» Rajoni

Tiranë: Shpëton 50-vjeçari, tentoi të hidhej nga vinçi
Tiranë, 4 shkurt 2012 - Një ngjarje e pazakontë është zhvilluar mbrëmjen e  sotme në zemër të kryeqytetit kur një person tentoi të vetëvritej  publikisht. Një person tentoi vetëhedhjen nga një vinç që i përkiste një  objekti në ndërtim shumë përballë selisë së Partisë Demokratike.  Ngjarja rreth 1 orëshe kur personi kërcënonte se do të vriste veten duke  u vetëhedhur nga 84 metër lartësi u transmetua minutë pas minute nga  TVNews24.

Pas rreth 60 minutave dramë, personi që u identifikua  si shtetasi Qemal Xhura, 50 vjeç nga Tirana, i divorcuar u tërhoq nga  vendimi që kishte marrë dhe u largua nga vinçi.

Policia mori në dorëzim personin, gjendja psikoligjike e të cilit ishtë tepër e rënduar.

Siç  mëson TVNews24, Xhura deklaroi për forcat policore se është një ish-i  përndjekur politik, i divorcuar dhe ka një gjendje ekonomike tepër të  rënduar, dhe se këto ishin shkaqet që e çuan të ndërmerrte këtë veprim  ekstrem.

Varrezat monumentale të Çamërisë, fituesit e konkursit
Tiranë, 4 shkurt 2012 -  Komisioni ad hoc i konkursit “Varreza monumentale të  shqiptarëve të Çamërisë në Qafë-Botë“ shpalli sot fituesit e konkursit  të konceptimit të projekt-idesë në një ceremoni të organizuar sot,  raporton BW.

Varrezat monumentale janë projekti i parë i  rëndësishëm që merr formën e realizimit për shqiptarët e Çamërisë që  prej gjenocidit dhe spastrimit etnik të ushtruar ndaj tyre në fund të  Luftës së Dytë Botërore nga ushtritë greke.

Gjatë kësaj  ceremonie, kryetari i komisionit përzgjedhës, Artan Lame theksoi  rëndësinë e projektit, duke nënvizuar se tashmë shqiptarët e Çamërisë do  të kenë një pikë pelegrinazhi për të respektuar paraardhësit e tyre.

Çmimin  e parë e akordoi kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet,  Shpëtim Idrizi, i cili ishte edhe mbështetësi kryesor i këtij konkursi.  Gjatë fjalës së tij, Idrizi theksoi se tashmë do të vijohet për  realizimin e projektit dhe për këtë do të kërkohet ndihma e të gjithë  shqiptarëve, si edhe e qeverisë.

Varreza monumentale e  shqiptarëve të Çamërisë në Qafë Botë është vepra e parë që do të bëhet  për ngritjen e një pike përkujtimore në 70 vjet pas dëbimit dhe vdekjes  së shqiptarëve nga Çamëria. Gjatë dëbimit të shqiptarëve të Çamërisë,  vdiqën nga uria, etja dhe rraskapitja më shumë se 2700 shqiptarë dhe po  aq u vranë nga forcat greke. Varreza më e madhe ndodhet në fshatin  Kllogjer të Sarandës, aty ku do të ndërtohet varreza monumentale.

Nuk ka integrim në BE me tensione ndëretnike
Shkup, 4 shkurt 2012 – Maqedonia nuk mund të synojë integrimin në strukturat veri-atlantike  përderisa raportet ndëretnike dhe ato ndërfetare janë të brishta dhe nuk  synojnë tolerancë dhe kultivimin e bashkëjetesës mes dy etniteteve më  të mëdha, thonë analistët politikë, duke theksuar se incidentet që kanë  për bazë konfliktin, gjithmonë shfaqen para samiteve të NATO-s.

Ismet Ramadani, nënkryetar i Këshillit Euroatlantik, thotë se tensionimi i raporteve ndëretnike dhe atyre ndërfetare është inskenuar nga strukturat udhëheqëse të vendit, për të alarmuar  faktorin ndërkombëtar para samitit të NATO-s në Çikago, që të pranohet  me referencën IRJM (ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë ), në të  kundërtën kërcënohet stabiliteti i brendshëm që mund të marrë dhe  përmasa më të gjera.

Nivel i ri tensionesh në mediat sociale

“Në një mënyrë është një formë e gabuar për të alarmuar faktorin  ndërkombëtar se maqedonasit, gjegjësisht Maqedonia është e rrezikuar nga  trazirat e brendshme vetëm e vetëm pse ndërkombëtarët nuk janë aq të  kujdesshëm, respektivisht shumë pak angazhohen që Maqedonia të  anëtarësohet në strukturat veri-atlantike pa e ndryshuar emrin, ose pa  arritur kompromis për emrin me Greqinë”, thotë Ramadani.

Me qëndrim të ngjashëm shprehet edhe Izet Zeqiri nga partia shqiptare në  opozitë, Rilindja Demokratike Kombëtare. Zeqiri pohon se konfliktet  ndëretnike shfaqen zakonisht para samiteve të NATO-s.

​​“Historia tregon se në Maqedoni ka pasur tensione ndëretnike dhe  turbulenca që t’i jepet një mesazh faktorit ndërkombëtar se në vend  është e kërcënuar siguria dhe organizatat ndërkombëtare – NATO, duhet të  shqyrtojnë mundësinë e presionit që Maqedonia të afrohet kah kjo  strukturë duke mos marrë për bazë kushtin që të zgjidhë kontestin me  emrin”, pohon  Zeqiri.

Problemet ndëretnike në Maqedoni manipulohen nga ana e subjekteve politike si pasojë e  mungesës së masës kritike në Maqedoni, vlerëson analisti politik Petar  Arsovski.

“Zhvillimi i proceseve në shoqërinë maqedonase gjithnjë e më shumë  është nën ndikimin e interesave të partive politike. Pushteti në çdo  formë dhe me të gjithë njerëzit e tij brenda, veçanërisht bartësi i  proceseve politike në shtet për momentin VMRO-DPMNE, promovon një  diskurs agresiv etno-nacionalist te maqedonasit. Pra, ky është faktori i  parë që ndikon në këtë që po na ndodh për momentin”, vlerëson Arsovski.

Nga ana tjetër, Ismet Ramadani, thekson se nxitja lehtësisht e  konflikteve ndërfetare dhe atyre etnike ka të bëjë me humbjen e  shpresave dhe durimit të qytetarëve si pasojë e politikës së  kryeministrit Nikolla Gruevski, që ka për bazë elemente nacionaliste,  gjë që e mban peng dhe procesin e integrimit.

“VMRO-DPMNE, si pjesë kryesore e Qeverisë, edhe më tej mban qëndrim  të fortë rreth kontestit për emrin. Nga ana tjetër, qytetarët  dalëngadalë po e humbin shpresën, po e humbin besimin, për një ardhmëri  më të mirë në Maqedoni. Në këto rrethana, qytetarët shumë lehtë mund të  manipulohen për të krijuar incidente, të cilat mund të shkaktojnë  trazira me përmasa më të mëdha”, thekson Ramadani.

Për tejkalimin e situatave të fundit që  kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndëretnike, nevojiten projekte të shumta  që të përfshijnë pjesëmarrës nga të gjitha etnitetet, vlerësojnë  analistët politikë, duke theksuar se në shtetet multi-etnike siç është  Maqedonia, patriotizmi i shfaqur me përmasa më të theksuara nga cilado  qoftë palë, anë ose subjekt politik, kërcënon stabilitetin e vendit.  Andaj, sipas analistëve, duhet mbajtur llogari për ndjenjat e palës  tjetër. /rel/

Daçiqi kërcënon Amerikën
Beograd, 4 shkurt 2011 – Amerika duhet të tregojë më shumë mirëkuptim dhe dashamirësi për  pikëpamjet e Serbisë rreth Kosovës, sepse me politikën e saj aktuale  mund ta largojnë Serbinë në anën tjetër, ka thënë zëvendëskryeministri i  Serbisë, Ivica Dacic.

“Amerika e ka një parim që merr parasysh situatën në terren, por nuk  mundet përgjithmonë ta mbajë kokën në rërë duke pas parasysh vetëm  gjendjen aktuale në terren. Situata në terren është e tillë që problemi  nuk është zgjidhur dhe tash momenti kyç nëse administrata amerikane do  që të ketë ndjesi për gjërat e drejta për të cilat flet pala serbe”, ka  thënë Dacic në Washington, raporton Telegrafi.

“Paramendojeni situatën në Serbi në të cilën tashmë ka rënë  mbështetja për BE-në nën 50 për qind, e shteti vendosë se nuk do që të  futet në BE, por që të afrohet me Rusinë”, shton Dacic, duke pyetur se  cili do të ishte interesi amerikan që Rusia në një moment vendosë të  instalojë në Serbi mburoja të raketave.

“E pra, a ka Amerika interes të lartë apo të ulët dhe a është ky  interesi më i lartë i Amerikës? Rreth këtyre gjërave askush nuk po  mendon”.

Komiteti i Helsinkit: Krimi në Shqipëri po bëhet i frikshëm
Tiranë, 3 shkurt 2012 - Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), ashtu si gjithë  opinioni i gjerë shoqëror, nëpërmjet medies së shkruar dhe asaj  elektronike, ka ndjekur me shqetësim rastet e krimeve me rrezikshmëri të  theksuar shoqërore si vrasje, grabitje, vjedhje shtëpish të qytetarëve,  sulmeve ndaj bankave, vënie tritoli në makina dhe banesa të ndodhura  ditët e fundit, me një intensitet më të lartë se zakonisht.

Mjafton  të përmendim se vetëm këto ditë, në disa nga qytetet e Shqipërisë kanë  ndodhur një seri veprash të rënda penale të cilat kanë cenuar të drejtën  e jetës dhe të pasurisë së disa shtetasve. Në Tiranë kanë ndodhur dje  dy ngjarje të rënda me pasojë vdekjen e dy femrave, konkretisht në  lagjen “Komuna e Parisit”, ku u janë plagosën me armë zjarri A.C dhe  M.J, kjo e fundit më pas gjeti vdekjen për shkak të plagëve të marra si  dhe në lagjen Shkozë të Tiranës ku u vra një tjetër grua, 35 vjeçarja  E.B. Gjithashtu gjatë këtyre ditëve kanë ndodhur ngjarje të tilla edhe  në rrethe të tjera të vendit si ekzekutimi me 32 plumba i kryeplakut të  Leshnicës në Pogradec; tentativa për të grabitur me kërcënim të armës  taksistin Sh.Ç në afërsi të Institutit Bujqësor; grabitja në Tiranë në  datën 2 Shkurt 2012 të karburantit në autostradën Tiranë – Durrës nga dy  persona të armatosur; grabitja me armë zjarri në datën 1 shkurt 2012 në  qytetin e Vlorë të një argjendari duke lënë të plagosur pronarin e saj  B.GJ; vjedhja e Hotel “Palmës” në Sarandë; grabitja me armë e një  filiali të Bankës në 31 janar 2012 në zonën e Selvisë në Tiranë; vjedhja  e mbetur në tentativë të mallrave që ndodheshin në një furgon ku mbeti i  vrarë grabitësi, etj.  Të shumta kanë qenë gjithashtu në këto ditë edhe  aksidentet automobilistike me pasojë vdekjen dhe plagosjen e një numri  të konsiderueshëm personash.

Këto të dhëna flasin për një numër  të lartë të veprave penale kundër jetës dhe pronës së shtetasve.  Pavarësisht nga përpjekjet që janë bërë e po bëhen për zbulimin e  krimeve dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve, KSHH konstaton se  masat për parandalimin e veprave penale të mësipërme nuk kanë qenë në  nivelin e duhur.

KSHH sjell në vëmendje të organeve përkatëse se  për parandalimin e krimeve, është i nevojshëm bashkëpunimi më i mirë  midis tyre, ndërsa nga organet e specializuara kërkohet zbulim, hetim  dhe gjykim i shpejtë. Zvarritja në këtë drejtim ndikon negativisht në  besimin e qytetarëve ndaj organeve të policisë dhe atyre të drejtësisë  në përgjithësi si dhe krijon një situatë pasigurie për jetën, shëndetin  dhe pasurinë e shtetasve.

Shtetasit shqiptarë meritojnë të jetojnë të qetë në punë dhe në shtëpi si dhe tu ofrohet siguri në ambientet ku ata ndodhen.

Nivel i ri tensionesh në mediet sociale
Shkup, 3 shkurt 2012 – Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka ndërmarrë të gjitha masat për hetimin e grupeve të ndryshme ekstremiste, të cilët, përmes rrjeteve sociale bëjnë thirrje për protesta të dhunshme për siç thonë “mbrojtjen e interesave nacionale dhe fetare maqedonase”.

Paralajmërimi nga Ministria e Brendshme vjen para thirrjeve të fundit në rrjetin social Facebook për protesta në Manastir, “në mbrojtje të kishave”.

Në këtë qytet, ditë më parë persona të panjohur kishin shkruar grafite ofenduese në muret e një xhamie të shekullit të 16-të.

“Ministria e Punëve të Brendshme ka filluar intensivisht t’i përcjellë këto debate, dhe tanimë njësiti për luftë kundër kriminalitetit kompjuterik ka kërkuar edhe rrjetin social Facebook për fshirjen e grupeve që shfrytëzojnë gjuhën e urrejtjes dhe që bëjnë thirrje për përhapje të urrejtjes dhe mostolerancës ndërfetare”, thotë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski.

Maqedoni:Thirrje për ulje tensionesh

Edhe pse thirrjet e këtilla konsiderohen joserioze nga qarqe të ndryshme politike, ekspertët megjithatë thonë se ato nuk duhet edhe të anashkalohen.

“Duhet t’i kuptojmë seriozisht rrjetet sociale, në veçanti kur bëhet fjalë për rrënimin e vlerave, për fyerjen e ndonjë grupi etnik, apo të ndonjë grupi tjetër fetar. Në këtë rast kemi thirrje flagrante të urrejtjes. Kjo mund të reflektohet te pala tjetër që si kundërpërgjigje, po ashtu të bëjë thirrje për urrejtje”, thotë Tatjana Stojanovska nga Fakultetit Filozofik në Shkup.

Ajo për këtë gjendje të krijuar fajëson në veçanti pjesëtarë të caktuar të partive politike të cilat, sipas saj,  në mënyrë indirekte mbështesin thirrjet e këtilla që tensionojnë edhe më shumë gjendjen në vend.

Edhe Hasan Jashari, sociolog, fajëson politikën për tensionet në vend.

Sipas tij, gjendja mund të qetësohej sikur partitë, dhe në veçanti pushteti, të reagonin me kohë nga fyerjeve që zanafillën e kanë në ndeshjet sportive.

Shqetësime për tensionet ndërfetare

“Mua më shqetëson veprimi i dobët dhe mund të them shumë destruktiv i elitës politike, të cilët nuk ditën që në kohë të parandalojnë këto gjëra. Dhe nëse vazhdon kështu, ka gjasa që gjërat të rrëshqasin prej dore dhe të arrijmë në një situatë anomie, siç e quan Emile Durkheim; dekompozim dhe mosorganizim i shoqërisë dhe fillojnë të këputen hallkat e mekanizmave”, thotë Hasani duke shtuar se shqiptarët në asnjë mënyrë nuk duhet të provokohen nga ngjarjet e këtilla por përkundrazi të dëshmojnë tolerancën e tyre ndërfetare.

Kjo sipas tij mund të ndërgjegjësojë edhe palën tjetër.

“Toleranca fetare duhet të jetë pjesë përbërëse e filozofisë tonë jetësore. Shqiptarët në Shqipëri janë të njohur për tolerancën fetare dhe ajo duhet të jetë edhe një mësim që ne këtë ta praktikojmë si mënyrë të bashkëjetesës”, thotë Jashari.

Tensionet e fundit ndëretnike dhe ndërfetare në Maqedoni filluan në ndeshjet sportive ku shqiptarët u fyen në baza etnike për të vazhduar më pas me karnavalin e Vevçanit më 13 janar ku po ashtu pati fyerje ndaj fesë islame dhe Kuranit.

Situata e përshkallëzua më pas me vendosjen e zjarrit në një kishë të Llabuinishtës të Strugës dhe Reçicë të Tetovës.

Të gjitha këto incidente janë dënuar nga partitë politike, ndërsa komiteti për marrëdhënie ndëretnike miratoi disa konkluzione me të cilat kërkohet nga gjitha faktorët relevantë që të angazhohen për kthimin e mirëbesimit mes etniteteve.

Incidentet janë dënuar fuqishëm edhe nga komuniteti ndërkombëtar. /rel/

Takim serbo-kroato-boshnjak mbi krimin e organizuar
Jahorinë, 3 shkurt 2012 – Presidentët e Bosnjes, Kroacisë dhe Serbisë janë takuar në Jahorinë të Bosnjes, për të diskutuar format e luftimit të krimit të organizuar që ka pllakosur rajonin.

Zhelko Komshiq, kryesuesi aktual i presidencës trepalëshe të Bosnjes tha se bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizaur është “interes i veçantë i të tri shteteve”.

Që të tre liderët pritet të diskutojnë edhe fitimin e fondeve të BE-së për t’i përdorur në kuadër të bashkëpunimit rajonal.

Ata po ashtu pritet të diskutojnë ndryrshimin e procedurave kufitare me Kroacinë, pasi që ajo t‘i bashkohet bllokut evropian më 2013.  Serbia dhe Bosnja po ashtu aspirojnë anëtarësimin, por ende nuk kanë marrë as statusin e kandidateve.

Tiranë, dy vrasje brenda pak orësh
Tiranë, 3 shkurt 2012 – Një farmaciste u ekzekutua vetëm pak metra nga shtëpia e saj rreth orës 18 e 30 minuta të së enjtes në lagjen Shkozë në Tiranë.

35 vjecarja Elena Basho ka qenë duke shkuar në shtepine e saj, kur është qëlluar me armë tre herë në trup dhe në kokë nga dy persona të armatosur, të cilët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, njëri prej tyre e ka qëlluar me armë, ndërsa tjetri ka siguruar zonën, që vrasësin të mos e shikonte askush gjatë momentit të krimit.

Pasi kanë dëgjuar të shtënat e armës, fqinjët e saj kanë dalë jashtë shtëpive të tyre për ta ndihmuar dhe e kanë dërguar urgjentisht në urgjencen e QSUT-së, por plagët e 35 vjecares Basho kanë qenë të rënda, duke e bërë të pamundur kthimin në jetë të saj nga mjekët.

Policia është duke hetuar në dy pista atë të vrasjes brenda familjes, si dhe atë të grabitjes.

Viktima është e martuar dhe me një fëmijë, ndërsa as ajo dhe as familja e saj nuk ka patur asnjë konflikt në kohët e fundit.

Policia tha se ka shoqëruar në rajon dëshmitarë që ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes, nga dëshmitë e të cilëve priten të merren të dhëna të hollësishme për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Vrasje te Komuna e Parisit

Dy persona u qëlluan me armë zjarri rreth orës 21 e 35 minuta në Komunën e Parisit në Tiranë.

Sipas të dhënave policore nga një automjet tip “Nisan” fuoristrade, ngjyrë gri, është hapur zjarr në drejtim të shtetasit Aleksandër Gocaj, 27 vjec, i cili mbeti i plagosur.

Por nga zjarri i pakontrolluar i armës së dy personave që qëlluan me breshëri, plumbat kapën edhe 25 vjecaren Megi Jukici, e cila ishte kalimtare në rrugë. Si pasojë e plumbave të marra, 25 vjecarja, humbi  jetën pak orë më pas në spitalin ushtarak .

Sipas të dhënave paraprake, policia është vënë në ndjekje të autorëve të krimit, pasi ka arritur të identifikojë targën e tyre.

Policia nuk jep detaje të hollësishme në lidhje me këtë ngjarje, pasi është ende duke kryer ekspertizën në vendngjarje. Por sipas të dhënave paraprake mendohet se ka identifikuar autorët e këtij krimi të rëndë.

Ndërsa pak caste më parë u njoftua një vrasje e tretë tek Rruga e Elbasanit. Por ngjarja e fundit ende nuk është konfirmuar nga organet policore. /tch/

Gati dy metra borë në shumë fshatra të Shqipërisë
Tiranë, 3 shkurt 2012 -  Policia e Shtetit bëri të ditura të dhënat më të fundit të situatës në akset kombëtare dhe rurale në vend.

Përkeqësimi i motit, që u shoqërua me reshje të dendura dëbore, bëri që të bllokohen dhjetëra rrugë e fshatra kryesisht në zonat veriore dhe verilindore.

Në shumë zona, trashësia e dëborë është mbi një metër, ndërsa në fshatin Shishtavec të Kukësit, trashësia e dëborës ka arritur gati në 2.5 metër.

Gazeta ‘Start’ botoi sot akset ku qarkullohet me vështirësi

Në qarkun Kukës:

1.    aksi rrugor Morinë – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë vetëm për mjete të vogla,

2.    aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë,

3.    aksi B.Curri – Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë,

4.    aksi B.Curri – Fierz i kalueshëm me zinxhirë,

5.    aksi B.Curri – Valbonë i pa kalueshëm

6.    aksi Krumë – B. Curri dhe Krum – Qaf Prushi i kalueshëm me zinxhirë me vështrësi,

7.    aksi  Kukës – Topojan  i kalueshëm me zinxhirë,

8.    aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë – Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë i PA kalueshëm,

9.    aksi Shëmri – Qafë Shllak i pa kalueshëm,

10.    aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm,

Në të gjitha akset nacionale në këtë Qark po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës. Temperaturat  vazhdojnë të jenë të ulëta dhe në disa segmente ka dhe shtresa akulli, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Dibër:

1.    aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos – Burrel – Ulëz i kalueshëm me zinxhirë,

2.    aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren i kalueshëm me zinxhirë,

3.    aksi Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë,

4.    aksi rrugor Peshkopi – Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit i pakalueshëm,

5.    aksi Peshkopi – Muhurr – Aras  i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

6.    aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i pakalueshëm,

7.    aksi Ostren – Stëblevë – Librazhd  i pakalueshëm,

8.    aksi Arras – Lurë i pakalueshëm.

Temperaturat  vazhdojnë të jenë të ulëta dhe në disa segmente ka dhe shtresa akulli. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Shkodër:

1.    aksi rrugor Shkodër – Mabe i kalueshëm me zinxhirë,

2.    aksi  rrugor Shkodër – Koman i kalueshëm me zinxhirë,

3.    aksi Qaf Çelë – Pukë – Fushë Arrës – Qafë Mali- Qafë Shllak i pa kalueshëm,

4.    aksi Koplik – Hani i Hotit i kalueshëm me zinxhirë,

5.    akset Koplik – Razëm,  Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,

6.    aksi Qafë Mali – Dardhë- Fierz i pakalueshëm,

7.    aksi Fushë Arrës – Iballë i  pakalueshëm.

Temperaturat  vazhdojnë të jenë të ulëta dhe në disa segmente ka dhe shtresa akulli. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Lezhë:

1.    aksi Rubik – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë vetëm për mjetet e vogla,

2.    aksi rrugor Mirdit – Shpal – Fushë Arrës  i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

3.    në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore janë të pakalueshme.

Në të gjitha akset rrugore nacionale lëvizja e automjeteve është e kalueshme.  Po bashkëpunohet me entin pronar të rrugëve për hedhjen e kripës dhe skorieve në rrugë për shkak të ngricave gjatë natës.

Në qarkun Tiranë:

1.    në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm pa zinxhirë

2.    në drejtim të Dajtit i kalueshëm me zinxhirë

Në qarkun Elbasan:

1.    aksi Librazhd – Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë, po punohet për pastrimin e tij si dhe po hidhet kripë në bashkëpunim me entin pronar të rrugës.

2.    aksi Elbasan – Qafë Krrabë i kalueshëm pa zinxhirë,

3.    aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.

Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Korçë:

1.    aksi rrugor  Kapshticë -Korçë – Qafa Plloç  – Qafë Thanë kalohet me zinxhirë,

2.    aksi rrugor Korçë – Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë janë të pakalueshme

3.    aksi Korçë – Ersekë – Leskovik kalohet me zinxhirë vetëm për mjetet e vogla.

Temperaturat  vazhdojnë të jenë të ulëta në disa segmente ka dhe shtresa akulli. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Berat:

1.    aksi Bogovë – Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.

Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Gjirokastër:

1.    aksi Kakavijë – Gjirokastër – Tepelenë kalohet me zinxhirë,

2.    aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm me zinxhirë,

3.    aksi Përmet – Çarshovë është i pakalueshëm,

4.    aksi Jorgucat – Qafa e Muzinës e kalueshme me zinxhirë me vështirësi.

Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Vlorë:

1.    në segmentin rrugor Vlorë – Llogara lëvizja e automjeteve kryhet pa zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.

Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.

Anketa e ‘Dnevnik’ favorizon BDI dhe VMRO-DPMNE
Shkup, 3 shkurt 2012 – Sipas një ankete të realizuar nga e përditshmja ‘Dnevnik’ në Shkup, në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm sërish do të fitojnë partitë në pushtet.

“Partitë e koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI edhe më tej dominojnë në skenën politike në Maqedoni, dhe rejtingu i tyre mbetet i pandryshuar 9 muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Por megjithatë, anketa sjellë dallime të mëdha sa i përket shqiptarëve dhe maqedonasve për çështje dominuese politike për vendin, sidomos në planin e evrointegrimeve”, thekson anketa.

Në pyetjen e anketës se në rast se nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, VMRO-DPMNE do të fitonte 23,5 për qind të votuesve, LSDM 18,2 për qind, BDI 7,2 për qind, PDSH 3,1 për qind, RDK 2,9 për qind, VMRO-Popullore 1,2 për qind dhe partitë e tjera, raporton INA.

Në Anketë si persona të papërcaktuar janë deklaruar 40 për qind e të anketuarve. Anketa nxjerrë vlerësimet e qytetarëve ndaj liderëve, ku lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski nuk pëlqehet nga maqedonasit, ndërsa shqiptarët kanë mendim negativ për kryeministrin Nikolla Gruevski.