Kosova Info » Kosova

Kush janë të arrestuarit e djeshëm nga EULEX-i
Prishtinë, 30 maj 2012 – Biznesmeni i derivateve të naftës nga Mitrovica, Mentor Beqiri, ia ka parë sherrin bashkëpunimit me Zvonko Veselinoviqin. Ai dhe disa biznesmenë tjerë shqiptarë dhe serbë nga Mitrovica dyshohet se qe dhjetë vjet kanë bërë kontrabandë me naftë në Kosovë. Për ta dyshohet se naftën e kanë përzier me vaj bazik në një depo në fshatin Uglar dhe e kanë shitur nëpër shumë pompa të benzinës gjithandej Kosovës.

Veprimtaria e tyre ka disa vjet që është duke hetuar nga EULEX-i. Ndërkaq, tek të martën, misioni i BE-së ka marrë një aksion kundër të dyshuarve, dosjen e të cilëve e ka parë dhe botuar “Koha Ditore”.

Policia e EULEX-it ka arrestuar Mentor Beqirin, vëllanë e tij, Albertin, dy vëllezërit tjerë Jahë dhe Alban Osmanin nga Vushtrria, Halil Hasanin nga fshati Banjskë i Vushtrrisë, dhe një person tjetër, identitetin e të cilit gazeta nuk ka arritur ta zbulojë, të gjithë nën dyshimet se janë marrë me kontrabandë të derivateve të naftës. Përveç kontrabandës, ata dyshohen edhe për krim të organizuar, evazion fiskal, shmangie mashtruese të taksave importuese, si dhe pastrimit të parave. Disa  nga të arrestuarit e së martës, në mesin e tyre edhe Mentor Beqiri, janë arrestuar nga drejtësia kosovare edhe tri herë të tjera, një herë në vitin 2006, pastaj në vitin 2007 dhe në vitin 2009, por asnjëherë prokurorët përgjegjës nuk kishin ngritur aktakuzë ndaj tyre, dhe për pasojë ishin liruar.

Me kërkesë të prokurorit të EULEX-it, Jonathan Rratel, ata janë arrestuar sërish këtë të martë për t’u përballur me disa akuza.

Të dyshuarit që janë pronarë dhe bashkëpronarë të disa bizneseve mes tjerash“, “BT-Petroll”, NTP “Jamo”, ShPK “Mab” dhe ”Oil Kosova”, janë marrë në pyetje nga prokuroria e EULEX-it dhe pritet që të martën të dalin para gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit.

Mentor Beqiri ka qenë njëri nga emrat më të përmendur në një dosje të publikuar javë më parë nga “Koha Ditore” për Zvonko Veselinoviqin, njeriun që vlerësohet si “kapo” i krimit të organizuar në veri dhe bashkëpunëtorët e tij.

Dëmi që ka pësuar Kosova financiarisht nga kontrabanda vlerësohet se është 30 deri në 35 milionë euro në vit. Kompanitë që kontrollohen nga Zvonko Veselinoviq kanë importuar në vlerë mbi 22 milionë euro. Invazioni fiskal është mbi 14 milionë. Shuma e përgjithshme e dëmit vlerësohet të jetë rreth 400 milionë euro. Një shumë e parave që dyshohet se janë fituar në mënyrë kriminale nga kontrabanda ishin depozituar në njërën nga bankat e Kosovës nga Jevro Panteliq, njëri nga të besuarit e Veselinoviqit.

Arrestimin e të dyshuarve e ka konfirmuar EULEX-i.

Zvonko Veselinoviq kontrollon mbi 15 firma të ndryshme tregtare. Shumica të regjistruara në Kosovë.

Për “Grupin e Zvonkos” dhe bashkëpunimin e tyre me Mentor Beqirin dhe biznesmenë tjerë shqiptarë kanë raportuar edhe mediet ndërkombëtare, përfshirë prestigjiozen amerikane “New York Times”.

Agjencia Kundër Korrupsionit ia fsheh konfliktin e interesit Pacollit
Prishtinë, 30 maj 2012 – Behgjet Pacolli është biznesmen dhe zyrtar i lartë qeveritar. Ligji e kualifikon si konflikt interesi nëse zyrtari i lartë firmos në emër të bizneseve, por mekanizmi që interpreton ligjin, Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), e ka thënë të kundërtën në një rast të hapur për këtë politikan miliarder.

AKK-ja ka dëgjuar vetëm versionin e Pacollit kur ka vendosur të martën ta mbyllte rastin që fliste për veprimtarinë e tij prej përfaqësuesi të një konsorciumi evropian, gjatë kohës sa ushtron edhe funksionin prej zëvendëskryeministri. Objekt shqyrtimi nuk e kishte pasur memorandumin që e gjen Pacollin në konflikt interesi. U është referuar dy të tjerëve, për të dhënë përfundimin se Pacolli “kishte firmosur në emër të Qeverisë”.

E, megjithëkëtë, Zyra e Kryeministrit prej kohësh e ka përgënjeshtruar të tillë version, kur pati reflektuar në kontekst të lajmit të publikuar në Nigeri se Kosova ishte zotuar të bënte investime miliardash në këtë vend afrikan. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, saktë dy muaj më parë, pati thënë në një konferencë shtypi se firmosja e memorandumeve në emër të konsorciumit evropian dhe zotimet e dhëna në to nuk ishin zotime të Qeverisë. “Aktivitet privat” të Pacollit, e pati cilësuar Kuçi.

Edhe të martën Kuçi ka thënë të mos jetë në dijeni për ndonjë memorandum që është nënshkruar në emër të Qeverisë, për investime në Nigeri.

Dy muaj më parë “Koha Ditore” pati publikuar përmbajtjet e dy memorandumeve të mirëkuptimit, të cilat Pacolli i kishte firmosur në cilësinë e përfaqësuesit të kompanisë “Seagas”. Ato mbajnë datën e 15 shtator, respektivisht 16 shtator 2011. Njëri është me ministrin e Tregtisë dhe të Investimeve të Nigerisë, Olusegun Aganga, e tjetri me përfaqësuesin e kompanisë “GreenSpring Ltd”. Gazeta argumentoi se kjo përbënte shkelje ligji.

Bazuar në publikimin e gazetës, AKK-ja pati hapur rast. Dhe të martën e ka mbyllur, duke thënë se nuk ka gjetur konflikt interesi.

“Pas analizës së dokumenteve të ofruara, është konstatuar se në memorandumet e nënshkruara në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga zëvendës (sic!) kryeministri Pacolli, dhe Konzorciumit të firmave Oceanmar Services LTD e Seagas Internacional LTD, me Qeverinë e Nigerisë, nuk ka asnjë lloj papajtueshmërie të funksioneve”, thuhet në arsyetimin e vendimit. “Sipas dokumenteve që Agjencia Kundër Korrupsionit i ka siguruar, në të gjitha këto raporte, ztr. Behxhet (sic!) Pacolli  ka përfaqësuar Republikën e Kosovës dhe në asnjë nga këto prova, nuk shihet se ztr. Pacolli është përfaqësues i firmave private ndërkombëtare”.

Dhe është memorandumi i lidhur ndërmjet Qeverisë së Nigerisë dhe konsorciumit “Seagas Services Ltd” që flet për rrethanë krejt tjetër. Kurrkund, as në preambulë dhe as në gjithë përmbajtjen e memorandumit katërfaqësh, e madje as në pjesën ku janë vënë nënshkrimet, nuk i përshkruhet asnjë kapacitet tjetër Pacollit, pos si përfaqësues i konsorciumit evropian. Kurrkund nuk përmendet Kosova dhe as Qeveria e Kosovës.

Në memorandumin ku Pacolli nuk firmos në emër të Qeverisë, por të kompanisë, është përmendur ndërtimi dhe funksionalizimi i një rafinerie nafte në Nigeri, ndërtimi dhe funksionalizimi i një impianti të energjisë elektrike, një projekt-banimi për strehim, krijimi i një rrjeti për transmetimin e energjisë elektrike, krijimi i një fabrike për prodhimin e tubave, një projekt për kryerje punësh në një port detar, ndërtimi i një hoteli me pesë yje në Nigeri, heqja e naftës së papërpunuar, një projekt për ujin në industrinë e energjisë, si dhe një projekt për banka.

Hetimi i ShIK-ut në dilemë
Prishtinë, 30 maj 2012 – Deputeti i “Vetëvendosjes”, Florin Krasniqi, duket se ka dështuar në nismën e tij për ngritjen e një komisioni të veçantë hetimor parlamentar për hetimin e Shërbimit Informativ të Kosovës (ShIK), dhe shërbimeve tjera sekrete të partive politike.

Krasniqi edhe pas dy muajsh të iniciativës së tij për krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për hetimin e ShIK-ut, duke mos amnistuar edhe shërbimet informative sekrete të partive politike, ka arritur t’i mbledhë vetëm 22 nënshkrime, nga 40 sa kërkohen.

Sipas tij, problem kryesor se pse iniciativa e tij ka mbetur në gjysmë të rrugës, është mospërkrahja e partisë më të madhe opozitare, LDK-së, e cila siç ka thënë Krasniqi, konsideron se shërbimet informative duhet të hetohen nga Prokuroria dhe jo nga Kuvendi i Kosovës.

Por, jo vetëm nisma e deputetit të Vetëvendosjes, nuk po arrin sukses, pasi që edhe iniciativa e parë e deputetit të AAKsë, Burim Ramadani, ka dështuar për mungesë të mbështetjes nga deputetët e legjislativit.

Megjithatë, Florin Krasniqi, i cili është edhe kryetar i Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e AKIsë, thotë se nuk do të heqë dorë nga nisma e tij për zbardhjen e së vërtetës mbi veprimtarinë 10-vjeçare të ShIK-ut.

E marrim teposhtëzen
Prishtinë, 30 maj 2012 – Sektori që i shpëtoi krizës financiare e ka marrë teposhtëzen në tre muajt e parë të këtij viti. Statistikat për këtë periudhë dëshmojnë se depozitat e kosovarëve kanë rënë për 13.6 milionë euro. Ekonomistët kosovarë thonë se kushtet jo të favorshme të bankave dhe kriza po ndikojnë që qytetarët të mos ia besojnë paratë këtij sektori.

Fillimi i këtij viti i ka gjetur kosovarët me më pak para në banka. Të dhënat e bankave komerciale për tremujorin e parë të këtij viti dëshmojnë se qytetarët kanë filluar të mos ia besojnë paratë sektorit që i shpëtoi krizës financiare.

Gjatë kësaj periudhe depozitat kanë rënë për 13.6 milionë euro që nga dhjetori i vitit të kaluar. Në total ato kapin shumën 2.086 miliardë euro.

Në anën tjetër, në fund të marsit janë rritur kreditë e lëshuara, të cilat krahasuar me dhjetor 2011 shënuan rritje për 19.2 milionë euro apo 1.1 për qind, që në total kapin shumën prej 1.695 miliardë eurosh.

Këto janë të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila nuk e sheh si shqetësim trendin në rënie të depozitave nëpër banka.

“Lëvizjet e potencuara më lart në shumën e kredive dhe depozitave gjatë kësaj periudhe janë normale. Analizuar trendin e depozitave në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shihet se depozitat në muajin mars 2011, krahasuar me muajin dhjetor 2010, kanë shënuar rënie për 19.0 milionë eurosh apo 1.0 për qind”, thotë Besnik Kada, zëdhënës i BQK-së. /express/

Kërkon të vërtetën
Pejë, 30 maj 2012 – Flurije Shabi, nëna e të riut të vrarë javë më parë, Fidan Shabi, kërkon ndihmë financiare për të zbardhur më shpejt motivin e vërtetë të ekzekutimit të të birit. Ajo thotë se hetimet e ngadalta të policisë e kanë detyruar të kërkojë avokat, të cilin shpreson ta paguajë me të hollat që do t’i mbledhë nga xhirollogaria e hapur. Por deri më tash, askush nuk i ka ndihmuar. Madje, as avokatët në Pejë nuk kanë pranuar të merren me rastin e saj.

Nuk i pritet të marrë vësh se çka ka ndodhur, prandaj ka vendosur t’i marrë vetë gjërat në dorë.

Flurije Shabi nga Peja, nëna e të ndjerit Fidan Shabi, i vrarë javë më parë, akt që dyshohet se është kryer nga Besarta Kastrati, është lodhur nga fjalët që po dëgjon.

Versionet e ndryshme se si i biri ka humbur jetën, e kanë lodhur.

Si nënë e viktimës, deri më tash nuk ka marrë asnjë informacion nga policia për hetimet.

Prandaj, ka vendosur që me forcat e saj dhe ndihmën e popullit, ta zbardhë vrasjen e të birit.

Nëna e Fidan Shabit ka vendosur të kërkojë publikisht ndihmë financiare për të angazhuar avokatë.

Flurija, para një jave ka hapur një xhirollogari bankare, nëpërmjet së cilës pret që qytetarët t’i vijnë në ndihmë me të holla.

Me paratë e grumbulluara, mendon ta paguajë avokatin Haxhi Millaku, avokatin e angazhuar për këtë çështje.

Këtë veprim, Flurija thotë se është detyruar ta ndërmarrë vetëm për një arsye.

“Nuk po mund të fle e qetë pa e ditur arsyen pse ma vranë djalin. E deri tash, askush nuk më ka treguar motivin”, thotë ajo për Express.

Mustafi nga burgu fton boshnjakët të veprojnë si serbët
Prishtinë, 29 maj 2012 – Shefi Task-Forcës kundër korrupsionit në Prokurorinë Speciale të Kosovës, prokurori Nazmi Mustafi, i arrestuar muaj më parë nën dyshimin për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit, përmes një letre të siguruar nga Telegrafi, ka kërkuar nga politikanëve dhe deputetëve boshnjakë në Kuvendin e Kosovës ta mbrojnë, siç ka thënë ai, nga torturimi që po bëhet duke e mbajtur pa fakte në paraburgim.

“Fillimisht ju përshëndes dhe kërkoj nga ju që të ndani pak kohë për mua duke lexuar këtë letër që po ua dërgoj. Nuk do t’ju kisha shkruar sikur gjërat të qëndronin ndryshe nga ajo që do t’ju them më poshtë”, thuhet në fillim të kësaj letre të prokurorit Mustafi dërguar politikanëve dhe deputetëve boshnjakë të Kosovës.

“Kjo që po ndodh është sulm politik ndaj meje dhe familjes sime, por edhe ndaj popullit boshnjak, sepse si profesionalistë jam duke i penguar dikujt. Këtë ua them me sinqeritet dhe e di se kujt jam duke i penguar”, shkruan Mustafi pa përmendur emra konkretë.

“Nuk kam qenë kurrë i korruptuar, por kam qenë punëtor di devotshëm, shembull. Ky është një presion i madh ndaj meje dhe familjes ime. Gjendja ime shëndetësore, por edhe e familjes sime është përkeqësuar. Siç e dini, motra ime është e sëmurë, po ashtu gjendja ime shëndetësore është përkeqësuar dhe për këtë e keni kopjen-dëshmi mjekësore të cilën e ka avokati im. Megjithëkëtë vazhdojnë të më mbajnë në paraburgim”.

“Andaj, ju lutem, bashkohuni përpara Ambasadës amerikane dhe përpara EULEX-it dhe më mbroni nga terrori i mëtutjeshëm, pa fakte, që po bëhet ndaj meje dhe familjes sime. Merrni shembull kur një serb arrestohet në veri të Mitrovicës, protestojnë të gjithë, siç është rasti i ‘kontejnerit’, dhe serbi i arrestuar lirohet menjëherë. Vallë për ne boshnjakët nuk ka drejtësi?”, shkruan Mustafi.

“Ju lumet organizohuni, mblidhni nënshkrime nga qytetarët, nëse duhet organizoni edhe protesta, apo kërkoni mbrojtje për mua nga Ambasada amerikane apo EULEX-i. Mos harroni se në kuadër të ligjit, i kam ndihmuar mjaft popullit tim, këtë e dinë shumë veta, përfshi edhe ju – përfaqësues të boshnjakëve në parlamentin e Kosovës. Nuk kërkoj nga ju të përziheni në çështje gjyqësore, por kërkoni drejtësi. Pse më mbajnë të sëmurë dhe pa fakte në paraburgim? Nga çka frikësohen? Gjithçka është e montuar. Andaj, edhe njëherë ju lutem përdoreni autoritetin tuaj dhe më ndihmoni, sepse që nga 2 prilli i këtij viti po mbahem padrejtësisht në paraburgim”, citohet të ketë shkruar Mustafi në letrën që portali Telegrafi deklaron ta ketë parë. /telegrafi/

Çeku: Në qershor, NATO vulos kapacitetet e FSK-së
Prishtinë, 29 maj 2012 – Në qershor pritet që Këshilli Veriatlantik i NATO-s të aprovojë arritjen e kapaciteteve të plota operacionale dhe saktësimin e raporteve ndërmjet NATO-s dhe FSK-së, ka thënë ministri Agim Çeku, për “Tribuna Shqiptare”.

Pakoja e Ahtisaarit nuk lejon që statusi i FSK-së të ndërrojë deri në qershor të vitit të ardhshëm, por Çeku thotë se deri atëherë patjetër se di t’i plotësojë kushtet për të funksionuar si ushtri.

Çeku ka njoftuar se për herë të parë këtë vit do të dërgojnë gjashtë ushtarë për t’u shkolluar në akademinë më prestigjioze amerikane, West-Point.

Ndërkohë, gjeneral Çeku e konsideron privilegj faktin se u ka ligjëruar ish-luftëtarëve libianë për t’u integruar në jetën e përditshme.

Kuvendi me rregullore të re, mocionet do të jenë detyruese
Prishtinë, 29 maj 2012 - Nuk dihet se si do të veprojë kryekuvendari, Jakup Krasniqi kur në ndryshimet e reja që po bëhen në Rregulloren e Punës të Kuvendit të Kosovës, do të thuhet se rekomandimet dhe mocionet e Kuvendit janë vendime që duhet të zbatohen nga Qeveria. Se këto ndryshimet po bëhen dhe se shumë shpejt do t’i dorëzohen seancës për miratim e ka konfirmuar kryetari i Nënkomisionit për Rregulloren e Punës, Armend Zemaj. Ai ka thënë se në Rregulloren e re të Kuvendit do të precizohet qartë se rekomandimet kur votohen në Kuvend shndërrohen në vendime, të cilat Qeveria e ka për obligim t’i zbatojë.

Megjithatë, pak më ndryshe e komentojnë këtë çështje anëtarët e partive të pushtetit nga ky Nënkomision parlamentar. Sipas tyre, rekomandimet janë vendime politike që duhet t’i zbatojë Qeveria, por nuk janë vendime që prodhojnë efekte juridike apo ligjore, sepse vetëm Kushtetuta dhe ligjet kanë natyrë juridike. /koha/

“ShIK-u i raportonte Thaçit”
Prishtinë, 29 maj 2012 – Nazim Bllaca sërish ka akuzuar persona kyçë të Partisë Demokratike të Kosovës për përfshirje në krimetqë i ka kryer Shërbimi Informativ i Kosovës. Bllaca gjatë vazhdimit të dëshmisë së tij, të martën në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka shkuar më larg, duke e përmendur edhe kryeministrin Hashim Thaçi si person të cilit i ka raportuar ShIK-u.

Se Shërbimi Informativ i Kosovës i ka raportuar Hashim Thaçit, Bllaca e ka thënë në pyetjen e mbrojtjes së Fahredin Gashit, avokatit Tahir Rrecaj, i cili mes tjerash e ka pyetur Bllacën për organizimin e ShIK-ut, shërbim në të cilin Bllaca pretendon se ka shërbyer disa vite.

Për të bëmat në këtë shërbim ai tashmë është dëshmitar bashkëpunues i EULEX-it ndërsa të martën në gjykatë ai ka vazhduar dëshminë e tij kundër të akuzuarve në rastin e koduar si “Bllaca 2”. Në këtë rast të akuzuar për vrasjen e Salih Gashit e për dy vrasje në tentativë janë Sadik Abazi, Fahredin Uka, Shaban Syla, Bekim Syla, Driton Hajdari e Fahredin Gashi.

Bllaca në cilësinë e dëshmitarit bashkëpunues ka thënë se nuk mund të tregojë për organizimin e shërbimit për të cilin ka punuar disa vite, por ka thënë se në atë shërbim, ai vetë e ka pasur pozitën e ekzekutorit të terrenit.

“Drejtoritë dhe organizimin e ShIK-ut nuk mund ta tregoj sepse unë kam qenë ekzekutor i terrenit. Në krye e di që ka qenë Kadri Veseli, Fatmir Xhelili e Ferat Shala. Me këta dy të fundit jam takuar e me Kadriun jo”, ka thënë Bllaca, gjatë seancës së mbajtur nën masa të rrepta të sigurisë në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

Gjatë kësaj seance Bllaca në një moment ka drejtuar një kërkesë rreth sigurisë së tij në shtëpi, por kryetari i trupit Gjykues i ka thënë se për këtë brengë do të diskutojnë në një seancë të mbyllur.

Pa ia përfillur kërkesën, Bllaca ka vazhduar të përgjigjet në pyetjet e parashtruara nga mbrojtja duke ironizuar herë pas here pyetjet e bëra. Ai nuk ka dashur të përgjigjet dhe mbi rregullat konform të të cilave ka vepruar ShIK-u, derisa ka thënë se nuk ka pasur dijeni ndërsa ka shtuar se mund të flasë vetëm për grupin me të cilin ka punuar ai.

“Për grupin tonë ka qenë që të zgjohemi në mëngjes e ta përcjellim njeriun deri në vrasje”, ka thënë Bllaca.

Duke e kontestuar veprimtarinë e Bllacës në ShIK, mbrojtësi i Fahredin Gashit e ka pyetur Nazim Bllacën edhe për kodin që ai ka mbajtur “Seiko”. Bllaca gjatë kësaj seance nuk ka folur për kode të tjera.

“E di vetëm kodin tim në ShIK të tjerët jo. Unë e di që ShIK-u ka vrarë njerëz në Kosovë”, ka thënë Bllaca. /zëri/

Një delegacion i veteranëve nga Kroacia u pritën në MFSK
Prishtinë,  29 maj 2012  - Ministri dhe komandanti i  FSK-së, Agim Çeku dhe gjenerallejtënant Kadri Kastrati, kanë prit sot,  në ambientet e Ministrisë, një delegacion të Veteranëve të Luftës të  Kroacisë të udhëhequr nga kryetari Ratko Dragoviç dhe koloneli Ivica  Pangja.

Ministri i FSK-së, Agim Çeku me këtë rast ju ka dëshiruar  mirëseardhje veteranëve kroatë në Kosovë. “Veçanërisht më gëzon kjo  ide, për vizitën e juaj në Kosovë, sepse ky është një respekt për ne,  por edhe ne kemi respekt për ju dhe Kroacinë”.

Ministri Çeku, më  pastaj i njoftoi veteranët kroatë për luftën që populli i Kosovës ka  bërë për liri, për ndërtimet e institucioneve të Shtetit të Kosovës, si  dhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për arritjet e kapaciteteve  operacionale dhe për bashkëpunimin e mirë, që FSK-ja, ka me shtetet e  rajonit dhe më gjerë. “Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me  Kroacinë si dhe me Ushtrinë e Kroacisë, ku kemi nënshkruar edhe një  marrëveshje bashkëpunimi të dyanshëm, në mes të dy ministrive tona.

Ne,  falë edhe ndihmës së Kroacisë, po ndërtojmë FSK-në me standardet më  bashkëkohore të shteteve të NATO-s. Vizita e bashkëluftëtarëve të mi,  është një nder i veçantë për mua. Më vjen mirë që nuk e kanë harruar  luftën tonë dhe vlerat tona të përbashkëta, tha në fund ministri Agim  Çeku.

Ndërsa, kryetari i Veteranëve të Kroacisë, Ratko Dragoviç i  njohur me llagapin luftarak “Klek” tha se; “kemi një respekt të madh  për bashkëluftëtarët tanë, për këtë, jemi sot këtu, që t’i falënderojmë  kosovarët për atë që kanë dhënë për ne, dhe të vazhdojmë bashkëpunimin  me veteranët e Kosovës”.

Në fund u shkëmbyen dhurata të dyanshme. /KI/