tyre, dhe për pasojë ishin liruar.

Me kërkesë të prokurorit të EULEX-it, Jonathan Rratel, ata janë arrestuar sërish këtë të martë për t’u përballur me disa akuza.

Të dyshuarit që janë pronarë dhe bashkëpronarë të disa bizneseve mes tjerash“, “BT-Petroll”, NTP “Jamo”, ShPK “Mab” dhe ”Oil Kosova”, janë marrë në pyetje nga prokuroria e EULEX-it dhe pritet që të martën të dalin para gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit.

Mentor Beqiri ka qenë njëri nga emrat më të përmendur në një dosje të publikuar javë më parë nga “Koha Ditore” për Zvonko Veselinoviqin, njeriun që vlerësohet si “kapo” i krimit të organizuar në veri dhe bashkëpunëtorët e tij.

Dëmi që ka pësuar Kosova financiarisht nga kontrabanda vlerësohet se është 30 deri në 35 milionë euro në vit. Kompanitë që kontrollohen nga Zvonko Veselinoviq kanë importuar në vlerë mbi 22 milionë euro. Invazioni fiskal është mbi 14 milionë. Shuma e përgjithshme e dëmit vlerësohet të jetë rreth 400 milionë euro. Një shumë e parave që dyshohet se janë fituar në mënyrë kriminale nga kontrabanda ishin depozituar në njërën nga bankat e Kosovës nga Jevro Panteliq, njëri nga të besuarit e Veselinoviqit.

Arrestimin e të dyshuarve e ka konfirmuar EULEX-i.

Zvonko Veselinoviq kontrollon mbi 15 firma të ndryshme tregtare. Shumica të regjistruara në Kosovë.

Për “Grupin e Zvonkos” dhe bashkëpunimin e tyre me Mentor Beqirin dhe biznesmenë tjerë shqiptarë kanë raportuar edhe mediet ndërkombëtare, përfshirë prestigjiozen amerikane “New York Times”.

Sot, vendimi për ish-kreun e Liberisë
Hagë, 30 maj 2012 – Ish-presidenti i Liberisë, Çarlls Tejllor, pritet të dënohet sot në gjykatën për krime lufte në Hagë.

Në prill, gjykata me seli në Hagë, ka fajësuar Tejllorin për 11 akuza për krime lufte, përfshirë vrasje, përdhunime dhe rekrutime të ushtarëve fëmijë gjatë luftës civile në Siera Leone.

Kryeprokurori i gjykatës ka kërkuar që Tejllor të dënohet me 80 vjet burg, deri sa mbrojta e të akuzuarit e ka kundershtuar një propozim të tillë duke thenë se ky do të ishte një denim i “tepruar”.

Tejllor këmbëngul se ai është i pafajshëm, dhe pritet të kundershtoj çfarëdo dënimi.

Ai akuzohet për mbështetjen dhe drejtimin e rebelëve gjatë luftës në Siera Leone, gjatë luftës 1991-2002, ku humbe jetën dhjetëra mijëra njerëz.

Agjencia Kundër Korrupsionit ia fsheh konfliktin e interesit Pacollit
Prishtinë, 30 maj 2012 – Behgjet Pacolli është biznesmen dhe zyrtar i lartë qeveritar. Ligji e kualifikon si konflikt interesi nëse zyrtari i lartë firmos në emër të bizneseve, por mekanizmi që interpreton ligjin, Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), e ka thënë të kundërtën në një rast të hapur për këtë politikan miliarder.

AKK-ja ka dëgjuar vetëm versionin e Pacollit kur ka vendosur të martën ta mbyllte rastin që fliste për veprimtarinë e tij prej përfaqësuesi të një konsorciumi evropian, gjatë kohës sa ushtron edhe funksionin prej zëvendëskryeministri. Objekt shqyrtimi nuk e kishte pasur memorandumin që e gjen Pacollin në konflikt interesi. U është referuar dy të tjerëve, për të dhënë përfundimin se Pacolli “kishte firmosur në emër të Qeverisë”.

E, megjithëkëtë, Zyra e Kryeministrit prej kohësh e ka përgënjeshtruar të tillë version, kur pati reflektuar në kontekst të lajmit të publikuar në Nigeri se Kosova ishte zotuar të bënte investime miliardash në këtë vend afrikan. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, saktë dy muaj më parë, pati thënë në një konferencë shtypi se firmosja e memorandumeve në emër të konsorciumit evropian dhe zotimet e dhëna në to nuk ishin zotime të Qeverisë. “Aktivitet privat” të Pacollit, e pati cilësuar Kuçi.

Edhe të martën Kuçi ka thënë të mos jetë në dijeni për ndonjë memorandum që është nënshkruar në emër të Qeverisë, për investime në Nigeri.

Dy muaj më parë “Koha Ditore” pati publikuar përmbajtjet e dy memorandumeve të mirëkuptimit, të cilat Pacolli i kishte firmosur në cilësinë e përfaqësuesit të kompanisë “Seagas”. Ato mbajnë datën e 15 shtator, respektivisht 16 shtator 2011. Njëri është me ministrin e Tregtisë dhe të Investimeve të Nigerisë, Olusegun Aganga, e tjetri me përfaqësuesin e kompanisë “GreenSpring Ltd”. Gazeta argumentoi se kjo përbënte shkelje ligji.

Bazuar në publikimin e gazetës, AKK-ja pati hapur rast. Dhe të martën e ka mbyllur, duke thënë se nuk ka gjetur konflikt interesi.

“Pas analizës së dokumenteve të ofruara, është konstatuar se në memorandumet e nënshkruara në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga zëvendës (sic!) kryeministri Pacolli, dhe Konzorciumit të firmave Oceanmar Services LTD e Seagas Internacional LTD, me Qeverinë e Nigerisë, nuk ka asnjë lloj papajtueshmërie të funksioneve”, thuhet në arsyetimin e vendimit. “Sipas dokumenteve që Agjencia Kundër Korrupsionit i ka siguruar, në të gjitha këto raporte, ztr. Behxhet (sic!) Pacolli  ka përfaqësuar Republikën e Kosovës dhe në asnjë nga këto prova, nuk shihet se ztr. Pacolli është përfaqësues i firmave private ndërkombëtare”.

Dhe është memorandumi i lidhur ndërmjet Qeverisë së Nigerisë dhe konsorciumit “Seagas Services Ltd” që flet për rrethanë krejt tjetër. Kurrkund, as në preambulë dhe as në gjithë përmbajtjen e memorandumit katërfaqësh, e madje as në pjesën ku janë vënë nënshkrimet, nuk i përshkruhet asnjë kapacitet tjetër Pacollit, pos si përfaqësues i konsorciumit evropian. Kurrkund nuk përmendet Kosova dhe as Qeveria e Kosovës.

Në memorandumin ku Pacolli nuk firmos në emër të Qeverisë, por të kompanisë, është përmendur ndërtimi dhe funksionalizimi i një rafinerie nafte në Nigeri, ndërtimi dhe funksionalizimi i një impianti të energjisë elektrike, një projekt-banimi për strehim, krijimi i një rrjeti për transmetimin e energjisë elektrike, krijimi i një fabrike për prodhimin e tubave, një projekt për kryerje punësh në një port detar, ndërtimi i një hoteli me pesë yje në Nigeri, heqja e naftës së papërpunuar, një projekt për ujin në industrinë e energjisë, si dhe një projekt për banka.

Hetimi i ShIK-ut në dilemë
Prishtinë, 30 maj 2012 – Deputeti i “Vetëvendosjes”, Florin Krasniqi, duket se ka dështuar në nismën e tij për ngritjen e një komisioni të veçantë hetimor parlamentar për hetimin e Shërbimit Informativ të Kosovës (ShIK), dhe shërbimeve tjera sekrete të partive politike.

Krasniqi edhe pas dy muajsh të iniciativës së tij për krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për hetimin e ShIK-ut, duke mos amnistuar edhe shërbimet informative sekrete të partive politike, ka arritur t’i mbledhë vetëm 22 nënshkrime, nga 40 sa kërkohen.

Sipas tij, problem kryesor se pse iniciativa e tij ka mbetur në gjysmë të rrugës, është mospërkrahja e partisë më të madhe opozitare, LDK-së, e cila siç ka thënë Krasniqi, konsideron se shërbimet informative duhet të hetohen nga Prokuroria dhe jo nga Kuvendi i Kosovës.

Por, jo vetëm nisma e deputetit të Vetëvendosjes, nuk po arrin sukses, pasi që edhe iniciativa e parë e deputetit të AAKsë, Burim Ramadani, ka dështuar për mungesë të mbështetjes nga deputetët e legjislativit.

Megjithatë, Florin Krasniqi, i cili është edhe kryetar i Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e AKIsë, thotë se nuk do të heqë dorë nga nisma e tij për zbardhjen e së vërtetës mbi veprimtarinë 10-vjeçare të ShIK-ut.

Pritet vendimi për ekstradimin ose jo të Asanzhit
Britani, 30 maj 2012 – Gjykata Supreme e Britanisë pritet të vendosë të mërkurë nëse do të miratojë vendimin për ekstradimin e themeluesit të WikiLeaks-it Xhulian Asanzh në Suedi.

Asanzh ka bërë përpjekje gati dy vjet duke luftuar për kërkesen e tij që ta bllokoj ekstradimin në Suedi, ku ai kërkohet nga prokurorët suedezë për t’u marrë në pyetje mbi akuzat e krimeve seksuale, të bëra nga dy gra suedeze.

40-vjeçari australian i cili ka zbuluar qindra dokumentente sekrete amerikane në faqen e tij, WikiLeaks, mohon çdo keqbërje.

Asanzh argumenton se përpjekja për ta ekstraduar është e motivuar politikisht.

Nëse Asanzh humb betejne e tij, ai mund të mendohet se do të ankohet në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila në të kaluarën ka vonuar ekstradimet e profilit të lartë për periudha të gjata kohore.

Yjet që do t’i mungojnë evropianit
Kampionati Evropian do të jetë i mbushur me yje, të cilët do t’i përfaqësojnë vendet e tyre. Mirëpo, në ‘Euro 2012’, për arsye të ndryshme, sidomos për shkak të lëndimeve, do të mungojnë lojtarë të njohur si David Villa, Carles Puyol, Giuseppe Rossi, Jack Wilshere etj, të cilët sigurisht se do të jenë hendikep i madh për përfaqësueset respektive.

Të martën mbrëma janë zbuluar emrat e 276 futbollistëve që do të jenë të aftë për t’i përfaqësuar vendet e tyre në kampionatin evropian ‘Euro 2012’, i cili do të fillojë më 8 qershor. Por, të tjerë do të mungojnë për arsye të ndryshme, mbi të gjitha për shkak të lëndimeve. Ueb faqja goal.com e ka publikuar listën e dhjetë yjeve që do t’i mungojnë kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit evropian këtë vit.

Eric Abidal (Francë)

Mbrojtësi i Barcelonës do ta kalojë verën duke u shëruar, pasi e bëri transplantimin e mëlçisë në muajin prill, kur kishte zbuluar kancerin në mëlçi në vitin 2011. Nga perspektiva e futbollit, mungesa e mbrojtësit të majtë do të jetë një humbje e madhe për selektorin Laurent Blanc, i cili do të jetë i hendikepuar edhe me mbrojtësin e Tottenhamit, Younes Kaboul, për shkak të lëndimit në gju.

Gareth Barry (Angli)

31 vjeçari e shijoi një sezon të suksesshëm me Manchester Cityn, duke e fituar titullin e kampionit në Premierligë në ditën e fundit. Barry pritej të udhëtonte drejt Ukrainës dhe Polonisë me besim të plotë, pasi që ishte lojtar i rëndësishëm i mesfushës së Anglisë. Mirëpo, ish futbollisti i Aston Villës nuk do të mund t’i ndihmojë ‘Tre Luanët’ për shkak të lëndimit muskulor, të cilin e pësoi në miqësoren ndaj Norvegjisë.

Mikkel Beckmann (Norvegji)

28 vjeçari luajti rol të rëndësishëm në titullin e kampionit të fituar nga Nordsjaelland në ligën daneze, por mbeti jashtë turneut, pasi pësoi lëndim në thembër. Mesfushori ofanziv ishte pjesë e skuadrës në Botërorin 2010, por këtë verë do ta përcjellë Botërorin vetëm nga televizori.

Dmytro Chyrgynskiy (Ukrainë)

Mbrojtësi i Shakhtar Donetskut ka pësuar një lëndim në kofshë kohëve të fundit dhe nuk është shëruar me kohë për t’u marrë në konsideratë nga selektori Oleg Blokhin. Përpos tij, në ‘Euro 2012’ priten të mungojnë edhe portieri Andriy Dikan dhe veterani Oleksandr Shovkovskyi, për shkak të lëndimeve në ligamentet e gjurit.

John Guidetti (Suedi)

Futbollisti i Feyenoordit, i huazuar nga Manchester City, kishte mundësi reale për të luajtur në formacionin bazë të Suedisë. Sidoqoftë, ai nuk mundi të shërohet nga infektimi i nervit, i cili ia humbi ndjenjat në këmbën e tij të djathtë. Ndërkohë, qendërmbrojtësi Daniel Majstorovic, që ka dëmtuar ligamentet e gjurit, do të zëvendësohet nga Jonas Olsson.

Erik Pieters (Holandë)

I konsideruar si zëvendësuesi ideal i Giovanni van Bronckhorst, mungesa e 23 vjeçarit do të jetë humbje e madhe për ‘Oranje’. Edhe pse do të zëvendësohet nga shoku i skuadrës në PSV, Jetro Willems, krahu i majtë i Holandës do të jetë më i thatë pa këtë lojtar.

Carles Puyol (Spanjë)

Veterani i Barcelonës e lëshoi një mundësi ideale për ta udhëhequr mbrojtjen e Spanjës në Evropian, pasi iu desh t’i nënshtrohej një operimi në gju vetëm një muaj para se të fillojë kompeticioni. ‘La Roja’ do të jetë e hendikepuar pa liderin e saj, i cili pësoi humbje në derbin katalunas ndaj Espanyolit.

Giuseppe Rossi (Itali)

Italiani mungoi në pjesën më të madhe të sezonit, pasi kishte kryqëzuar ligamentet e gjurit në duel me Real Madridin në tetor të vitit të kaluar. Atij iu përsërit i njëjti lëndim në prill, kështu që futbollistit të Villarrealit i duhet të mungojë edhe 10 muaj të tjerë. ‘Azzurrët’ shpresojnë që mungesa e tij të mos jetë dizastër, siç ishte për ‘Nëndetësen e Verdhë’ që ra nga La Liga.

Bacary Sagna (Francë)

Përpos Abidalit e Kaboulit, ‘Les Bleus’ nuk do të mund të llogarisin në mbrojtësin e djathtë Sagna, i cili e ka thyer këmbën në ndeshje me Norwichin në fillim të muajit maj. Mbrojtësi i djathtë duhet të presë deri në muajin tetor dhe mungesa e tij do t’i zbehë gjasat e Francës për trofe.

David Villa (Spanjë)

Njeriu që u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve në Kombëtaren e Spanjës nuk do ta ketë mundësinë të vazhdojë me shënimin e golave këtë verë. Sulmuesi i Barcelonës luftoi me të gjitha forcat për të qenë i gatshëm për Ukrainë dhe Poloni, pas lëndimit të rëndë të pësuar në dhjetor në Kupën e Botës për klube, por nuk ia doli mbanë. Kjo ishte humbja më e madhe për kombin spanjoll.

Kyle Walker (Angli)

Mbrojtësi i djathtë i Tottenhamit, i cili ishte zgjedhur futbollisti më i mirë i ri i Premierligës, do ta humb rastin jetësor, pasi e kishte thyer gishtin e këmbës në ndeshje me Fulhamin. Me Micah Richards, që nuk ka shfaqur siguri dhe Chris Smalling, që ishte i lënduar, mbrojtësi Walker do të kishte mundësi reale për të luajtur në njëmbëdhjetëshin startues.

Jack Wilshere (Angli)

Një tjetër futbollist i ri anglez e humbi rastin që ta përfaqësojë vendin e tij është Wilshere. Pasi pësoi krisje në nyjën e këmbës në fazën përgatitore në gusht të vitit të kaluar, Wilshere nuk ka luajtur më. Ai tentoi të rikthehej me kohë, por nuk ia doli assesi. Për fat të mirë, Anglia ka lojtarë si Gerrard e Lampard në mesfushë.

E marrim teposhtëzen
Prishtinë, 30 maj 2012 – Sektori që i shpëtoi krizës financiare e ka marrë teposhtëzen në tre muajt e parë të këtij viti. Statistikat për këtë periudhë dëshmojnë se depozitat e kosovarëve kanë rënë për 13.6 milionë euro. Ekonomistët kosovarë thonë se kushtet jo të favorshme të bankave dhe kriza po ndikojnë që qytetarët të mos ia besojnë paratë këtij sektori.

Fillimi i këtij viti i ka gjetur kosovarët me më pak para në banka. Të dhënat e bankave komerciale për tremujorin e parë të këtij viti dëshmojnë se qytetarët kanë filluar të mos ia besojnë paratë sektorit që i shpëtoi krizës financiare.

Gjatë kësaj periudhe depozitat kanë rënë për 13.6 milionë euro që nga dhjetori i vitit të kaluar. Në total ato kapin shumën 2.086 miliardë euro.

Në anën tjetër, në fund të marsit janë rritur kreditë e lëshuara, të cilat krahasuar me dhjetor 2011 shënuan rritje për 19.2 milionë euro apo 1.1 për qind, që në total kapin shumën prej 1.695 miliardë eurosh.

Këto janë të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila nuk e sheh si shqetësim trendin në rënie të depozitave nëpër banka.

“Lëvizjet e potencuara më lart në shumën e kredive dhe depozitave gjatë kësaj periudhe janë normale. Analizuar trendin e depozitave në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shihet se depozitat në muajin mars 2011, krahasuar me muajin dhjetor 2010, kanë shënuar rënie për 19.0 milionë eurosh apo 1.0 për qind”, thotë Besnik Kada, zëdhënës i BQK-së. /express/

Kërkon të vërtetën
Pejë, 30 maj 2012 – Flurije Shabi, nëna e të riut të vrarë javë më parë, Fidan Shabi, kërkon ndihmë financiare për të zbardhur më shpejt motivin e vërtetë të ekzekutimit të të birit. Ajo thotë se hetimet e ngadalta të policisë e kanë detyruar të kërkojë avokat, të cilin shpreson ta paguajë me të hollat që do t’i mbledhë nga xhirollogaria e hapur. Por deri më tash, askush nuk i ka ndihmuar. Madje, as avokatët në Pejë nuk kanë pranuar të merren me rastin e saj.

Nuk i pritet të marrë vësh se çka ka ndodhur, prandaj ka vendosur t’i marrë vetë gjërat në dorë.

Flurije Shabi nga Peja, nëna e të ndjerit Fidan Shabi, i vrarë javë më parë, akt që dyshohet se është kryer nga Besarta Kastrati, është lodhur nga fjalët që po dëgjon.

Versionet e ndryshme se si i biri ka humbur jetën, e kanë lodhur.

Si nënë e viktimës, deri më tash nuk ka marrë asnjë informacion nga policia për hetimet.

Prandaj, ka vendosur që me forcat e saj dhe ndihmën e popullit, ta zbardhë vrasjen e të birit.

Nëna e Fidan Shabit ka vendosur të kërkojë publikisht ndihmë financiare për të angazhuar avokatë.

Flurija, para një jave ka hapur një xhirollogari bankare, nëpërmjet së cilës pret që qytetarët t’i vijnë në ndihmë me të holla.

Me paratë e grumbulluara, mendon ta paguajë avokatin Haxhi Millaku, avokatin e angazhuar për këtë çështje.

Këtë veprim, Flurija thotë se është detyruar ta ndërmarrë vetëm për një arsye.

“Nuk po mund të fle e qetë pa e ditur arsyen pse ma vranë djalin. E deri tash, askush nuk më ka treguar motivin”, thotë ajo për Express.

Romni fiton në Teksas
Teksas, 30 maj 2012 – Mit  Romni ka fituar nominimin e republikanve për zgjedhjet presidenciale në  Teksas. Në një deklaratë, Romni tha se është “i nderuar” nga fitorja.

Raportet e mediave thonë se ish-guvernatori i Masaçusecit fitoi më shumë  se 70 për qind të votave pasi i duhen më pak se gjysma e 155 delegatëve  në këtë vend, për të kaluar pragun e nevojshëm prej 1,144 delegatësh  për nominimin.

Delegatët republikan thonë se janë të vendosur për emrimin e Romnint  zyrtarisht si kandidat në gusht, kur partia mban kuvendin e saj.

Emërimi i Romnit do të shënoj sukses për të, pasi në vitin 2008, nuk ka arritur të sigurojë nominimin republikan.

Kandidati i Partisë Republikane do të sfidojë presidentin aktual të  Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, në zgjedhjet presidenciale të  nëntorit.