» Opinione

IHT: Të mbështesësh zgjimin arab
“International Herald Tribune”

Shkruan: Shefja për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin ESHTON

Reagimet në Evropë për Zgjimin Arab kanë ndërruar drejtim në mes të optimizmit dhe pesimizmit.

Ashtu sikurse euforia fillestare që lë hapësirë për dyshime të pashmangshme, ne kemi nevojë të vazhdojmë të riafirmojmë përkushtimin tonë për demokracitë në zhvillim.

Pika nga duhet të nisemi duhet të jetë se demokracia- kudo- mund të jetë e vështirë: emocionuese, frymëzuese dhe çlirimtare, por edhe e çrregullt, e trazuar dhe e paparashikueshme.

Por, historia na tregon se sapo demokracia t’i fusë rrënjët thellë, në sundim të ligjit, të drejta të njeriut, barazi gjinore, administratë të pavarur, liri të shprehjes dhe investime private, si dhe zgjedhje të ndershme, shteti bën përparime dhe jeton në paqe me vendet fqinje.

Kjo është arsyeja pse jam optimiste. Ajo që ka ndodhur në 12 muajt e kaluar ka qenë mbresëlënëse. Ishim dëshmitarë të zgjedhjeve të lira dhe korrekte në Tunizi, Egjipt dhe Marok.

Disa janë shqetësuar ndaj suksesit të islamistëve në zgjedhje. Të tjerët kanë kërkuar më shumë kohë për të vëzhguar se si do shtjellohet kjo situatë politike.

Në Tunizi, Enahda ka hyrë në koalicion qeveritar me forcat sekulare politike. Në Marok, një kapitull i rëndësishëm i “bashkëjetesës” është hapur në mes të mbretit dhe kryeministrit nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim. Në Egjipt, parlamenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në 60 vjetët e fundit ka mbajtur seancën e tij historike.

Natyrisht, ndërtimi i demokracisë së vërtetë dhe të thellë, kërkon përpjekje të qëndrueshme dhe përkushtim. Shoqëria civile e Egjiptit duhet të lejohet që të luajë rolin e saj thelbësor si shtyllë e demokracisë dhe është e rëndësishme që gjendja e jashtëzakonshme të hiqet plotësisht dhe të bëhet transferimi tek autoritetet civile sa më shpejt që të jetë e mundur.

Unë po ashtu shpresoj që Libia do të ndërtojë një demokraci nga e cila do të përfitojnë të gjithë libianët. Për këtë ne jemi të angazhuar plotësisht.

Së bashku me Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian po organizon një seminar me partnerët tanë libianë për të përshpejtuar mbështetjen tonë.

Shqetësimi ynë, nuk është i kufizuar në Afrikën e Veriut. Të drejtat e njeriut aplikohen, qoftë nëse je nga Siria, Jemeni, apo Jordania, Bahreini e monarkitë tjera arabe.

Por, me të drejtat vijnë edhe përgjegjësitë. Kjo, është arsyeja se pse kërkojmë nga autoritetet libiane që të mos lënë asnjë gur pa kthyer në hetimin ndaj pretendimeve të fundit për tortura.

Kam dëgjuar për skepticizmin nëse “ne” mund t’iu besojmë këtyre grupeve të reja politike, që e motivojnë veten nga burime të ndryshme të islamizmit.

Disa shqetësohen dhe argumentojnë se nuk është në interes të Evropës që të mbështesë dhe ndihmojë Zgjimin Arab. Unë nuk pajtohem me këtë. Ne kemi obligim moral, si dhe nevojë praktike që të ndihmojmë fqinjët në sigurimin e demokracisë dhe prosperitetit.  Ne nuk jemi “spektatorë”.

Prandaj më lejoni që të adresojë çështjen e besimit në mënyrë direkte. Kjo ka të bëjë me të dy palët.

Një pyetje që islamikët shpesh e ngrenë është se a na besojnë “ata”neve? Mendoj se ekziston një nevojë e shpejtë për tejkalimin e këtij dyshimi të ndërsjellë dhe për njohjen e njëri-tjetrit. Futja e të gjithë islamikëve në të njëjtën kategori është e padobishme dhe e gabueshme.

Ne kuptojmë nevojën për informim të dorës së parë. Secila parti politike dhe lëvizje duhet të kuptohet dhe vlerësohet në bazë të meritës së tyre, ashtu sikurse edhe që duhet të gjykohen në bazë të veprimeve e aksioneve të tyre konkrete.

Këto janë parti dhe lëvizje, që po mësojnë dhe po ndryshojnë para syve tanë dhe ne e kemi parasysh këtë. Ato janë te etura për të mësuar përgjegjësitë që vijnë me pushtetin. Sa më shumë që t’i kuptojmë ata, dhe t’i ndihmojmë që të na kuptojnë edhe neve, aq më mirë do të jetë për të gjithë.

Kjo është arsyeja pse na duhet një besim i ndërsjellë si bazë e angazhimit tonë me udhëheqësinë e re politike. Kjo mund të bëhet, vetëm përmes dialogut direkt politik. Ne do të përulemi para kësaj detyre të madhe.

Udhëtimi nuk do të jetë i lehtë, por Bashkimi Evropian është i përkushtuar që të mos ndryshojë qëndrim: të heqë pengesat që dalin në rrugë dhe heshturazi të ndihmojë protestuesit që rrëzuan tiranët për të jetësuar ëndrrat e tyre.(a.i)

Nxitje për t’u përballur me të vërtetën e historisë!
Shkruan: Daisy SINDELAR

Natasha Kandiq ka qenë cak i shpeshtë i kërcënimeve me vdekje dhe i presionit. Por, avokatja mbi 60-vjeçare ende udhëton me autobus publik për në punë. Ajo thotë se një gjë e tillë i jep shansin e vlefshëm për të biseduar me njerëz të zakonshëm – tifozë dhe kritikë.

Për zonjën Kandiq, e cila ka kaluar dy dekadat e fundit në mbrojtjen e viktimave të luftës dhe në sfidimin e elitës serbe për t’u ballafaquar me krimet e së kaluarës, etja për dialog tejkalon çdo ndjenjë të frikës.

Jam aktiviste e të drejtave të njeriut dhe kjo është zgjedhja ime në jetë. Jam frikësuar vetëm njëherë, pas pavarësisë së Kosovës, sepse mediat dhe njerëzit e zakonshëm janë ftuar nga institucionet shtetërore të jenë kundër meje, pasi unë jam treguar në mbështetje të pavarësisë së Kosovës. Por jo, nuk trembem. Jam shumë e shqetësuar vetëm për situatën në Serbi”, thotë Kandiq.

Ajo është themeluese e Qendrës për të Drejtën Humanitare në Beograd, njëra nga organizatat kryesore të të drejtave të njeriut që bën përpjekje për paqe dhe pajtim në Ballkan.

E themeluar në vitin 1992, qendra është angazhuar të dokumentojë dhe të ndjekë penalisht rastet e dhunimit, torturën dhe vrasjet e kryera gjatë luftërave brutale etnike, që tronditën ish-Jugosllavinë në periudhën 1991-1999.

Kandiq është marrë me sigurimin e provave të rolit të Serbisë në masakrën e vitit 1995, të mbi 8,000 burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë.

Publikimi i videos që dokumenton “Shkorpionët” – paralmilitarët serbë – teksa ekzekutojnë gjashtë myslimanë boshnjakë, i çoi autorët e Srebrenicës, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq, para Tribunalit Ndërkombëtar për Krime Lufte.

Kandiq ka raportuar edhe për mizoritë e kryera nga forcat serbe kundër civilëve shqiptarë në Kosovë, në periudhën 1998-1999. Ekzekutime, burgosje arbitrare dhe plaçkitje kanë ndodhur në atë që është karakterizuar si fushatë e spastrimit etnik në Kosovë.

Shaun Xhons, hulumtuese për Ballkanin pranë Organizatës Amnesty International, thotë se Kandiq ka ndihmuar në bindjen e viktimave kosovare për të dëshmuar kundër sulmuesve të tyre serbë.

“Ajo e ka bërë atë në rrethana shumë, shumë të vështira dhe me shumë kundërshtime”, thotë Xhons.

Kundërshtime ka nxitur edhe beteja e fundit e Kandiqit.

Duke cituar dëshmitë e Hagës, avokatja ka deklaruar se shefi i ri i shtabit të ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq, nuk është i përshtatshëm për postin, për shkak të krimeve të dyshuara të luftës – përfshirë masakrën e të paktën 130 shqiptarëve të Kosovës në fshatin Izbicë – të kryera nga pozicioni i oficerit komandues.

Kandiq pranon se Dikoviq dhe njësiti i tij mund të mos kenë luajtur rol direkt në vrasje. Por, dështimi për t’i parandaluar ato është faj, thotë ajo.

Nëse Serbia do të ndërtojë një të ardhme premtuese, duhet t’i hedhë një vështrim të ndershëm të kaluarës së saj, shton Kandiq.

“Nëse duam ndryshime, nëse duam të ardhme demokratike, nëse duam ta shohim Serbinë anëtare të Bashkimit Evropian, ne kemi nevojë për njerëz të rinj, që do ta merrnin përgjegjësinë për abuzimet e së kaluarës dhe do ta vendosnin të ardhmen në respektin e viktimave”, thotë Kandiq.

Fama e Kandiqit në Serbi ka kontrast të madh me një sërë çmimesh dhe titujsh ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut.

Por, megjithatë, ajo ka admiruesit e saj edhe në Beograd. Sandra Orlloviq, zëvendësdrejtore ekzekutive e Qendrës për të Drejtën Humanitare, ishte e re në fushën e ligjit, kur iu bashkua ekipit të Kandiqit në vitin 2004.

Gjëja e parë që ka mësuar nga shefja e saj është: “Ne duhet të mbështetemi në fakte, në të vërtetën rreth asaj që ka ndodhur në ish-Jugosllavi”.

“Ajo ka vazhduar të jetë e pranishme në Kosovë dhe të dokumentonte të gjitha gjërat e tmerrshme që kanë ndodhur atje. Përshtypja kryesore nga Natasha është se ajo nuk frikësohet dhe se do të rrezikojë gjithçka për të vërtetën e viktimave dhe të të drejtave të tyre”, thotë Orlloviq. (v.t.)

Miqtë kosovarë, vëllezërit kinezë dhe Edi Rama
Shkruan: Rexhep SHAHU

(“Ndërtimi i një partneriteti shumë planesh me shtetin e ri të Kosovës” – vetëm kjo gjysmëfjalie gjendet në programin politik të Partisë Socialiste për Kosovën).

Përsëri këto ditë Edi Rama me “Kurban” në shpinë mori udhët përtej Shqipërisë administrative, me shitë do libra, kësaj radhe në Preshevë dhe sërish tek emigrantët shqiptarë në Greqi. Ka fillua dhe po miklohet ndër veti dhe po i duket se “Kurbani” i tij ngjan me “Kuranin” e Muhametit.

Po i sillet rrotull e rrotull Shqipërisë, nga jashtë, për me gjet ndonjëherë të çelur me hy në zemër të Shqipërisë.

Në Preshevë, këtë fund janari të 2012, si në nëntor të2011 në Prishtinë, kërkon të shalojë ndonjë kalë patriotizmi e nacionalizmi me ia mësy Shqipërisë.

Ka kuptuar, pa ia thënë zëdhënësit e këshilltarët as xhaxhai e xhaxhallarët, se kjo përmasë i mungon (përmasa e nacionalistit dhe patriotit) dhe një urdhër i brendshëm e nisi për atje. Gjë shumë e mirë dhe kurrë nuk është vonë.

I shkokëluar brinjësh nga shtypja që i jep përmasa e Berishës në Kosovë e Preshevë, ai nuk ka fuqi as të lypë ndihmë as të trokasë në derën e duhur dhe shkon shumë  inferior e pritet si inferior nga inferiorët,krejt me të padrejtë.

Dera e kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë për në Kosovë e në zemër të saj nuk çelet as nga Baton Haxhiu e as nga Shkëlzen Maliqi, dy figura të nderuara publike të Kosovës, por duhet të çelet ndryshe dhe çelet ndryshe.

Sepse Edi Rama nuk është sot një piktor udhe që kërkon një sallë për një ekspozitë apo një ekspozitë ku të mund të varë një pikturë piktori varfanjak, i talentuar e i pa kuptuar nga bashkëkohësit.

Edi Rama nuk është një fenomen në publicistikë që ka bërë një kryevepër (mos kujton me të vërtetë ndonjë budalla nga militantët e tij se ka bërë Rama një Kuran të ri…), pasi ai e di mirë se ka derdhë mllef dhe urrejtje pa hesap (duke u rrekur pa sukses e pa fat të urrejë urrejtjen) në atë libër që jam duke e lexuar, e din mirë se është rrekur me stërmundim të bëjë pikturën e tij të Shqipërisë siç ai e sheh me sytë e mendjes e të zemrës së tij plot zemërim, urrejtje të verbër, dëshpërim e zhgënjim.

Edi Rama nuk është një politikan që e “morën në qafë”të pabesët, që e “hëngri” kot, që “ia lanë në dorë…”. Jo. Ai është shkop bagërdani në politikën e majtë shqiptare për rreth një dekadë e gjysmë. Është sulmues, gjuajtës penalltish dhe mbrojtës e portier vetë.

Pra, ai, nuk është thjeshtë nga këto që thashë sipër,ai është lideri i opozitës në Shqipëri dhe si i tillë duhet të shkojë në viset e tjera shqiptare, pasi nuk është turp të jesh lider i opozitës shqiptare,sepse unë besoj plotësisht se Partia Socialiste është parti shqiptare dhe është shumë mirë të njihet ndër shqiptarë, është mirë të takohet me shqiptarë jashtë kufijve administrativë të vendit tone, duke e vrarë frikën që ka kjo forcë politike nga e3 kaluara e pararendësve të saj, duke larë vetën dhe duke mos ia futë shpatullat mëkatit të atyre që e themeluan dhe e bënë paraardhësen e kësaj partie antikombëtare, anti Kosovë, internacionaliste në dëm të çështjes kombëtare shqiptare deri aty sa në “Zërin e Popullit” shkruhej “miqtë kosovarë e vëllezërit kinezë”.

Por problemi i vërtetë që Edi Rama si kryetar i PS,mbase nuk e di, ose e di por nuk dëgjon nga ai vesh, është se Partia Socialiste e Shqipërisë nuk e konsideron Kosovën, nuk e përfill as sa borën e rënë në vitin 1953. Pasi në programin politik të kësaj partie të fundvitit 2011, për Kosovën ka shkruar vetëm këtë gjysmë fjalie: “Ndërtimi i një partneriteti shumë planesh me shtetin e ri të Kosovës”. 54 germa a karaktere. Kaq. Asnjë germë më shumë.

Këtë program politik të botuar si libër Edi Rama ia dhuroi Hashim Thaçit në Prishtinë. Hashimi, që ndoshta nuk ka kohë t’i shkojë deri në fund leximit të një libri të tillë, nuk reagoi. U pajtua me “dashurinë”e Partisë Socialiste të Shqipërisë për Kosovën. Sepse Hashimi beson ende mbase se bytha e pulës bën vezë pate.

Nuk reaguan as reaguesit profesionistë në Kosovë as Vetëvendosja as Albini as tifozët kuq e zi të futbollit politik në Shqipëri. Jo për gjë, por thonë se janë patriotë dhe janë për bashkim kombëtar. Duket ua kanë qorrua sytë xhixhat patriotike se ndryshe do të alarmoheshin nga kjo mosdashje për Kosovën nga Partia Socialiste e Shqipërisë, partia që ka gjysmën e shqiptarëve me vete, që do të vijë në pushtet një ditë në Shqipëri.

Patriotët nuk e çmojnë si duket si mungesë të përmasave patriotike mungesën e Kosovës në programin politik të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Patriotët janë të zënë me çështje patriotike shqiptare më të rëndësishme se Kosova.

Por duket se edhe Rama dhe mbështetësit e tij, nuk janë të trazuar për këtë mungesë të Kosovës në programin e tyre politik sepse ende nuk e besojnë se Rama do të vijë një ditë në pushtetin politik si drejtues, si kryeministër, nëse do të kryesojë socialistët. Rama duket vetë nuk beson se do të bëhet kryeministër. Shpesh, që nga 2009, ka artikuluar fjalën“kurrë”. O sot o kurrë!, thërriste Rama. Kjo “sot” nuk u bë dot dhe mbeti “kurrë”.Pra Rama nuk beson vetë së pari se mund të bëhet kryeministër. Sepse ende deri sot asnjëherë nuk është sjellë si i tillë, asnjë ditë, për asnjë lloj gjëje. Ai nuk beson se mund të veshë kostumin e kryeministrit, pasi i duket gjë shumë serioze dhe e paarritshme. Dhe shpesh po dëgjojmë dhe shohim mbështetësit e tij që pyetën e pyesin edhe vetën në emisione televizive “a bën Rama për kryeministër…”.Thjeshtë shtruarja e kësaj pyetje nga njerëzit e Ramës, tregon se as Rama e as të tijtë nuk janë ende gati që ai të marrë përgjegjësi e të bëhet kryeministër.

Ndërsa unë besoj se nëse do ta votojnë shqiptarët ai s’ka pse të mos bëhet kryeministër, por jo me “O sot o kurrë…” sepse kështu i bie të bëhet kryeministër kurrë.

Miqtë e mi socialistë e pro socialistë, që i kam miq jo për hatër të politikës pasi politika nuk është grazhdi im, nuk ndjehen mirë për këtë dashuri të munguar të Partisë Socialiste për Kosovën, për këtë mungesë totale vëmendje ndaj saj, për këtë shpërfillje e tallje ndaj Kosovës dhe në vend që të reagojnë që të ndryshohet kjo gjë, që Kosova të jetë në agjendën e kësaj partie, të jetë realisht ashtu siç është në jetën reale të përditshme shqiptare, pasi edhe Kosova edhe PS janë shqiptare, rrinë e më kujtojnë mua nëpër komente e bllogje Sali Berishën, Partinë Demokratike, të vrarët e 21 janarit etj. etj.

Unë nuk do t’ua kujtoj përditë miqve të mi socialistë,se i bie që t’i shpall budallenj se Partia Demokratike e Shqipërisë nuk ka lëvizur as njëherë nga qëndrimi i saj i qartë kombëtar dhe se Kosovën e çështjen kombëtare shqiptare e ka patur që në çastin e themelimit, yll të saj polar. Është e shkruar në të gjitha dokumentet politike të kësaj partie, siç është e shkruar gjysmë fjalia fyese për Kosovën në programin politik të PS. Miq, thirrini kujtesës dhe shihni punët që janë bërë, pa tifozllëk.

Udha e Kombit nuk do të bëhej dhe nuk u bë pa një vullnet të fortë politik, nuk do të bëhej po të mos ishte Kosova çështje kombëtare shqiptare, po të mos ishte kjo çështje yll polar për Partinë Demokratike të Shqipërisë, qeverinë dhe kryeministrin e saj.

Nga sjelljet, nga deklaratat që bën nga faqja e tije internetit Edi Rama po sillet si një gazetar apo publicist që pretendon të jetë i pavarur, por që nuk është dot i pavarur, si një piktor që donë të jetë i famshëm, por nuk është dot as mesatar. Nuk ofron besim, shpresë. Ofron sharje,fyerje. Synon të tërheqë vëmendjen e Berishës, merakoset se a e lexoi apo dëgjoi Berisha të shkruarën apo të thënën e tij. Angazhohet për mustaqet e Çelos, avokaton gjëra e çështje koti, bën prokurorin e akuzatorin për gjëra banale. Nuk arriti asnjëherë të na thotë kush dhe cilat janë prioritetet e tij,problemet serioze të këtij vendi, por merr rolin e ndonjë kryetari të ndonjë OJF-je të dyshimtë dhe hyn në aleanca me OJF fantazma. Rama nuk beson se shteti nuk qeveriset nga OJF dhe as si OJF.

Gjeja më e madhe që ka ndodhë në Shqipëri për ta përmbyllë pavarësinë e cunguar të kombit shqiptar është Udha e Kombit që u ndërtua. Ajo nuk u pranua nga Rama e të tijtë. Përkundrazi u sha, përbalt dhe mallkua pafund me një histeri urrejtje.

Rama shkon dhe shan këtë udhë mu në Prishtinë. Kësaj i thonë t’ua shash atyre ëndrrën. Gjithmonë duke synuar të shajë Sali Berishën,kur e din mirë ai dhe cilido tjetër se Berisha nuk mund të shahet në Prishtinë. Është as më shumë e as më pak se sa papjekuri e Ramës, këshilluesve dhe Xhaxhallarëve që e udhëzojnë. Minus i madh për vetë Ramën. Shqiptarëve ju dhëmb deklarata e Ramës, por atij i djeg e përvëlon, ani se bën sikur nuk e ndjen,sepse këto deklarata janë fatura e humbjeve të tij politike.

Duket se po sillem si kali në lëmë të shirë tek sa merrem me raportet e Ramës me Kosovën. Duke e ditur se ai është kryetar  i Partisë Socialiste të Shqipërisë, unë nuk ndjehem mirë që ai shkon gati – gati fshehtas e ilegalisht në Kosovë nëpër rrugë shoqërie e OJF-sh. Ai nuk duhet të gjejë sebep një libër të tijin për të shkuar në Kosovë. Ai duhet të shkojë atje si kryetar i PS. Me dinjitet. Të qartësojë njëherë e mirë se ai nuk ka përgjegjësi për trashëgiminë anti Kosovë të Partisë Komuniste apo Partisë së Punës të Shqipërisë. Të kërkojë ndjesë publike që Kosovës i ka kushtuar gjysmë fjalie në programin politik të PS. Dhe të gjitha këto për arsyen e thjeshtë e të vetme, që Partia Socialiste të ndërrojë kurs ndaj Kosovës, të pranohet në Kosovë, të mos u kujtojë shqiptarëve atje mëkatet e kësaj partie ndaj Kosovës në këto dy dekada,mëkatet dhe krimet e origjinës së kësaj partie ndaj Kosovës në gjysmë shekullin e kaluar. Sepse ndryshe nuk ka afrim, nuk ka pranim, nuk ka bashkim. E nëse Rama dhe partia e tij janë të bindur se janë në rrugë të drejtë në raportet e tyre me Kosovën, s’më mbetet tjetër veçse t’ju uroj fat në humnerën pa urë që kanë përpara.

Dhimbja më e madhe e këtij vendi në këto dy dekada është zbrazja e atdheut. Shumë shqiptarë, tani që po bëhet një brez njerëzor larg atdheut, janë në dilemën e llahtarshme, çfarë të bëjnë: të rrinë apo të ikin nga vendet ku janë. Ku të shkojnë. Çfarë të bëjnë në atdhe. Fëmijët u janë rritë larg atdheut. A mund të integrohen në atdhe dhe çfarë u ofron atdheu atyre dhe fëmijëve të tyre.

Krijimi i mundësive për investime prodhuese, jo më për shërbime, jo më për kafe e restorante e lojëra, krijimi i mundësive për ta bërë efektive tokën, kjo është dilema sot, sfida e sotme dhe e nesërme e këtij vendi.

Ndër më të mirat gjëra që ka bërë ky shtet në 20vitet e fundit është nxitja dhe stimulimi i fermerëve shqiptarë për të mbjellë tokat e tyre me produkte për të cilat ka uri gjithmonë tregu dhe që kanë konkurrueshmëri në treg lokal e rajonal. Subvencione për mbjellje frutash,perimesh etj. Por me rëndësi të madhe kombëtare janë dy programet e mëdha, ai i mbjelljes së ulljve dhe arrorëve. Të dyja këto programe i ka tallë Edi Rama. Ndërsa unë mendoj se nuk ka gjë më atdhetare se sa të mbjellësh 50 apo 100milionë rrënjë ullinj në këtë vend sepse janë mundësitë dhe mundësisht ullinj vendas,shqiptarë. Dhe nuk ka sektor tjetër më fitimprurës për fermerin shqiptar se sa të mbjellë gjithë territorin e pranueshëm për arra e lajthia. Këto dy projekte duhet t’i nxiste e t’i stimulonte Partia Socialiste e jo ti anatemonte. T’’i bënte presion qeverisë të dhjetëfishonte fondet në këto projekte. E të mos rrinte duke gjurmuar ku ka për të vjedhë e për të përfituar sepse kjo pohon se është zakon e ves kjo gjë, pasi ai që bën vetë,kujton se të gjithë duhet të bëjnë si ai…

Edhe patriotët profesionistë shqiptarë nuk e kanë në agjendë ullirin e as arrorët. Janë ende në sferën e parfumerisë patriotët tanë profesionistë.

Se po na krijohet përshtypja se u largova nga tema tek përmenda punësimin, arrorët e ullinjtë. Jo, jo. Ishim te fjalia e mekur për Kosovën në programin politik të kandidat kryeministrit të nesërm Edi Rama që është pesha e rëndë mbi supet politike të Edi Ramës, është pesha e rëndë që nuk i lejon portat e Kosovës të çelen për Edi Ramën edhe pse ky vlerësim për Kosovën në programin politik të Partisë Socialiste të Shqipërisë nuk u bën përshtypje as Shkëlzenit e as Batonit si sajditës të Ramës në Prishtinë.

Thashë se Rama po i sillet nga jashtë “kalasë Shqipëri”për ta marrë e për t’u bërë kryeministër. I duket si pasqyrë Kosova, Presheva dhe emigrantët dhe monologun para tyre me veten a bëj për kryeministër. Duket nuk i beson plotësisht xhaxha –it e xhaxhallarëve të tjerë që i bëjnë vapë e fresk. Shkon me “Kurban” në shpinë tek emigrantët shqiptarë në Greqi. Duhet të blejnë edhe librin e Ramës shqiptarët ca për Kuran e ca për Bibël dhe të nisin të gjithë me “ooiiii” në kor me Ramën për mundjet e tij.

Tradhtar  e shpalli Edi Rama qeverinë shqiptare se tentoi të shiste detin tek greku por nuk e la Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Dhe ai shkon te greku e i kërkon ndihmë për ta bërë atë kryeministër në Shqipëri. Dhe greku mbase e bën, por sa të ngrejë njëherë pantallonat e tij se i kanë rënë në fund të këmbëve. Shkon dhe ulet në gjunjë para të “shquarit” Papandreut kryeinternacionalist, ëmbëltohet me ish ministren e jashtme greke Bokajanis që“mëkatoi” për detin me ish ministrin e jashtëm shqiptar Lulzim Bashën.

ShIK-u është organizatë kriminale e formuar nga PDK-ja e Hashim Thaçit!
Kur rusët ”çliruan Çekinë nga gjermanët, hynë në shtëpitë e  çekëve u morën gjithçka që kishin dhe u dhunuan gratë me slloganin:”unë  të çlirova unë të q…”.

Kështu është edhe puna e ”çlirimit” të Kosovës nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli me bandat e tyre.

Shkruan: Faik KRASNIQI

SHIK-u është një organizatë kriminale e formuar dhe e kontrolluar nga  marksistë-leninistët e PDK-së me në krye enveristin Hashim Thaçin,  stalinistin Kadri Veselin, titistin Xhavit Halitin -Zeka, leninistin  Azem Syla -Daja. SHIK-u në Kosovë ka qenë dhe është organizatë ilegale.  SHIK-u ka qenë dhe është organizatë kriminale ( me elemente të  terrorizmit). SHIK-u kontrollohet nga njerëz që janë në pushtet. Gjithë  veprimtaria e tij që nga fillimi e deri tash është në thelb veprimtari  kriminale ( vrasje, rrëmbime, shantazhe, uzurpim i pasurisë, kontrabandë  me armë e me qenie njerëzore, reketime dhe një mori aktivitete tjera  kriminale). Dihet botërisht se pas luftës dhe instalimit të diktaturës  së pashpallur në Kosovë nga SHIK-u, populli filloi ta humbasë simpatinë  për luftëtarët e lirisë. Këta njerëz vendosën lista nëpër Prishtinë për  gjoja 6000 ”spiunë” që do t´i vrisnin në emër të luftës kundër  ”spiunëve” të Serbisë. Ata likuidonin ish-punëtorët e UDB-së sepse dinin  shumë për të kaluarën (lexo të zezat)e këtyre patriotëve, pra që të mos  u dilnin në shesh.

E ku ka ndodhur që populli gati-gati të urrejë ”çliruesit” e vet,  veçse në Çeki dhe Kosovë?Edhe gjatë luftës shumë komandantë u vranë pas  shpine dhe shumë të tjerë sot përballen me varfëri ekstreme. Pastaj këta  ”çlirimitarët” që ”çliruan” Kosovën nga Hotel Tirana (15 katëshi) në  Tiranë, privatizuan dhe vodhën gjithë Kosovën. E them hapur se nëpër të  gjitha bordet e të gjitha ndërmarrjeve të mëdha shtetërore janë  kryekëput njerëz të SHIK-ut ilegal. Kjo organizatë antiligjore ka bërë  krime të rënda ekonomike, politike, ka bërë vrasje e likuidime kundër të  gjithë atyre që ngrenë zërin kundër tyre ashtu siç po bën sot Florin  Krasniqi.

Raportet ndërkombëtare për korrupcionin (pra hajni)krimin e  organizuar, mungesën e lirisë së shprehjes, për varfërinë ekstreme etj,  flasin mjaft për të zezat e këtyre ”çlirimtarëve” të Kosovës.

Sipas Komitetit Kombëtar për Politikën e Jashtme Amerikane:

Në Kosovë, Krimi i organizuar përfshin struktuarat e fuqishme dhe partitë politike.

SHIK-u si strukturë e intelegjencës (e nëntokës), merr diku mbi 200  milionë dollarë përmes ryshfeteve, grabitjeve, reketimit dhe shërbimeve  të sigurimit.

PDK-ja është Alfa dhe omega e krimit politik!

Shërbimi Informativ i Kosovës i drejtuar nga Kadri Veseli dhe PDK-ja,  është alfa dhe omega e krimit politik, ekonomik në Kosovën e pasluftës.

SHIK-u mund të jetë krijuar për t’i likuiduar shërbëtorët që i kanë  shërbyer okupatorit, mirëpo ne jemi dëshmitar dhe i shohim çdo ditë, që  pikërisht emra të lartë të shërbëtorëve të armikut shëtisin nëpër rrugët  e Kosovës, pa asnjë frikë. Madje, një pjesë e madhe e tyre janë të  shpërblyer me poste nëpër institucionet vendore. Kurse ata që njëmend  luftuan, u harruan, u nëpërkëmbën, u burgosën dhe u njollosën. Shërbimi  Informativ i Kosovës i drejtuar nga Kadri Veseli dhe PDK-ja, është alfa  dhe omega e krimit politik, ekonomik në Kosovën e pasluftës. Flasin,  dëshmitë( sipas dëshmive të ish pjesëtarit të SHIK-ut, Nazim Bllaca),  faktet, datat, se kush është SHIK-u dhe çfarë ka bërë në Kosovën e  pasluftës, kush është vrarë dhe nga kush është vrarë( një pjesë e tyre  nga Gjykata e EULEX-it në Kosovë u dënuan para ca kohësh për vrasje,  tentim vrasje, reketim etj, e ndër ta edhe eprorë të lartë të SHIK-ut,  si Shpresim Uka, Fahredin Gashi etj).

Dihen edhe urdhërdhënësit, dihen edhe ata, që kanë marrë pjesë në të  gjitha vrasjet, prej vrasjes së parë politike në Kosovë e deri të  fundit, andaj duhet ta kenë të qartë politikanët e Kosovës që mbështesin  SHIK-un se faktet flasin ndryshe, nga akuzat dhe fabrikimet që nuk kanë  forcë as peshë dhe janë të drejtuara ose të dorëzuara organeve jo  përkatëse, kjo edhe dëshmon se është e tëra lojë e SHIK-ut të Kadri  Veselit dhe Azem Sylës që janë të mbështetur nga politikanët e ekstremit  të majtë, me qëllim të fshehjes së gjurmëve të krimit të tyre, që tash e  13 vite kanë vënë Kosovën në një vend të pasigurtë me gjithë praninë e  NATOS-KFOR-it përsëri vriteshin (vriten) njerëzit mu në pikë të ditës  nga “persona të panjohur”.

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Lëvizjes”ALEANCA KUQ E ZI”)

NYT: Evropa, edhe më keq!
“New York Times”

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian nuk kanë arritur të kenë sukses në përmbushjen e obligimit kryesor të tyre: rritjen e fondit të shpëtimit për të mbrojtur ekonomitë e dobëta të Evropës nga dështimi në likuidimin e borxheve.

Në vend të kësaj, liderët e 25 vendeve të BE-së, nga 27 anëtare, janë pajtuar për nënshkrimin e një pakti të ri fiskal, që do t’i kufizojë ligjërisht ato nga luftimi i recesionit me stimuj të fuqishëm fiskalë.

Shumica e ekonomistëve jashtë Eurozonës e konsiderojnë këtë një qasje të rrezikshme. Këto vende përbëjnë më shumë se 20 për qind të ekonomisë botërore. T’i dënosh ato me recesione më të gjata dhe më të thella do të thotë të dobësosh ekonomitë gjetkë, që varen nga tregtia – prej Shteteve të Bashkuara deri te Kina.

Pa një fond më të madh ndihmash, investitorët ka të ngjarë të ruajnë bastin ndaj ekonomive të dobësuara, si në Itali e Spanjë, duke shtyrë përpara interesat e tyre të shpenzimeve, e rrjedhimisht duke rritur edhe deficitin e tyre.

Kështu, liderët evropianë kanë shtyrë deri në mars vendimin për më shumë para, por spekulatorët e tregut mund të mos pajtohen me pritjet.

Por, ajo që është edhe më dëshpëruese është se udhëheqësit evropianë besojnë se kanë pasur sukses.

“Duke marrë parasysh afatin, kjo ka qenë një kryevepër e vërtetë”, ka thënë kancelarja gjermane, Angela Merkel, në lidhje me paktin e ri fiskal.

Ishte muaji dhjetor kur ajo ua bëri të qartë liderëve të tjerë evropianë se miratimi i paktit fiskal për të balancuar buxhetet e tyre dhe për të reduktuar borxhin, është një parakusht thelbësor për Gjermaninë për të vazhduar pagesën e pjesës së saj të borxhit evropian.

Pakti fiskal vendos gjoba të konsiderueshme për secilin vend nënshkrues, deficiti i të cilit është mbi 0.5 për qind e bruto produktit të brendshëm.

Si ekonomia më e madhe e Bashkimit Evropian dhe kontribuuesja më e madhe në fondin e ndihmës, Gjermania vazhdon të përcaktojë qasjen në menaxhimin e krizës ekonomike të kontinentit. Të tjerët, veçanërisht ata që kanë nevojë për ndihmë për t’i paguar faturat e tyre, kanë më pak zgjedhje.

Një udhëheqëse e zgjuar si zonja Merkel do të ndërtojë një Bashkim më të fortë Evropian, duke ndihmuar fqinjët e saj.

Një udhëheqëse e zgjuar po ashtu do t’i kujtojë votuesit gjermanë se përparimi i ekonomisë së tyre, që varet nga eksportet, shtron kërkesa të vazhdueshme në vendet fqinje.(v.t.)

Konfirmohen sulmet
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, e  ka bërë një koment të rrallë lidhur me sulmet e aeroplanëve pa ekuipazh  të Shteteve të Bashkuara në territorin e Pakistanit.

Në këtë mënyrë ai e konfirmoi se sulmet e tilla po ndodhin dhe ka  sugjeruar se raportet për viktimat civile nga këto sulme janë të  ekzagjeruara.

Gjatë një diskutimi në një forum në Internet, presidenti amerikan, Barak  Obama, e ka pranuar se shumë sulme të aeroplanëve pa ekuipazh bëhen në  rajonet e Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin.

Ai tha se sulmet në mënyra të tjera, kundër militantëve të al-Kaidës ose  të talibanëve në Pakistan, do të involvonin “me gjasë aksione më  shqetësuese ushtarake se sa ato në të cilat ne jemi të angazhuar  aktualisht”.

​​“Dëshiroj ta siguroj popullin që të kuptojë se aktualisht  aeroplanët pa ekuipazh nuk kanë shkaktuar numër të madh të viktimave  civile. Në pjesën më të madhe, ato kanë qenë sulme shumë precize kundër  al-Kaidës dhe bashkëpunëtorëve të saj. Ne jemi shumë të kujdesshëm se si  ato janë ndërmarrë. Mendoj se ekziston një lloj perceptimi se ne vetëm i  dërgojmë këta aeroplanë për të sulmuar. Por, këto janë përpjekje të  fokusuara kundër njerëzve, që janë në listën e terroristëve aktivë, e që  po përpiqen t’i dëmtojnë amerikanët, t’i godasin kapacitetet amerikane,  bazat amerikane, e të tjera”, tha Barak Obama.

Pakistani e ka pranuar “avantazhin taktik” të sulmeve me aeroplanë pa  ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, por duket se nuk i ka dhënë rëndësi  të madhe konfirmimit të presidentit Obama për sulme në tokën  pakistaneze.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Pakistanit, Abdul Basit, i tha  agjencisë AFP, se “pavarësisht nga avantazhet taktike të sulmeve me  aeroplanë pa ekuipazh, ne kemi pikëpamje të fortë se ato sulme janë  joligjore, kundërproduktive dhe rrjedhimisht të papranueshme”.

Nga dokumentet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, që rrodhën në  opinion nga WikiLeaks-i, në fund të vitit 2010, shihet se liderët  ushtarakë dhe civilë të Pakistanit, privatisht i kanë mbështetur sulmet  me aeroplanë pa ekuipazh të Amerikës, përkundër dënimit publik të kësaj  praktike.

Mbështetja e ushtrisë pakistaneze për këto sulme ka përfshirë edhe  shkëmbimin e të dhënave të inteligjencës së nevojshme për marrjen në  shënjestër të militanëtve të al-Kaidës në Pakistan.

Pakistani kishte lejuar që Shtetet e Bashkuara ta përdorin bazën ajrore  Shamsi, në pjesën perëndimore të Pakistanit, për rimbushjen me karburant  të aeroplanëve pa ekuipazh.

Sipas disa vlerësimeve, baza Shamsi ishte qendër për programin e agjencisë CIA për aeroplanë pa ekuipazh.

​​Por, Islamabadi e kishte urdhëruar personelin ushtarak amerikan që të  largohet nga Shamsi në vitin 2011, për shkak të përkeqësimit të  raporteve lidhur me ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara, nga e cila u vra  lideri i al-Kaidës, Osama bin Laden, në muajin maj.

Zyrtarët e Pakistanit thonë se Islamabadi tash po e rishqyrton në tërësi  aleancën me Shtetet e Bashkuara, derisa aktualisht po e mban të mbyllur  kufirin e vet me Afganistanin, për furnizimet e NATO-s, prej 26  nëntorit të vitit të kaluar.

Sipas mediave, bilanci jozyrtar i sulmeve me aeroplanë amerikanë pa  ekuipazh ishte: në vitin 2009 dyshohet se u ndërmorën 45 sulme, në vitin  2010 – 101, ndërsa në vitin 2011 – 64 sosh.

Dejvid Rohde, korrespondent i New York Times, fitues i çmimit të lartë  gazetaresk, Pulicer, që për disa muaj ishte mbajtur i rrëmbyer nga  talibanët në Pakistan, pas ikjes në vitin 2009, ka raportuar se i ka  parë talibanët se si i rrisin numrat e viktimave civile nga sulmet e  aeroplanëve pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, me qëllim që sa më  lehtë të rekrutojnë luftëtarë të rinj. (f. b.) /rel/

Fjala e Presidentit Dr. Fatmir Sejdiu – Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
Fjala e Prof.dr Fatmir Sejdiu

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

Prishtinë, 30 janar 2012

Vërejtje parimore dhe të përgjithshme

1.

Mënyra e diskutimit publik për Projektpropozimin për plotësimin dhe ndryshimin e Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk është bërë në formën më të mirë.

Miratimi i të gjitha ndryshimeve dhe plotësimeve të deritashme të  Statutit të LDK -së (ua kujtoj se unë kam punuar në të gjitha proceset e deritashme), gjithmonë është bërë mbas një diskutimi në bazë, nëpër degë, nëndegë dhe aktive, duke kërkuar lirshëm prej tyre që të paraqesin vërejtjet apo kërkesat eventuale që i kanë dhe t’i përcillen Kryesisë së LDK-së, përkatësisht Komisionit të autorizuar dhe jo nëpër qendra rajonale, me anëtarë të kryesive,  sic ka ndodhur me këtë propozim-statut të fundit.

Statuti bëhet për të gjithë anëtarët e LDK-së dhe jo vetëm për anëtarë të  kryesive të degëve.

Prandaj, nuk është i qëndrueshëm konstatimi i dëgjuar këto ditë ”se kjo është hera e parë që Statuti i Partisë debatohet në një diskutim të gjerë publik me anëtarësinë”. Kjo nënkupton se për 20 vjet te tjera të LDK-së, nuk paska funksionuar demokracia në LDK. Në fakt, kjo mënyrë e punës e ngulfatë demokracinë dhe veprimin e lirshëm demokratik mbi bazë të mendimit dhe fjalës së lirë.

2.

Asnjëherë dhe në asnjë kohë deri tani nuk është përdorur një metodologji e tillë e shtrimit të tekstit të plotësimeve dhe ndryshimeve të Statutit të LDK-së dhe kjo mënyrë/metodologji as që është e preferuar të përdoret as në praktikat e plotësimeve dhe ndryshimeve në legjislacionin bashkëkohës, pra edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Këtë fundja e dijnë edhe shumë anëtarë të Këshillit të përgjithshëm që janë, apo kanë qenë deputetë gjer tani.

Është vështirë dhe gati e pamundshme që në këtë mënyrë sic janë ofruar propozimet e reja, sic thuhet ”plotësime dhe ndyshime”, të dihet se cilat janë plotësimet dhe cilat janë ndryshimet, cila është përmbajtja e Statutit të deritashëm, cka fshihet dhe cka mbetet prej tij. Pra mungon teksti i Statutit në fuqi, mungojnë qoftë edhe të nënvizuara në kursiv apo shenjëzim tjetër propozimet e reja, mungon evidencimi i shenjëzuar i ndryshimeve të reja, mungon evidencimi i tekstit të fshirë dhe që deri tani është në fuqi.

Kështu sic është ofruar, në një tekst unik, pa asnjë vërejtje, apo shenjëzim përcjellës, nënkupton se është një tekst i ri, i cili humb origjinalitetin e vet.

Unë mendoj se kështu sic është përmbledhur edhe pas vërejtjeve të dhëna në versioinin e parë, apo të dytë, që esencialisht nuk ndryshojnë në versionin e tanishëm, ky dokument nuk është i plotë për t’u debatuar e aq më pak për t’u miratuar si propozim i Këshillit të Përgjithshëm për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e LDK-së.

Për më tepër,  për cka do të flas më vonë, hartimi i një dokumenti të tillë, me pretendime që të jetë Statut bashkëkohës i një partie politike sic është LDK-ja, duhet të jetë i derivuar nga esenca e filozofisë dhe identitetit politik që e ka kjo parti, filozofi kjo që është e koncipuar dhe koncipohet në vazhdimësi në Programin e saj Politik. Ky program, qoftë edhe si i plotësuar në tërësinë e tij, duhet të jetë rezultat i një procesi të thellë të debatit politik. Prandaj, me një dokument të tillë që si synim politik i përgjigjet sfidave të kohës, pason shkrirja në normë juridike, pra në Statutin e LDK-së.

3.

Lidhja Demokratike e Kosovës që nga themelimi ishte parti, e cila funksionoi mbi  parimin e demokracisë së brendshme; ishte  bashkim i vullnetshëm i qytetarëve të lirë, që respektojnë dhe realizojnë përgjegjësi të përbashkëta, shprehin lirisht idetë dhe pikëpamjet e tyre në forume dhe jashtë saj, dhe po kështu funksionin demokratik e mbështesin në përgjegjësinë individuale.

Kjo përgjegjësi, është konsideruar prore, një burim i fuqishëm i zhvillimit të LDK-së, mbasi anëtarët e saj nuk kanë pasur frikë se do të përjashtohen nëse e thonë edhe atë që, në fakt,  nuk ishte kornizuar si sanksion në statutin e saj.

Në modelet e traditës shumë të suksesshme mbi 20 vjecare të LDK-së, ruajtja e kohezionit në situata shumë të vështira nuk është bërë me dënime, por duke respektuar dhe  pranuar mendimin ndryshe.

Po të kishim dënuar anëtarët tanë sepse ata në një moment a në tjetrin mendojnë a veprojnë ndryshe nga c’kishin vendosur organet e caktuara të LDK-së në këtë sallë sot mbase nuk do të mbetej thuajse asnjë njeri.

Paralelisht me këtë, po të shikoheshin nënskamcat, fyerjet, denigrimet dhe pengesat dhe bllokadat që i janë bërë LDK–së në situata shumë të ndjeshme edhe për të gjallë të Presidentit Rugova, shumëkush ishte dashur moti të përjashtohej nga LDK-ja, apo shumëkujt nuk do të ishte dashur t’i jipej shansa për anëtarësim në LDK.

Përjashtimi i anëtarit nga LDK, do të hapte rrugë për një voluntarizëm, konflikte dhe deformime të thella në procedura dhe vendimarrje.

Do ta shndërronte LDK-në në institucion autoritar dhe sanksionues.

Pra, është e nevojshme të ruajmë respektin për pluralizëm mendimesh, si një vlerë, sepse vetëm kështu do të mund të kemi në LDK  personalitete të njohura publike, që mund të jenë më larg me ide dhe kontribute se sa forumet e saj.

Sforcimi i logjikës sanksionuese, në emër të kinse disiplinës e përgjegjëisë, sic është artikuluar sidomosnë nenet 13 dhe 14 (edhe ashtu, sic u tha këto ditë, se është marrë model nga Statuti i një partie politike me koncepte politike të kundërta me ato të LDK-së deri tani) LDK-në  e fut në një proces problematik dhe sigurisht me pasoja.

Unë kam studiuar në thellësi shumë programe politike dhe shumë statute të partive politike bashkëkohëse, por edhe përgjatë zhvillimit të tyre historik. Kam përcjellur me vëmendje sygjerimet dashamirëse të partnerëve të LDK-së, sidomos NDI dhe Fondacionit Konrad Adenauer, me te cilët kam bashkëpunuar nga afër. Kam parë edhe sygjerimet e tyre që i janë dhënë LDK-së, edhe për këto cështje. Sygjerimet e tyre janë  pak më ndryshe. Ato përcillen  me vërejtjen që të kihet kujdes.

4.

Unë mendoj se thelbi i reformës nuk qëndorn në vendime sanksionuese, por në reformë substanciale. Ne në Kuvendin e Parafundit (më 2006) i kemi dhanë përkrahje reformës së LDK-së.

Miratimi i propozimit më të rëndësishëm ishte ndërtimi i parimit për zgjedhje brenda LDK-së nëpërmjet procesit ”Një anëtar – një votë”.

Parimi i zgjedhjeve ”Një anëtar- një votë” është parë si shansë për LDK-në mbasi modeli i deritashëm është treguar jofunksional, vecmas në qytete të mëdha ku mosinformimi, jotransparenca, kanë krijuar probleme për t’u përfshirë të gjithë anëtarët e LDK-së në procesin zgjedhor, duke sjellë terren të përshtashëm  për fenomene si klanizimi, familjarizmi, dominimi i grupeve të caktuara të interesit dhe duke krijuar rrethana për t’u larguar nga LDK-ja personalitete që do të mund të jipnin shumë në forcimin e fuqizimin e saj.  Forma e deritashme e padefinuar qartë e zgjedhjes së strukturave drejtuese të LDK-së në të gjitha nivelet ka përjashtuar lehtë personalitete, mbrapa të cilave nuk ka qëndruar ndonjë klan apo grup provincial, grup biznesi apo interesi. Po kështu, me detyrë ka pasur anëtarë dhe grupe të partive tjera, që kanë provuar në mese të mbyllura të deformojnë procesin zgjedhor.

Prandaj, evidentimi i saktë i anëtarëve në secilën Degë në çdo nivel dhe votimi i tyre për të zgjedhur përfaqësuesit nëpërmjet një votimi me parimin ”Një anëtar – një votë”, e pasuron shumë profilin profesional, intelektual dhe demokratik të LDK-së.

LDK ka nevojë për demokratizim e fuqizim të mëtejmë.

5.

Reforma bëhet duke krijuar një program të ri politik të LDK-së.

Që para tre vjetëve janë bërë dokumentet themelore të reformës dhe këtë e dinë anëtarët e ish-kryesisë së LDK-së, një pjesë e të cilëve janë në kryesi edhe tash. Por, ka pasur probleme për të cuar deri në fund këtë proces të domosdoshëm. Ka pasur një bllokim të reformës, dhe unë e pranoj se nga pozita e presidentit, duke pasur kufizime në drejtimin e LDK-së, nuk kam mundur ta shtyjë deri në fund procesin.

Nuk është bërë thuajse asgjë as në zgjedhjen dhe funksionalizimin e grupeve të ekspertëve, që do të nisnin me këtë punë shumë të ndërlikuar dhe komplekse, e cila do të krijonte një dokument për të ardhmen e LDK-së për së paku dy decenie duke e ndërlidhur të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e një partie të orientimit të qendrës së djathtë.

Kështu ishte edhe vizioni i ekspertëve ndërkombëtarë që ishin angazhuar  seriozisht në mbështetje në këtë proces.

Mendoj se bazuar në atë që kemi parë lidhur me grupet e ekspertëve, së voni, ka ende shumë vend për të ardhur në shprehje plotësisht kapacitetet intelektuale dhe profesionale të LDK-së, të cilat duhet të vihen në veprim.

Bërja e Programit dhe Statutit do të duhej të shkonin bashkërisht në të gjitha procedurat, edhe në diskutimin publik me anëtarësinë, gjë që nuk ka ndodhur në këtë rast. Prandaj, mendoj se ky proces duhet rishikuar dhe duhet të punohet më tej që të sigurohemi se ky debat i vërtetë ka ndodhur dhe se ndryshimet do të reflektojnë vërtetë atë që e dëshiron dhe e vlerëson anëtarësia e LDK-së. Prandaj, mendoj se ka vend që të mendojmë që ky Këshill sot të mandatojë një grup të vecantë (apo me ndonjë plotësim të  grupit ekzistues) për të ndërtuar një platformë të qartë për të përmbyllur këtë proces dhe për të sjellë para nesh dokumentet përfundimtare, pra Projekt Programin e ri dhePropozim plotësimet dhe ndryshimet në  statut, që ne në një mbledhje të ardhshme të Këshillit të Përgjithshëm t’i shqyrtojmë dhe aprovojmë, ashtu sic e kemi mandatin me statutin aktual në fuqi dhe më pastaj të dërgohen për miratim në Kuvend si organi më i lartë i LDK-së që duhet të miratojë përfundimisht këto dokumente. Mendoj se pa sigurimin e këtij stadi nuk mund të flitet për një proces reformimi të mirëfilltë që do të sigurojë një të ardhme të qëndrueshme dhe me perspektivë për LDK-në që synon të drejtojë vendin në të ardhmen. Dhe  për këtë ne jemi këtu të gjithë; dhe për këtë e kemi mandatin e  anëtarësisë së LDK-së.

Disa vërejtje konkrete në propozimet dhe ndryshimet e statutit

1.

Të eliminohen me një shikim të kujdesshëm, të gjitha ngjashmëritë,  apo asocimet, që në realitet edhe janë ( shih nenet nga fillimi, në të 13 e 14 dhe në të 52 – edhe ashtu nuk ka nevojë për të,… dhe nuk janë të vetmet këto), me statute të partive të tjera politike, që konceptualisht janë të kundërta me LDK-në. Besoj se një rishikim dhe krahasim më i kujdesshshëm i  evidencon dhe eliminon të lartpërmendurat.

LDK – ja nuk ka nevojë për copy – paste dokumente.

2.

Po, LDK-ja përveç shenjave dalluese, të cilat figurojnë në nenin 4 të deritashëm, apo nenin 5 të propozuar tani – Dita e themelimit të LDK, duhet ta ketë edhe Himnin e vet. Ai Himn ekziston. Është:“Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë“. Traditën e ekzistimit të Himneve apo këngëve e kanë për shembull Konservatorët britanez, Demokratët amerikanë, dhe shumë parti tjera në botën bashkëkohëse.

Propozoj që të normohet. imnh

3.

Gjithmonë deri tani LDK-ja normë themelore të veprimit të saj ka pasur punën publike,  duke u mbështetur në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.. Kjo edhe ka qenë shtyllë e rëndësishme e fuqisë së saj politike, e transparencës dhe e veprimit demokratik.

Ne tekstin e ofruar e keni hequr nenin 6. Pse?

4.

Qendra e Informimit të Kosovës, apo QIK-u, është  fshirë nga statuti.  E di se ka qenë dhe mbetet një nga faqet elektronike më të vizituara deri tani. Mos të flasim për traditën dhe sakrificën e madhe të njerëzve që e kanë ngritur e mbajtur këtë institucion të rëndësishëm të LDK-së dhe të Kosovës në përpjekjen për pavarësi. Cila është arsyeja e mosfigurimit të QIK-ut, qoftë edhe si i transformuar për t’iu përgjegjur nevojave të kohës, por që bart në vete vlerën dhe sinonimin e traditës me të cilën identifikohet LDK-ja?

Keni fshirë komplet nenet 7, 8 dhe 9.Pse?

5.

LDK mund të ketë anëtarë nderi. Kështu figuron në nenin 12 të statutit në fuqi ndjenja e respektit të LDK-së ndaj personaliteteve të rëndësishme të dijes e të politikës bashkëkohëse, pavarësisht vendin prej kah mund të jenë. LDK- ka nevojë për miq, mbështetës e simpatizantë gjithmonë e në vazhdimësi.

Pse është fshirë ky nen në këto ndryshime e plotësime?

6.

Duke pasur parasysh proceset e integrimeve europiane dhe se Republika e Kosovës një ditë do të jetë anëtare e Bashkimit Europian, dhe se po kështu LDK- ja vepron në shumë nga këto shtete, është mirë të normohet e drejta e anëtarësimit mbi bazë të vullnetit të tyre edhe e qytetarëve të vendeve tjera në LDK, po qe se kjo nuk është në kundërshtim me ligjet  e tyre.

7.

Lidhur me nenet 13 dhe 14 si nene të reja në kapitullin Përgjegjësitë e anëtarëve e dhashë mendimin më herët. Ato nuk duhet të ekzistojnë si të tilla, apo më së paku me një përmbajtje kaq të ashpër dhe që për më tepër duket që rrjedhin nga burime statutesh që LDK nuk duhet t’i ketë për model.

E përsëris edhe njëherë se Lidhja Demokratike e Kosovës që nga themelimi ishte parti, e cila funksionoi mbi  parimin e demokracisë së brendshme; ishte  bashkim i vullnetshëm i qytetarëve të lirë, që respektojnë dhe realizojnë përgjegjësi të përbashkëta, shprehin lirisht idetë dhe pikëpamjet e tyre në forume dhe jashtë saj, dhe po kështu funksionin demokratik e mbështesin në përgjegjësinë individuale.

8.

Në nenin 25.2 të propozuar dhe që ka të bëjë me kandidaturat për Kryetarin e LDK –së thuhet se kandidatura miratohet me 50 përqind plus 1 të delegatëve të pranishëm.

Duhet të jipet sqarim plotësues, sepse kjo nënkupton mbështetjen e nevojshme për të gjithë pretendentët për të plotësuar kriterin e të njejtit nen, pra 25.1 për votimin e fshehtë dhe të listës me më shumë kandidatë. Pra kuvendi është i obliguar të mbështetë dhe formojë listën me më shumë kandidatë, që nënkupton së paku dy.

9.

Tek neni 26.6 dhe tek neni 31.3 flitet edhe për Zëdhënësin. Të sqarohet: është Zëdhënës i LDK-së apo Zëdhënës i Kryesisë së LDK-së.

10.

Neni 33 dhe neni 34 i propozuar, që ka të bëjë me Komisionin Statutar zëvendëson me përafërsisht të njejtën përmbajtje nenet 34 dhe 35 të Statutit në fuqi. Mirëpo dispozitat (par.1 dhe 2) të nenit 35, pra dy nga dispozitat më të fuqishme preventuese dhe intervenuese për korrektim, heqen. Pse? Është fjala për kujdesin për ligjshmërinë e veprimeve të organeve të LDK-së dhe parandalimin dhe korrektimin  e veprimeve të organeve të LDK-së në kundërshtim me statutin.

Deri tani Komisioni Statutar ka pasur për detyrë të veprojë edhe sipas ankesës së organeve apo anëtarëve të LDK-së pavarësisht nivelin e organizimit. Bie fjala Dega e LDK- së në Gjakovë e dalë me strukturën e saj nga zgjedhjet e LDK-së më 2010, është ankuar për veprime jashtëstatutare të Kryesisë së LDK-së karshi saj, duke shpallur pa të drejtë zgjedhje të reja (dhe duke e vënë në lajthitje Këshillin e Përgjithshëm), duke tentuar kështu të prishë strukturën ekzistuese. Nuk di nëse Komisioni Statutar i LDK-së ka dhënë mendim deri tani, ndonëse e ka për obligim.

Pra, duhet të mbetet në fuqi neni 35 i Statutit dhe detyrimisht të jipet afati i fundit i dhënies së mendimit nga ana e tij – bie fjala 30 ditë nga dita e adresimit tek ai. Komisioni disciplinor është cështje tërësisht tjetër.

11.

Mosha e anëtarësisë në Forumin Rinor duhet të mbetet ashtu siç ka qenë (kjo nuk ka qenë e rregulluar me statut, por me Rregullore Organizative të Forumit Rinor), e jo të zvogëlohet sipas propozimit të ri në 26 vjet. Theksova më herët se kam hulumtuar shumë statute të partive tjera. Shumica, prej atyre që i kanë forumet (natyrisht se dallojnë mënyrat e organizimit të tyre), parashikojne moshën deri në 30 vjeq apo së paku 29. Shih p.sh.në Statutin e UMP të Francës (N. Sarkosy) Les Jeunnes Europienes si ata i quajnë, përfshijnë të rinjtë deri në moshën  29 vjeqare si limit, apo tek Partia Demokratike e Shqipërisë (S.Berisha), parashihet mosha 30 vjeqare, sic është edhe tani në Forumin Rinor të LDK-së.

Ky propozim i ri, për kufizim moshe deri në 26 vjet, nuk duket se ka një logjikë shpjeguese të arsyeshme. Nëse synohet që të përjashtohen nga e drejta e zgjedhjes nëpër organizmat e Forumit të Rinisë të  LDK-së të rinjtë që e kanë kaluar këtë moshë ( 26 vjet), sepse i është vënë syri të zgjedhet në këto organe dikush në moshë më të re, më mirë është të thuhet se ky është kandidati më i mirë se sa të veprohet kështu. Ekziston një traditë  dhe rregull e vendosur dhe e konsoliduar tashmë mbi bazë të organizimeve të formacioneve të njëjta të familjes së partive me të cilat pretendon të jetë simotër LDK-ja.

Unë kam dëgjuar për idenë e shtimit të, bie fjala, 20 % të të rinjve nëpër forumet e strukturat e zgjedhura të LDK-së. Po pse jo, kjo duhet të jetë e mirëseardhur, por gjithmonë duke pasur parasysh procedurat normale dhe në konkurrencë të nevojshme kualiteti.

12.

Listimi i akteve të parashikuara në nenin 52 të propozuar është tërësisht i panevojshëm. Ato janë përmendur në dispozitat e mëhershme. Aq më tepër, kjo është e panevojshme kur bëni krahasimet me ato burimet në të cilat jeni mbështetur e që nuk është dashur.

13.

Është mirë që është parashikuar si ide eliminimi i pozitave të shumëfishta në parti. Por, shtrimi i kësaj ideje në nenin 51.3 dhe 51.4 nuk është bërë si duhet. Norma duhet të jetë e qartë. Nuk duhet të figurojë kështu sic është dhënë, pra si formulim politik dhe cështje e vullnetit të personave të caktuar, apo e iniciativës së Kryetarit të LDK-së. Formulimi sic është lë mundësi të ndryshme interpretimi dhe nuk siguron zbatimin e duhur. Pra, edhe njëherë, norma duhet të jetë e qartë.

Fjala bie, tani tek një person kemi të grumbulluar 3-4 funksione nga më përgjegjëset në LDK. Është gjynah të jetë i  ngarkuar njeriu aq shumë.

14.

Numri i anëtarëve të organeve të LDK-së për këtë mandat nuk mund të ndryshojë. Në dispozitat kalimtare duhet të figurojë se ky mandat do të vazhdojë deri në zgjedhjet e reja.

Të nderuar të pranishëm,

Unë besoj se të gjithë në LDK jemi të përkushtuar të punojmë për organizimin dhe strukturimin modern. Ne mund të fitojmë duke qenë të sinqertë në qëllimet dhe veprimet tona. Ato qëllime dhe veprime shihen dhe vlerësohen nga anëtarët dhe nga qytetarët përgjithësisht.

Unë edhe sot dhashë kontributin tim duke shfaqur mendimet e idetë e duke dhënë propozimin që mendoj se është i nevojshëm e i domosdoshëm për të ecur më tej në një proces reformimi të mirëfilltë që do të sigurojë një të ardhme të qëndrueshme dhe me perspektivë për LDK-në. Pra, Këshilli sot duhet të mandatojë një grup të vecantë (apo me ndonjë plotësim të  grupit ekzistues)për të ndërtuar një platformë të qartë për të përmbyllur këtë proces nga i cili do të sillen para nesh dokumentet përfundimtare, pra Projekt Programi i ri dhe Propozim plotësimet dhe ndryshimet në statut, që ne në një mbledhje të ardhshme të Këshillit të Përgjithshëm t’i shqyrtojmë dhe aprovojmë ato, ashtu sic e kemi mandatin me statutin aktual në fuqi dhe më pastaj të dërgohen për miratim në Kuvend si organi më i lartë i LDK-së që duhet të miratojë përfundimisht këto dokumente.

Unë e theksoj se mbetem një anëtar i përhershëm i LDK-së, sepse jam krijuar si personalitet politik me krijimin e saj dhe kam dhënë kontributin tim intelektual, fizik e politik në zhvillimin e LDK-së.

E them këtë për të hequr nga mendja smirën e të gjithë atyre, që i keni parë madje edhe në media, të cilët projektojnë dhe fantazojnë konfliktin tim me LDK-në.

Mendimi dhe kontributi kritik nuk është veprim kundër LDK-së.

Unë mbetem aktiv, kritik dhe i përgjegjshëm, dhe këtë ma detyron edhe pozita e anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm dhe Kryetar Nderi i LDK-së.

Të punojnë për LDK-në e kanë për nder të gjithë anëtarët e saj  dhe askush  nuk ka të drejtë ta përjashtojë askend nga ky proces.

Traktat për ndaljen e shpenzimeve te tepërta
Rikard JOZWIAK

Njëzetepesë nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar për një traktat të ri fiskal që imponon një disiplinë fiskale në eurozonë, duke kërkuar nga nënshkruesit që të përfshijnë rregullat e një buxheti të balancuar në legjislacionin e tyre kombëtar.

Nuk janë përfshirë në këtë traktat Republika Çeke dhe Mbretëria e Bashkuar.

Traktati i ri do të nënshkruhet nga liderët e Bashkimit Evropian në një samit që është paraparë të mbahet me 1 dhe 2 mars dhe do të hyjë në fuqi, pasi që të ratifikohet nga 12 shtete.

​​Procesi lejon fillimin e funskionimit të tij, madje edhe nëse Irlanda, e cila me kushtetutë është e obliguar të mbajë referendum për traktatet ndërkombëtare, vendos ta hedhë atë në votim.

Mbretëria e Bashkuar, e cila refuzoi atë që njihet si kompakt fiskal, në një samit të ngjashëm në dhjetor, do të jetë e pranishme në samitet e ardhshme të eurozonës si një vëzhguese, ndërsa Republika Çeke mund të bashkohet në një fazë të mëvonshme.

Praga ka kërkuar më shumë kohë për të studiuar dokumentin.

Nënshkruesit e tekstit janë përkushtuar për buxhete të balancaura dhe kanë pranuar “pasojat automatike” po që se dështojnë të arrijnë caqet e dëshiruara.

Gjykatës Evropiane të Drejtësisë do t’i jepet kompetenca që të verifikojë zbatimin e marrëveshjes.

Kryeministri suedez Fredrik Rajnfelt tha pas takimit se është i kënaqur me tekstin.

“Mund të thuhet se kjo forcon ndikimin tonë, që ka qenë me rëndësi për ne”, tha Rajnfelt.

Liderët arritën marrëveshjen për traktatin, pas një zgjidhjeje kompromisi në lidhje me pyetjen nëse vendet që nuk bëjnë pjesë në eurozonë duhet të lejohen të marrin pjesë në samitet tjera të eurozonës të propozuara në marrëveshje.

Takimi gjysmëditor, që kishte për qëllim stimulimin e rritjes ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës, në kohën kur qeveritë në Evropë po shkurtojnë shpenzimet publike dhe po rrisin taksat për të zgjidhur problemet e tyre me borxhet, është domunuar nga një përplasje mes Francës- e cila dëshironte pjesëmarrjen në samite vetëm të 17 shteteve që përdorin monedhën e përbashkët- dhe Polonisë e cila shtynte përpara pjesëmarrjen e 10 shteteve tjera që nuk përdorin euron.

​​Marëveshja e kompromisit për lejimin e vendeve joanëtare të eurozonës që të marrin pjesë të paktën në njërin nga dy samitet është refuzuar para takimit nga kryeministri polak Donald Task.

“Polonia, sikurse edhe shumë vende tjera, është e gatshme që të marrë përgjegjësinë për kompaktin fiskal, por nën një kusht: që edhe shtetet tjera të marrin po ashtu pjesë në procesin vendimarrës të ekzekutimit të kompaktit fiskal”, tha Task.

Varshava ka heshtur kur një rresht i tekstit është shtuar, e i cili tregon kushtet se kur një shtet jo anëtar i eurozonës mund të marrë pjesë në samite.

Liderët po ashtu kanë diskutuar përpjekjen e dytë për të shpëtuar Greqinë nga falimentimi, edhe pse kjo temë nuk ishte në agjendën zyrtare.

Gjatë fundjavës, zyrtarët gjermanë sugjeruan që ta vënë nën kontrollin e Bashkimit Evropian buxhetin e Greqisë, në mes të kritikave se borxhi që ka kapluar shtetin mediteran, ka bërë që të dështojnë reformat e premtuara dhe shkurtimet e ashpra buxhetore.

Athina ka përjashtuar këtë sugjerim duke e quajtur shkelje të sovranitetit kombëtar- një pozicion me të cilin janë pajtuar shumica e liderëve në samit.

Pakoja e dytë e shpëtimit për Greqinë duhet të jepet në muajin mars, po që se vendi shmang mospagesën e borxheve, por Athina ende po negocion me bankat private anulimin e borxheve, që është parakusht i BE-së për ndihma të mëtejme.(a.i.)

Mision i pamundur
“Times”

Liga Arabe ka themeluar një mision muajin e kaluar, për të monitoruar dhunën në Siri.

Këtë mision e ka pezulluar dy ditë më parë, për shkak të rritjes së intensitetit të asaj që kishte ardhur për të vëzhguar.

Shifrat e Kombeve të Bashkuara flasin për mbi 5,000 njerëz të vrarë,  prejse presidenti Bashar al-Asad ka nisur shtypjen e protestuesve, më  shumë se dhjetë muaj më parë. Por, mbi 200 persona mund të kenë humbur  jetën vetëm në ditët e fundit.

Represioni i përgjakshëm i Asadit është përtej fazës, në të cilën do të mund të zbutej apo të zgjidhej nga diplomacia rajonale.

Plani i Ligës për paqe, sipas të cilit Asadi do të jepte dorëheqje dhe  përgjegjësitë do t’i dorëzonte te nënpresidenti, duhet të marrë  miratimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kokëfortësia e Asadit e bën këtë hap edhe më të nevojshëm.

Por, largimi i këtij autokrati mizor dhe të papërvojë nuk mund të ndodhë shumë shpejt.

Vendimi i Ligës për të ngrirë misionin e saj ishte i drejtë dhe i  pashmangshëm. Asadi kishte pranuar misionin me shpresën se do t’i  zhdukte kritikat ndërkombëtare kundër shtypjes që bën, por shpresa e tij  ishte e gabuar.

Kreu i misionit, Mustafa al-Dabi, i cili posa ka arritur në Damask  muajin e kaluar, ka deklaruar se “nuk ka parë asgjë të frikshme”.

Disidentët sirianë e kanë hedhur poshtë këtë vërejtje.

Anvar Malek, anëtar i delegacionit, ka dhënë dorëheqje në shenjë  proteste ndaj asaj që ka parë si mundësi për Asadin për të fshehur  “katastrofën humanitare”.

Regjimi i Asadit nuk i ka tërhequr forcat e tij nga rruga, ashtu siç ka  kërkuar Liga Arabe, por thjesht i ka ripozicionuar ato për të kryer  dhunë vdekjeprurëse gjetkë.

Ndonëse misioni ka qenë këmbëngulës në hetime, përcaktimi vrasës i  Asadit për të mbajtur pushtetin, me çdo kusht do t’i pengonte përpjekjet  e Ligës.

Kjo ka qenë prej kohësh një krizë ndërkombëtare.

Popullata e robëruar e Sirisë kërkon mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ajo duhet ta marrë atë.

Nabil Elarabi, sekretar i përgjithshëm i Ligës Arabe, dhe Hamad bin  Jasim al-Thani, kryeministër i Katarrit, po kërkojnë mbështetjen e  Kombeve të Bashkuara për planin paqësor të shteteve arabe.

Rezoluta e hartuar nga këto të fundit, si dhe nga Franca, Gjermania dhe  Britania mund të votohet nga Këshilli i Sigurimit brenda ditëve të  ardhshme.

Asadi e ka quajtur planin shkelje të sovranitetit të Sirisë. Kjo është një retorikë e dëshpëruar.

Regjimi që vret civilët humb pandehjen për sovranitet.

Gjenocidi i kryer nga Sadam Huseini kundër kurdëve irakianë dhe  përpjekjet e Sllobodan Millosheviqit kundër shqiptarëve të Kosovës do të  duhej të ishin leksione.

Britania dhe aleatët e saj në Këshillin e Sigurimit duhet t’i nxisin  Rusinë dhe Kinën, të cilat deri më tash kanë kundërshtuar sanksionet  ndaj Sirisë.

Liga Arabe duhet të jetë në ballë të kësaj përpjekjeje diplomatike.(v.t.)

Dukuria e trafikimit të fëmijëve
Shkruan: Faruk BINAKAJ

Dukuria e trafikimit të fëmijëve është pjesë e rëndësishme e rrjetit-eve të krimit të organizuar për përfitime të mëdha materiale por që këto përfitime janë kundërligjore dhe të skrupull të grupeve të ndryshme kriminale. Ajo çka është rrëqethëse së dukuria e trafikimit të fëmijëve është prezent në gjithë botën ku më shumë e ku më pakë, megjithatë në shumicën e vendeve me traditë demokratike, dhe sundim rendi dhe ligji, grupet të cilat merren me trafikim marrin dënimin e merituar.

Si dukuri, trafikimi i qenieve njerëzore është i njohur ndër shekuj, dhe format e trafikimit kanë evoluar, duke u bërë pjesë e rëndësishme e rrjetit të krimit për trafikim dhe për përfitime të shumta materiale. Dhe pjesa më e pambrojtur e shoqërisë e përdorur për trafikim janë fëmijët, të cilët trafikohen për qëllime të ndryshme. Në të shumtën e rasteve fëmijët detyrohen, përkundër vullnetit te tyre, të kryejnë punë amorale dhe të pandershme, të cilët detyrohen të jenë objekt i kënaqësive seksuale të personave të ndryshëm me karrierë kriminale.

Mungesa e politikave degraduese dhe jo të drejta, me ekonomi shkatërruese, dhe mungesë humaniteti, mungesë ushqimi, varfëri ekstreme, çrregullime sociale, dhe ngarkesa psikologjike, punë të detyrueshme të dhunshme, arsimim jo cilësor, janë episode të tmerrshme të cilët në një farë mënyre qojnë në trafikim të fëmijëve, çka kjo është një plagë shumë e thellë që mund t’i kanoset qytetarëve brenda shtetit ku jetojnë.

Shfrytëzimi i rrethanave të grupeve kriminale për trafikim të fëmijëve janë disa sosh: Varfëria, paqëndrueshmëria politike, papunësia, martesat e rreme, divorcet, dhuna në familje, niveli arsimor dhe shkatërrimi familjar, niveli i lartë i korrupsionit, sistemi i brishtë i drejtësisë, dhe dëshira e fëmijëve për një jetë më të mire në vendet perëndimore.

Ndërsa kategoritë më të rrezikuara të fëmijëve të cilët atakohen nga trafikimi janë: Jetimët të mitur ata që punojnë rrugëve në moshë të re, fëmijët e përfshirë në procesin e gjakmarrjes nga prindërit apo të afërmit brenda familjes, fëmijët e prindërve me dhunë dhe me probleme martesore, fëmijët e prindërve të cilët janë përdorues të alkoolit dhe drogës, fëmijët të cilët kanë braktisur shkollën që në klasat e para të arsimimit, fëmijët me pa aftësi fizike, dhe psikologjike, fëmijët e prindërve të divorcuar, fëmijët e lënë pa kujdesin prindëror, fëmijët të cilët prindërit e tyre janë të punësuar jashtë shtetit.

Ajo që është shpresë lënës për të ardhmen është se brenda Shtetit ku kjo dukuri e trafikimit të fëmijëve është e theksuar, në bazë të arsyeve të lartpërmendura dhe kategorive të atakuar nga kjo dukuri e trafikimit të fëmijëve është se Shteti duhet të hartojë politika të rrepta për sundim rendi dhe ligji duke forcuar shtetin ligjor për mbrojtje të fëmijëve, dhe shoqërinë por edhe duke shqiptuar dënimet e rrepta, ndaj atyre njerëzve të kategorive te grupeve të ndryshme me karrierë

kriminale të cilët merren me trafikim të fëmijëve.

(Autori është bachelor i Filozofisë dhe i drejtësisë si dhe Ma.Sc i Shkencave Juridike Penale)