
SharePortugali, 3 shtator 2010 – Në Portugali, gjashtë burra dhe një grua janë shpallur fajtorë për qindra akuza për abuzim seksual të fëmijëve, për dhunim të fëmijëve dhe për drejtim të një rrjeti pedofilie në një shtëpi për fëmijët e pastrehë në Lisbonë gjatë viteve të ‘90-ta.
Gjykimi, i cili zgjati gjashtë vjet dhe [...]

ShareOhio, 3 shtator 2010 – Nëna nga shteti amerikan i Ohios për herë të dytë lindi fëmijën rrugës për në spital, pasi fëmija ishte i padurueshëm dhe nuk mundi të priste mbërritjen në spital.
Christina Schuler lindi të enjten në ulësen e pasme të automjetit. Burri i saj u detyrua ta ndalë automjetin rreth dy kilometra [...]

ShareTaxhikistan, 3 shtator 2010 – Të paktën një njeri u vra 25 njerëz u plagosën kur një automjet bombë u hodh në erë në një stacion policie në Taxhikistanin verior.
Sulmi ndodhi në stacionin policor në Kuxhand, qyteti i dytë për nga madhësia, 350 km në veri të kryeqytetit Dushanbe.
Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, [...]

SharePakistan, 3 shtator 2010 – Policia e Pakistanit tha se më shumë se 40 njerëz kanë vdekur sot kur një bombë shpërtheu në mes të një tubimi të shiitëve në qytetin jugperëndimor Keta.
Sulmi raportohet se është kryer nga një sulmues vetëvrasës, i cili e hodhi veten në erë në çastin kur mijëra [...]

ShareK. Jugore – SHBA, 3 shtator 2010 – Korea e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara do të mbajnë stërvitje detare të nëndetëseve, në atë që ushtria amerikane e përshkroi si “mesazh i qartë zbrapsës për Korenë e Veriut”.
Stërvitjet do të mbahen nga e diela deri të enjten në bregun perëndimor të gadishullit korean.
Stërvitjet [...]

Share“New York Times”
Nju Jork, 3 shtator 2010 – Kundërthëniet rreth qendrës kulturore islamike të propozuar për t’u ndërtuar në afërsi të vendit ku dikur ndodheshin Kullat binjake, na kanë dhënë shumë arsye për të qenë të zhgënjyer.
Ata që duhet të qëndronin në radhën e parë të mbrojtjes së lirive dhe tolerancës fetare janë [...]

SharePakistan, 3 shtator 2010 – Një shpërthim vdekjeprurës ka ndodhur në një tubim të shiitëve në qytetin jugperëndimor Keta të Pakistanit.
Policia tha se të paktën 22 njerëz kanë vdekur dhe shumë janë plagosur.
Raportohet se shpërthimi ka ndodhur kur një njeri e hodhi veten në erë në çastin kur mijëra shiitë ishin mbledhur për [...]

SharePakistan, 3 shtator 2010 – Policia pakistaneze tha se të paktën një njeri e ka humbur jetën në sulmin vetëvrasës në një xhami që i përket një sekti minoritar.
Policia tha se sulmuesi ishte përpjekur të hyjë në xhaminë Ahmadi në qytetin Mardan, por ishte penguar nga rojet dhe kishte hedhur veten në [...]

ShareMeksikë, 3 shtator 2010 – Në kryeqytetin e Meksikës, ushtria ka luftuar me persona të armatosur përgjatë kufirit me SHBA-të. Një zëdhënës i ushtrisë meksikane tha se 25 persona të dyshuar janë vrarë në këtë përballje me ushtrinë në qytezën General Trevino.
Përballja nisi kur ushtarët që patrullonin në afërsi të një ferme [...]

ShareKanada, 3 shtator 2010 – Garda bregdetare e Kandasë njofton se një cisternë me karburante gjendet shumë afër ujit të cekët ndërsa tani rrezikon që të derdhë në det 9 milion litra naftë. Një zëdhënës i kësaj garde i ka thënë agjencisë franceze, AFP, se deri më tani nuk është verifikuar asnjë rrjedhje e [...]

ShareJaponi, 3 shtator 2010 – Qeveria e Japonisë i ka miratuar sanksionet e veta kundër Iranit, përfshirë edhe bllokimin e pasurisë së zyrtarëve iranianë të ndërlidhur me programin atomik të Iranit.
Japonia, poashtu, njoftoi se do t’i suspendoj çfarëdo investime të reja të naftës dhe të gazit në Iran, por nuk ka [...]

ShareRusi, 3 shttor 2010 – Mediat ruse po raportojnë për zjarre të reja në Rusi si pasojë e të cilave kanë humbur jetën dy personave ndërsa 10 të tjerë janë lënduar. Zjarret janë raportuar në afërsi të qyteteve, Volgograd dhe Saratov në jug të Rusisë.
Agjencia e lajmeve Interfaks raporton se Presidenti [...]

ShareSHBA, 3 shtator 2010 – Zjarri që kishte shpërthyer mbrëmë në një platformë të naftës dhe gazit në Gjirin e Meksikës është fikur.
Ky zjarr në bredgetin e Luizianës kishte zgjatur për disa orë.
Të 13 personat, që ishin në platformë, kanë shpëtuar pa lëndime.
Raportet për rrjedhjen e naftës janë hedhur poshtë nga Roja Bregdetare e Shteteve [...]

ShareAfganistan, 3 shtator 2010 – Vizita e sekretarit amerikan të mbrojtes, Robert Gejts, në Afganistan, është hedhur në plan të dytë, nga një sulm ajror i NATO-s në pjesën veriore të Afganistanit.
Presidenti afgan, Hamid Karzai, tha se nga sulmi janë vrarë dhjetë punonjës të fushatës zgjedhore.
Duke folur në Kabul, së bashku me [...]

ShareSHBA, 3 shtator 2010 – Izraeli dhe palestinezët janë pajtuar për një seri të bisedimeve direkte.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, dhe presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abas, janë pajtuar që përsëri të takohen më 14 dhe 15 të këtij muaji, pas bisdimeve të mbrëmshme në Uashington, që ishin negociatat e para të [...]

ShareGjiri i Meksikës, 2 shtator 2010 – Një platformë e naftës në Gjirin e Meksikës ka eksploduar, afër vendit ku në muajin prill kishte shpërthyer një rezervoar nënujor i kompanisë British Petroleum.
Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara tha se askush nuk ka pësuar nga shpërthimi, që ndodhi sot, afër 130 kilometra [...]

ShareGjeorgji, 2 shtator 2010 – Kryeministri i Gjeorgjisë sot ka akuzuar Rusinë se ka shkelur një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga BE që ndaloi luftën e vitit 2008 në mes të Rusisë dhe Gjeorgjisë.
Nika Gilauri gjatë vizitës në Lituani tha se Moska ka shkelur marrëveshjen 6 pikëshe që është nënshkruar nga [...]

ShareSHBA, 2 shtator 2010 – Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka hapur sot bisedimet izraelito palestineze në kryeqytetin amerikan duke bërë thirrje që “të zgjidhen të gjitha çështjet thelbësore brenda një viti”.
“Vendimi për tu ulur në këtë tryezë nuk ishte i lehtë. Ne i kuptojmë dyshimet dhe skepticizmin të cilat i [...]

ShareAfganistan, 2 shtator 2010 – Gjenerali gjerman, Egon Ramms, shefi i operativës së forcave të NATO-s në Afganistan ka kritikuar sot Presidentin Hamid Karzai, për dështim në ofrimin e përkrahjes për forcat e NATO-s. Këto forca janë në Afganistan për të luftuar grupin radikal, Talibanët.
Ramms në një intervistë për gazetën gjermane [...]

ShareRusi, 2 shtator 2010 – Policë rusë sot kanë bastisur zyret e një reviste javore opozitare, e cila njihet për raportimet e publikuara ku flitet për korrupsionin e nivelit të lartë.
Zëvendësredaktori i revistës, Ilija Barabanov, i ka thënë Radios Evropa e Lirë në Moskë se stafi i revistës beson që bastisjet [...]

ShareAfganistan, 2 shtator 2010 – Sekretari i mbrojtjes së SHBA-ve, Robert Gejts, ka arritur sot në Kabul për të takuar komandantin e NATO-s, Gjeneralin Dejvid Petreus dhe Presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai.
Shefi i Pentagonit gjithashtu pritet të vizitoi trupat amerikane. Gejts shkoi në Afganistan nga Iraku ku morri pjesë në ceremonitë [...]

ShareGushti ishte muaji më i përgjakshëm këtë vit që regjistroi humbjen e plot 100 jetëve civile në Irak.
Raporti u publikua nga autoritetet vendase vetëm një ditë pasi presidenti amerikan, Barak Obama njoftoi dhënien fund të operacioneve luftarake në Irak.
Megjithë situatës së rëndë të sigurisë, forcat politike në Bagdat ende nuk kanë [...]

ShareKatar, 2 shtator 2010 – Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad do të zhvillojë të dielën një vizitë të shkurtër në Katar.
Burimet nga Katari pohojnë se bisedimet gjatë vizitës së Ahmadinexhadit do të përqëndrohen në çështjet që kanë të bëjnë me Lindjen e Mesme dhe ndihmën për të prekurit nga përmbytjet në Pakistan.
Katari është [...]

ShareNjë tërmet 4.3 ballë të shkallës Richter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Greqi.
Epiqendra e lëkundjeve ka qenë në Leuctra, rajoni i Atikës, një lokalitet 60 kilometra në veriperëndim të Athinës.
Nuk ka njoftime për dëme apo të lënduar.
?

ShareAfganistan, 2 shtator 2010 – Dy ushtarë amerikanë janë vrarë në Afganistan, duke e bërë 2010 vitin më vdekjeprurës për forcat e Shteteve të Bashkuara në këtë vend.
Burimet e NATO-s theksojnë se të dy ushtarët janë vrarë nga dy sulme të kryengritësve në jug dhe në lindje të Afganistanit.
Nga fillimi i vitit deri tani [...]

ShareLahore, 2 shtator 2010 – Ka shkuar në 25 të vrarë e 150 të plagosur numri i viktimave nga shpërthimi i tre bombave gjatë një marshimi fetar shiit në qytetin e Lahores në Pakistan.
Pas shpërthimeve besimtarët e revoltuar i vunë zjarrin një stacioni policie si dhe dy makinave e tre motorçikletave [...]

ShareRusi, 2 shtator 2010 – Mediat ruse raportojnë se persona të armatosur kanë vrarë në shtëpinë e tij një zyrtar të lartë të policisë në Kaukazin e Veriut. Sulmuesit kanë plagosur edhe gruan e viktimës.
Kaukazi i Veriut është një rajon i trazuar ku dhuna ka njohur rritje gjatë muajve të fundit.

ShareSHBA, 2 shtator 2010 – Ambasadori afgan në Shtetet e Bashkuara, Said Xhavad, është urdhëruar të largohet nga detyra.
Xhavadi ka hedhur poshtë informacionet se heqja nga posti lidhet me fotografitë e bëra në ambasadën afgane në Uashington ku ambasadori shihet në shoqërinë e femrave me krahët jashtë e duke pirë alkool gjatë [...]

ShareSHBA, 2 shtator 2010 – Policia amerikane ka qëlluar për vdekje personin e armatosur që kishte marrë pengje në ndërtesën e televizionit Discovery Channel. Të tre pengjet janë liruar pa dëmtime. Informacionet e para e kanë identifikuar pengmarrësin si Xhejms Li, i cili ishte i zemëruar me Discovery Channel pasi nuk [...]

ShareUashington, 2 shtator 2010 – Udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë kanë shprehur mbështetjen për arritjen e një marrëveshje paqësore për konfliktin, gjatë procesit të bisedimeve që ka filluar në Uashington.
Kryeministri izraelit, Benxhamin Netanjahu duke iu drejtuar presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas e quajti atë “partner në paqe”.
Netanjahu shtoi se ka ardhur [...]

ShareMinistri i Mbrojtjes i Izraelit, Ehud Barak, sugjeroi sot se pjesë të Jerusalemit mund t’u jepen palestinezëve.
Jerusalemi Perëndimor dhe 12 rrethet hebreje, respektivisht lagjet lindore në pjesën arabe të qytetit, do të mbeteshin në duar të izraelitëve.
Barak i bëri këto komente për gazetën ‘Haarec’, një ditë para bisedimeve paqësore për Lindjen e Mesme [...]

ShareBagdad, 01 gusht 2010 – Nënpresidenti amerikan Xho Bajden dhe Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts, morën pjesë në ceremoninë në Irak, e cila shënoi fillimin e “Operacionit Agimi i Ri”, emër i ri për misionin e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar dhe këshilluar forcat irakiane.
Ceremonia në Bagdad u [...]

ShareKabul, 1 shtator 2010 – Viti 2010 shënon bilancin më të përgjakshëm për ushtrinë amerikane në Afganistan. 323 është numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në Afganistan gjatë 8 muajve të fundit.
Kjo shifër është një tregues i qartë se tashmë arena e dhunës është transferuar në Afganistan, por shumë herë edhe në Pakistan ku rebelët [...]

ShareWashington, 1 shtator 2010 – Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka bërë të ditur se janë kryer të gjitha përgatitjet për mbajtjen në Washington të negociatave të drejtpërdrejta paqësore mes Izraelit dhe palestinezëve. Lidhur me këtë çështje, Hillary Clinton ka biseduar në Washington në takime të ndara me presidentin palestinez Mahmud Abbas, kryeministrin izraelit [...]

ShareSuedi, 1 shtator 2010 – Një prokuror i Suedisë i ka rihapur hetimet për dhunim kundër themeluesit të WikiLeaks, Julian Asange.
Rasti u hodh poshtë javën e kaluar nga kryeprokurorja Eva Fine në Stokholm, e cila e hodhi poshtë kërkesën e një prokurori, duke thënë se nuk ka arsye të dyshohet se Asange [...]

ShareNju Jork, 1 shtator 2010 – Një njeri nga Nju Jorku ka mbijetuar rënien nga kati i 40, pasi ra mbi një makinë të parkuar.
Dëshmitarët dhe policia thanë se 22 vjeçari Tomas Mekgill, të martën ka rënë nga rrokaqielli mbi makinë dhe ka thyer të dyja këmbët, ndërsa ende ka jetën në [...]

ShareGreqi, 1 shtator 2010 – Në Greqi sot ka hyrë në fuqi ligji për ndalimin e pirjes së duhanit, që është vendi me më shumë duhanpirës në Evropë.
Duhanxhinjtë që e shkelin ligjin do të dënohen deri me 500 euro gjobë, ndërsa bizneset rrezikojnë të dënohen deri në 10.000 euro.
Qeveria greke tha se ndalesa [...]

ShareIrak, 1 shtator 2010 – Shtetet e Bashkuara në Irak nuk janë më në luftë, deklaroi Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts në një bazë amerikane në perëndim të Irakut.
Gejts, i cili mbërriti mëngjesin e sotëm në një vizitë të paparalajmëruar në Irak, disa orë para përfundimit zyrtar të misionit luftarak amerikan në [...]

ShareBerlin,01 shtator 2010 – Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka quajtur si udhërrëfyese dhe fundamentale marrëveshjen për ribashkimin e vendit. Marrëveshja e nënshkruar para 20 vjetësh mund të jetë një shembull i mirë për marrëveshje të ngjashme në mbarë botën, deklaroi kancelarja Merkel. Ajo lavdëroi guximin e njerëzve nga Gjermania [...]

ShareAthinë, 1 shtator 2010 – Është rënduar bilanci i viktimave në Greqi për shkak të Virusit të Nilit Perëndimor, që transmetohet nga mushkonjat, pavarësisht dezinfektimeve në zonat më të prekura në veri të vendit.
Numri i të vdekurve arriti në 11 dhe rastet e raportuara janë 150, ndër të cilët 35 të shtruar në spital, nëntë [...]

ShareBregu Perëndimor, 1 shtator 2010 – Pengesa të tjera janë krijuar për rinisjen e bisedimeve për paqe në Lindjen e Mesme pas sulmit që vrau 4 izraelitë, përfshirë edhe një grua shtatëzënë. Sulmi ndodhi në Bregun Perëndimor ndërsa përgjegjësinë e morri lëvizja islamiste palestineze, Hamas.
Sulmi i së martës ndodhi pasi liderët [...]

ShareAzerbajxhan, 1 shtator 2010 – Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit ka njoftuar sot se 3 ushtarë armen dhe dy ushtarë të Azerbajxhanit janë vrarë gjatë luftimeve me armë në kufirin e Nagorno Karabakut.
Në një komunikatë të publikuar sot, ministria fajëson Armeninë për dhunën e së martës duke thënë se ushtarët armen [...]

ShareOseti Veriore, 1 shtator 2010 – Ceremoni përkujtuese po mbahen sot në kujtim të 6 vjetorit të masakrës në shkollën e Beslanit, vendi ku ndodhi incidenti i pengmarrjës masive në Osetinë Veriore ruse. Në këtë incident humbën jetën mbi 300 persona.
Mediat ruse raportojnë se rreth 3 mijë veta janë mbledhur sot në [...]

SharePakistan, 1 shtator 2010 – Zyrtarë të sigurisë thonë se sulmet ajrore të Pakistanit, në vendet ku dyshohet se fshihen militantët, kanë vrarë disa njerëz ndërkaq raportohet se në mesin e viktimave ka edhe civil.
Sulmi është bërë në rajonin Kiber në pjesën veriperendimore të Pakistanit, vend ky që gjendet në kufi më Afganistanin.
Zyrtarisht [...]

ShareIrak, 1 shtator 2010 – Zëvendës presidenti amerikan, Xhoe Bajden, dhe sekretari i mbrojtjes, Robert Gejts, pritet që sot të marrin pjesë në ceremoninë në Bagdad, me të cilën shënohet fillimi i “Operacionit Agimi i Ri”, që është emri i misionit të ri të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, për ndihmë dhe [...]

ShareLibi, 1 shtator 2010 – Autoritetet e Libisë i kanë liruar 37 të burgosur, që ishin dënuar për lidhje me grupet radikale islamiste, por sipas raporteve, kohëve të fundit e kanë dënuar dhunën si pjesë e një programi për pajtim.
Ndër personat e liruar mbrëmë vonë, mendohet se është së paku një njeri, [...]

ShareSHBA, 1 shtator 2010 – Presidenti Barak Obama e ka shpallur të përfunduar misionin luftarak të Sahteteve të Bashkuara në Irak, i cili zgjati 7 vjet e gjysmë.
Në fjalimin e tij televiziv, nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë, mbrëmë vonë, zoti Obama tha se pas disa viteve të sakrificës nga amerikanët [...]

ShareSHBA, 31 gusht 2010 – Presidenti amerikan Barak Obama tha se ka edhe shumë punë për t’u bërë në Irak, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po e përmbyllin misionin luftarak në këtë vend që e pushtuan në vitin 2003.
“Nuk do të jetë një xhiro e fitimtarit. Nuk do të jetë një vetëkënaqësi”, [...]

ShareBregu Perëndimor, 31 gusht 2010 – Katër izraelitë janë qëlluar për vdekje afrë vendbanimit hebrej Kiriat Arba në Bregun Perëndimor, pak ditë para bisedimeve paqësore, në atë që policia e quajti “sulm terroriste”.
Zëdhënësi i policisë, Miki Rozenfeld tha se automjeti me të cilin po udhëtonin viktimat, u gjet nën zjarr në rrugën ndërmjet [...]

ShareÇeçeni, 31 gusht 2010 – Agjencia ruse e lajmeve, Interfaks, raporton se sot policia ka vrarë një person që besohet se është një nga pjesëtarët e forcave rebele të Çeçenisë.
Interfaksi citon Ministrin e Brendshëm, Ruslan Alkhanov duke thënë se personi në fjalë fillimisht hapi zjarr ndaj policëve deri sa morri peng [...]