Life Style

Çdo lule ka një kuptim dhe ajo dhurohet sipas një rasti të caktuar ja disa nga lulet dhe kuptimi i tyre

Lulet janë pjesë e ngjarjeve më të rëndësishme të jetës sonë. Ato nuk mungojnë në ditëlindje, funerale, diplomime, dasma e të tjera.

Ja disa nga kuptimet e tyre.

Alstroemeria është simboli i pasurisë, prosperitetit dhe pasurisë. Ajo është gjithashtu lulja e miqësisë.

Amaryllis është simboli i bukurisë verbuese, tregon vlerën përtej bukurisë.


Anemone ka dy kuptime. Në anën e errët tregon venitjen e shpresës dhe braktisjen. Ndërsa në anën pozitive, simbolizon pritjen.

Anthurium simbolizon mikpritjen, tregon lumturi dhe bollëk.

Aster simbolizon durimin, hijeshinë dhe elegancën.

Zogu i parajsës simbolizon gëzimin dhe madhështinë.

Calla Lily simbolizon madhështinë dhe bukurinë. Zambakët e bardhë kombinojnë këto dy atribute me pastërtinë dhe pafajësinë e cila lidhet me ngjyrën e bardhën.

Daisy simbolizon pafajësinë dhe pastërtinë.

Delphinium simbolizon zemrën e madhe, argëtimin, butësinë dhe mendjelehtësinë.

Gardenia simbolizon pastërtinë dhe ëmbëlsinë. Ajo tregon dashurinë e fshehtë, i përcjell mesazhin marrësit që është i bukur dhe i këndshëm.

Irisi simbolizon elokuencën. Irisi i purpurt simbolizon diturinë; irisi blu simbolizon besimin dhe shpresën; irisi i verdhë simbolizon pasionin, ndërsa irisi i bardhë pastërtinë.

Zambaku simbolizon pastërtinë dhe bukurinë e rafinuar. Zambaku i bardhë simbolizon modestinë dhe virgjërinë; zambaku portokalli simbolizon pasionin; zambaku i verdhë simbolizon dëfrimin, ndërsa zambaku i luginës simbolizon ëmbëlsinë dhe pastërtinë e zemrës.

Karafili simbolizon krenarinë dhe bukurinë. Karafili i kuq simbolizon dashurinë, krenarinë dhe admirimin; karafili rozë simbolizon dashurinë e një gruaje apo të një nëne; karafili i verdhë simbolizon përbuzjen, refuzimin apo zhgënjimin, ndërsa karafili i bardhë simbolizon pafajësinë dhe dashurinë e pastër.