Kosova Info » Rajoni

Presidenti, emri i parë, Xhezair Zaganjori
Tiranë, 29 maj 2012 – Një listë me emra kandidatësh ka nisur të diskutohet gjerësisht në media me emra kandidatësh për president.

Mes tyre janë juristët Ledi Bianku, Kristaq Traja dhe Xhezair Zaganjori. Po ashtu në listë është edhe emri i Ardian Fullanit dhe emrat e diplomatëve Ferid Hoxha, Artur Kuko dhe Mimoza Halimi.

Më shumë lakohet emri i Zaganjorit, i cili është anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi, u pyet në lidhje me këtë çështje gjatë emisionit “Pesë pyetje nga Babaramo”.

Ai nuk e komentoi emrin e Zaganjorit si kandidatin kryesor të PD, por tha se nesër do ketë një takim me Gramoz Ruçin për të diskutuar kandidatin ose kandidatët e mazhorancës. Patozi tha se mazhoranca është solide. /tema/

Nikolliq: Rruga shkurajuese e një presidenti
Beograd, 29 maj 2012 – Nikolliq nisi një rrugë shkurajuese për presidencën e re, sido që ta  peshosh.

Madje edhe para inaugurimit të tij si president i ri i Serbisë, më 31  maj, Tomisllav Nikolliq, e ofendoi qeverinë në Kroacinë fqinje dhe  ngriti ca flamuj të kuq në Gjeorgji.

Në një intervistë me gazetarin gjerman Majkëll Martens, në “Frankfurter Allgemeine Zeitung”,  Nikoliq tha se “Serbia e madhe” është “ëndrra e tij e parealizuar” dhe e  quajti qytetin lindor të Kroacisë, Vukovarin, një “qytet serb” si dhe  tha se kroatët nuk kanë arsye që të kthehen atje.

“Ekzistojnë ëndrra që njeriu nuk mund t’i përmbushë. Kroacia është  një shtet i njohur ndërkombëtarisht. Kufijtë kroatë janë në Danub dhe  nuk do të ketë ndryshim kufijsh. E njëjta ndodh edhe me Bosnjen”.

“Ëndrra ime, në kohën kur kolapsoi Jugosllavia dhe vendimet e marra se  kush duhej të jetonte atje, nuk është realizuar fatkeqësisht. Dhe siç,  qëndrojnë gjërat, ajo nuk do realizohet”, ka thënë Nikolliq.

Ka reaguar kryetari kroat Ivo Josipoviq:

“Nëse deklarata e zotit Nikolliq nënkupton kthim në idetë e ’90-ta,  unë mund të them në emë të të gjithë qytetarëvë kroatë se ato ide nuk do  realizohen”.

Josipoviq tha se bashkëpunimi mes dy shteteve, do të jetë i mundur, vetëm po që se Nikolliq “ndryshon qëndrimin e tij”.

Ministrja e jashtme e Kroacisë, Vesna Pushiq, e ka quajtur deklaratën e Nikolliqit si “shokuese dhe absolutisht të papranueshme”.

“Po qe se Kroacia dhe Serbia ia duan të mitën qytetarëve të tyre, duhet të bashkëpunojnë,” ka thënë Pushiq.

“Por, për këtë, duhet gatishmëri nga të dyja palët”.

Ministri kroat i veteranëve të luftës, Predrag Matiq, një veteran i luftës i Vukovarit dhe ish i burgosur i luftës, ka reaguar në këtë mënyrë.

“Pajtohem me Nikolliqin se disa ëndrra nuk realizohen kurrë. Unë po  ashtu kam ëndërruar për Klaudia Shiferin, por e kam kuptuar se kjo  ëndërr nuk realizohet”.

Nga ana e tij, Nikolliq ka refuzuar të komentojë.

Përmes një deklarate të lëshuar nga zyra e tij dhe të cituar nga  agjencia serbe e lajmeve, Tanjug, e ka quajtur raportin një “gënjeshtër  të pabesë”.

Gazetari gjerman, Martens, megjithatë, ka ofruar incizimin me zë të intervistës.

Sikur, të mos mjaftonte, Nikolliq shpupuriti puplat edhe me Gjeorgjinë, në komentet e tij, për “Zërin e Rusisë”, më 26 maj, kur ngriti mundësinë që Beogradi t’i bashkohet Rusisë, Nikaraguas,  Venezuelës, Naurus, Vanuatus dhe Tuvalus në njohjen e pavarësisë së dy  rajoneve të Gjeorgjisë, Abkazisë dhe Osetisë Jugore.

Nikolliq hodhi poshët ngjashmëritë në mes të Kosovës dhe dy shteteve  separatiste, duke thënë “Kosova duhet të jenë nën kontrollin e  Beogradit, derisa dy shtete separatiste, e kanë merituar pavarësinë”.

Komentet e Nikollqiti u bënë gjatë vizitës në Moskë, gjatë së cilës,  presidenti Vlladimir Putin premtoi se do t’i japë 800 milionë dollarë  kredi Serbisë për projektet e infrastrukturës.

Komentet kanë ngjallur reagime të pazëshme të zëvendsministrit të jashtëm, gjerogjian, Nino Kalandadze, i cili citoi “relacionet e afërta” mes popullit të Gjeorgjisë dhe atij serb.

“Gjeorgjia, sikurse edhe serbët, e ka zgjedhur rrugën evropiane, që  të dy kërkojnë anëtarësimin në BE. Është e qartë për secilin se BE e  njeh integritetin territorial të Gjeorgjsië brenda kronizave të ligjit  ndërkomëbtar. Kështu që është në interes kombëtar të Serbisë, që të  ndjekë standradet ndërkombëtare”.

Nikolliq ka thënë se Serbia nuk do të “heqë dorë nga Kosova, për hir të anëtarësimit në BE”. (a.i.)

Shkup: Ligji për mediat mbetet pezull
Shkup, 29 maj 2012 – Propozim-ligji për punën e mediave të  huaja në Maqedoni, mbetet për disa muaj pezull në Parlamentin Republikan, pas leximit të parë, me ç’rast pasuan reagime nga opozita si  dhe punonjësit e mediave.

Partia shqiptare BDI u zotua se përmes propozim-amandamenteve do të  eliminojë kufizimet që i parasheh ligji i propozuar nga qeveria.

Por tashmë disa muaj, askush në Parlament nuk di të shpjegojë arsyet pse  ky ligj anashkalohet të vendoset në rend dite në seancat parlamentare.

Ndërkohë, punonjësit e mediave kanë adresuar një sërë vërejtjesh lidhur  me ngecjet e theksuara të dialogut mes Qeverisë së Maqedonisë dhe  Shoqatës së Gazetarëve, sa i përket dekriminalizimit të shpifjes.

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve, Naser Selmani, thotë se përkundër  kërkesave të vazhdueshme drejtuar ekzekutivit, akoma nuk kanë marrë  asnjë përgjigje.

Ai madje thotë se nëse deri në shtator nuk zgjidhjet çështja e  dekriminalizimit, Shoqata e Gazetarëve do t’i shpallë të përfunduara  bisedimet me qeverinë.

“Mendoj se nëse ka vullnet politik nga ana e qeverisë që kjo çështje  vërtetë të zgjidhet, mendoj se mund të arrihet një zgjidhje e cila do  të jetë e pranueshme edhe për ne si shoqatë e gazetarëve ashtu edhe për  qeverinë”.

“Për ne është shqetësues fakti se, për shkak të çështjes së  kompensimeve, sa i përket dekriminalizimit. Për ne dekriminalizimi nuk  paraqet synim të fundit, por dekriminalizimi paraqet vetëm një hap, që  do të hapë shtigje, që do të çonin kah zgjidhja e problemeve me të cilat  përballen mediat gjatë punës në Maqedoni”, thekson Selmani.

Por, zëvendëskryeministrja për çështje të integrimit evropian, Teuta  Arifi, thekson se qeveria ka hedhur disa oferta në pikën më të ndjeshme,  sa i përket dekriminalizimit, dhe shpreson që kjo çështje që përfundojë  gjatë verës, para takimit të ardhshëm mes zyrtarëve të lartë të BE-së  dhe qeverisë.

“Deri më tani, gazetarët si palë, janë informuar për propozimin e  qeverisë sa i përket dekriminalizimit. Faktikisht ne jemi dakorduar në  parim që të dekriminalizohet shpifja dhe në të njëjtën kohë jemi në  bisedim e sipër rreth çështjes së nivelit të dënimeve, për të cilën ka  shumë dilema nga pala e gazetarëve”.

“Shpresoj se ky proces së shpejti do të marrë një epilog pozitiv,  dhe në të njëjtën kohë besoj se me ndihmën e BE-së do të jetë një proces  që do të përfundojë në mënyrë të suksesshme, sa i përket realizimit të  konceptit të përbashkët mes neve si qeveri, dhe Shoqatës së Gazetarëve”.

Arifi thekson pavarësisht sfidave që mund të paraqiten, për të prioritet  mbetet procesi i dilaogimit me gazetarët, si proces i cili është  iniciuar për herë të parë në Maqedoni, me  qëllim që të përmirësohet  gjendja mediatike.

Nga ana tjetër, gazetarët theksojnë se pushteti aktual ka instaluar  kushte për të mbijetuar ekonomikisht vetëm mediat të cilat punojnë në  funksion të politikës aktuale.

“Çështja është se opinioni i përgjithshëm duhet të vetëdijesohet për  rolin e mediave të lira, për informimin e drejtë dhe të balancuar, për  transparencën, sa i përket punës së institucioneve shtetërore. Në këtë  mënyrë të bëhet aleat i yni, mendoj gazetarëve, ngase mediat e  përgjegjshme njëkohësisht janë mbrojtës të interesave të përgjithshme të  qytetarëve, janë zë i popullit kundrejt interesave të politikanëve”, thekson Tamara Causidis – kryetare e sindikatës së gazetarëve të Maqedonisë.

Ndryshe , liria e mediave dhe dekirminalizimi i shpifjes janë ndër  prioritet kryesore që kërkon Bashkimi Evropian, si kusht për përparim e  vendit në proceset euro-integruese.

Ndërkohë, edhe në raportin e fundit të Departamentit amerikan të  Shtetit, në pjesën që ka të bëjë me lirinë e mediave, është apostrofuar  si mjaft shqetësues problemi i ndërhyrjes së ekzekutivit në punën e  mediave. /rel/

Lirohen 5 shqiptarët e Luginës, të arrestuar 4 maj
Beograd, 29 maj 2012 – Gjykata Speciale serbe në Beograd, sipas burimeve të PreshevaNEWS, ka liruar që të pesë shqiptarët e arrestuar më 4 maj, nënë akuzën për krime lufte.

Siç bëhet e ditur në mungesë të fakteve prokuroria speciale për krime lufte në Beograd ka liruar pesë shqiptarët e arrestuar më 4 maj dy ditë para zgjedhjeve lokale, parlamentare dhe presidenciale në Luginën e Preshevës, nënë aktakuzën për krime lufte.

Të arrestuar ishin Sherif Abdyli – koordinator i OSBE-së për Luginën e Preshevës dhe Nadir Sefedini, në Tërnoc, Elhami Salihu, në fshatin Breznicë Mustaf Limani dhe Sevdail Emërllahu që të gjithë këta për krime lufte, përderisa Blerim Duraku nga fshati Breznic është arrestuar me pretekst armëmbajtje pa leje. Izet Qazimi  - vëlla i Komandant Lleshit, dhe Bajram Shabani qenë arrestuar nën  akuzën për pengim të xhandarmërisë në aksionin e arrestimeve.

Papunësia në Bosnjë mbi 44.1 për qind
Bosnje, 29 maj 2012 – Papunësia e regjistruar në Bosnjë e Hercegovinë ka kaluar shifrën 44 për qind, ka bërë të ditur Agjencia e Punës në këtë vend.

Sipas shifrave të saj, mbi 540,000 njerëz kanë qenë të papunë në fund të muajit prill, që përkthyer në përqindje do të thotë 44.1 për qind.

Numri total i të punësuarve në Bosnjë është 688,000.

Topi në Kuvajt, fton investitorët të rrisin praninë në Shqipëri
Kuvajt, 29 maj 2012 – Presidenti Bamir Topi në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetin e Kuvajtit, zhvilloi sot një takim pune me Kryetarin e Dhomës së Tregtisë kuvajtiane, Ali Muhamed Tunajan Al-Ganim. Duke shprehur mirënjohjen për kontributin dhe ndihmesën e vazhdueshme financiare të Shtetit të Kuvajtit për Shqipërinë, Presidenti Topi nënvizoi faktin se marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve tona janë futur tashmë në një terren të natyrshëm bashkëpunimi, duke vlerësuar veçanërisht shkëmbimet tregtare në rritje të bizneseve të vendeve tona, por dhe të bashkëpunimit reciprok të institucioneve përkatëse dhe bashkësive të sipërmarrjes.

Pasi bëri një përshkrim të shkurtër të arritjeve dhe ndryshimeve rrënjësore të Shqipërisë për t`iu përshtatur ekonomisë së tregut, Kreu i Shtetit shqiptar theksoi se vendi ynë ka nevojë për bashkëpunim më të gjerë ekonomik, sidomos me vende të zhvilluara arabe si Kuvajti, duke nënvizuar rolin e rëndësishëm që iniciativat tregtare japin në ndihmë të Shqipërisë dhe përmirësimit të imazhit të saj, si një vend që po zhvillohet dita-ditës, që po ndërmerr reforma të thella, dhe që po bëhet përherë e më shumë tërheqës për investitorët e huaj.

Në këtë kuadër, Presidenti Topi bëri thirrje për më shumë investime të biznesit kuvajtian në vendin tonë me projekte konkrete nëpërmjet organizimit të vizitave më të shpeshta dhe rritjes së bashkëpunimit të ngushtë dhe të drejtpërdrejtë mes Dhomave të Tregtisë së Shqipërisë dhe Kuvajtit, dhe krijimit të kushteve të duhura të kryerjes së aktiviteteve të biznesmenëve kuvajtianë në vendin tonë. Presidenti Topi theksoi: “Biznesi kuvajtian është i mirëpritur në Shqipëri, duke pasur parasysh se mundësitë për investime janë të shumta dhe kuadri ligjor tepër i përshtatshëm. Vendi ynë ofron potenciale të mëdha për të investuar në fushën e infrastrukturës, të energjisë, të burimeve minerale, të turizmit, të hotelerisë, agro-industrisë, blegtorisë, etj., si dhe ofron një sistem fiskal nga më të ulëtit në rajon e më gjerë.”

Kreu i Shtetit vuri në dukje gjithashtu edhe situatën e përmirësuar të paqes dhe stabilitetit që mbizotëron në rajonin e Ballkanit, duke theksuar se tashmë mbarë rajoni është i projektuar tërësisht drejt integrimit në familjen e madhe evropiane dhe në këtë drejtim, investimet e mundshme kuvajtiane mund të shtrihen në mbarë hapësirën rajonale. Në këtë aspekt, “do të ishte me shumë interes dhe e mirëpritur vendosja e një linje ajrore e drejtpërdrejtë Shqipëri-Kuvajt, e cila do të ndihmonte së tepërmi në drejtim të forcimit të lidhjeve, lehtësisë së udhëtimit dhe shtimit të kontakteve si dhe numrit të turistëve nga Kuvajti dhe Gjiri Persik.” – vuri në dukje Presidenti Topi.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Kuvajtit, Ali Muhamed Tunajan Al-Ganim, duke e konsideruar si shumë të rëndësishme vizitën e Kreun e shtetit shqiptar të shoqëruar edhe nga një numër sipërmarrësish shqiptarë, u shpreh se lidhjet mes dy popujve tanë janë shndërruar tashmë në raporte bashkëpunimi, miqësie dhe partneriteti të ndërsjellë, duke vlerësuar në të njëjtën kohë arritjet e Shqipërisë, si dhe duke uruar që së shpejti të bëhet një partner i rëndësishëm ekonomiko-tregtar dhe një aleat për siguri e bashkëpunim. Në këtë drejtim, Kreu i Dhomës së Tregtisë së Kuvajtit shprehu bindjen në forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në dobi të dy vendeve tona si dhe vazhdimësinë e një partneriteti ekonomiko-tregtar afatgjatë mes Kuvajtit dhe Shqipërisë edhe nëpërmjet organizimit të forumeve të përbashkëta dhe të panaireve me prodhime të të dyja vendeve reciproke.

Tiranë: Afër marrëveshjes për kandidatin konsensual presidencial
Tiranë, 29 maj 2012 – Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha u takua me kryetarin e partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, në vazhdën e takimeve për të zgjidhur çështjen e kandidatit presidencial.

Pas takimit, zoti Dule tha se janë të gjitha shanset për të gjetur një kandidat konsensual.

Sipas tij,  kandidati duhet të vijë nga radhët e politikës dhe se janë të gjitha shanset që ai të jetë ish kryeministri Fatos Nano.

Kryeministri Berisha i bëri thirrje opozitës të bëhet pjesë e procesit për konsensus.  Ai tha se janë tre fusha të cilat do të konsiderohen në procesin për zgjedhjen e presidentit: politika, diplomacia dhe drejtësia.

Kryeministri shqiptar tha se nesër në votimin e parë për presidentin nuk do të ofrohet kandidaturë për votim nëse paraprakisht nuk bie dakord me Partinë Socialiste.

Në orën 13:00, kryeministri Berisha do të takohet me kryetarët e partive aleate dhe më vonë gjatë ditës do të mbledhë kryesinë e Partisë Demokratike.

Fitorja në Bujanoc të përcillet me kthim
Bujanoc, 29 maj 2012 – Të zhvendosurit nga Kosova Lindore, që jetojnë në rajonin e Gjilanit, edhe njëherë kanë dëshmuar se e duanvendlindjen, duke marrë pjesë në mënyrë masovike në zgjedhje.

Në Bashkësinë Lokale të Zarbincës, të Malësisë së Bujanocit, e që përfshin disa fshatra, nuk jetojnë më shumë se 100 banorë, por në zgjedhje kanë dalë 1151 votues, që është dëshmi se thirrjes për zgjedhje i janë përgjigjur edhe të zhvendosurit nga këto anë.

Siç thekson Refik Hasani, veprimtar nga Lugina e Preshevës, edhe kësaj radhe të zhvendosurit e rritën numrin e votuesve në komunën e Bujanocit, duke e shtuar fuqinë e shqiptarëve edhe në Asamblenë Komunale të Bujanocit, ngase nga 23 këshilltarë shqiptarë, sa kishte pasur në përbërjen e kaluar, tashti numri është rritur në 30 këshilltarë shqiptarë.

Sipas Hasanit, tashti kur fuqia e shqiptarëve është më e madhe në Asamblenë Komunale të Bujanocit, do të duhej të jetësohej ngritja e zyrës për të zhvendosurit dhe të dëbuarit shqiptarë që tashti jetojnë në Kosovë, Maqedoni, por edhe në vende të tjera. Ai ka thënë se edhe për zgjedhjet në Medvegjë, e të cilat janë shtyrë, do të duhej të kishte një organizim të tillë.

Hasani thotë se tashti do të duhej të nisnin edhe ofertat serioze për kthim të të zhvendosurve në trojet e tyre dhe ky kthim do të duhej të ishte i mbikëqyrur nga OSBE, ngase ka qytetarë që duan të kthehen në bashkësitë lokale të Banjës së Sijarinës, Tupallës, Zarbincës, Muhocit e të Karadakut të Preshevës. Këtyre të kthyerve duhet ofruar kushte, ndryshe druhet se ato treva do të zbrazen edhe më shumë.

“Do të duhej të bëhej regjistrimi i të zhvendosurve, shikimi i mundësive për krijimin e parakushteve për kthim të qëndrueshëm, rregullimi i infrastrukturës, të kthyerit të ndihmohen me mjete të punës e bagëti, rregullim të shtëpive të dëmtuara e realizimin e projekteve serioze që do të mundësonin kthimin”, ka thënë Refik Hasani. /zëri/

Nikolliq e Tadiq bashkërendojnë prioritetet
Beograd, 28 maj 2012 – Presidenti i zgjedhur i Serbisë,  Tomisllav Nikoliq dhe ish presidenti Boris Tadiq njoftuan se do të  punojnë së bashku për të zgjidhur të gjitha çështjet e rëndësishme, duke  nisur nga Kosova, integrimi në BE e deri te ekonomia.

Nikoliq dhe Tadiq në paraqitje prara gazetarëve në presidencën serbe  thanë se kusht për për të trajtuar këto çështje sa më shpejt të jetë e  mundur, është formimi i Qeverisë së Serbisë.

Ndërkaq, Nikoliq tha se “nuk do të ngurojë t’ia japë mandatin, atij që siguron shumicën prej 126 deputetëve në Kuvend.”

Nikoliq dhe Tadiq, që para 10 ditësh, në kuadër të fushatës kanë akuzuar  njëri-tjetrin për përfshirje në kriminalitet dhe për shkatërrim të  Serbisë, sot kanë shfaqur  “marrëdhënie të mira”, derisa Tadiq ka thënë  do të “jetë një kënaqësi e madhe për të marrë pjesë në inaugurimin e  Nikoliqit”.

Nikoliq ka thënë se me Tadiqin ka rënë dakord për “intensifikimin e  bisedimeve” për arritjen e një konsensusi për Kosovën, sepse siç ka  thënë kjo nuk është edhe një pyetje për kryetarët e shteteve apo  kryeministrin, por për të gjithë qytetarët”.

Kreytari i Partisë Demokratike të Serbisë, Boris Tadiq, ka pranuar që të jetë mandatar i qeverisë së re të Serbisë.

Bosnje: Arrestohet çifti që mbylli vajzën për 8 vjet
Bosnje, 28 maj 2012 – Një çift i Bosnjes është arrestuar nën akuzat se e kanë skllavëruar dhe e kanë mbajtur të mbyllur një vajzë gjermane, për tetë vjet me radhë.

Milenko Marinkoviq dhe Sllavojka gruaja e tij, janë ndaluar në një fshat në rajonin e Tuzllës më 17 maj, pasi një fqinj i ka informuar autoritetet.

Policia tha se vajza, e cila u gjet në gjendje të dobët fizike dhe psikologjike, i është nënshtruar “trajtimit çnjerëzor dhe torturave.”

Prokurorët thanë se vajza, tani 19 vjeçare, e kishte të ndaluar të takonte njerëzit dhe po ashtu nuk lejohej të shkonte në shkollë.

Nëna e vajzës, një shtetase gjermane, kishte qenë një herë e martuar me Millenko Marinkoviqin.

Hetuesit e kanë marrë në pyetjen nënën e saj, në cilësinë e dëshmitares.