OPINION

Amerika (pragmatike)dhe Gjermania (urtake) në Ballkan, (s)kanë interesa antipode

Shkruan: Fadil MALOKU
1. Një ndër metodat përmes të cilës mund të analizohen dhe interpretohen besueshëm; shkrimet dhe pamjet, fjalët dhe imazhet e rëndësishme politike, kulturore dhe sociale, nëpër dokumente dhe përmbajtje të ndryshme prononcuese multimediale, është ajo e analizës së përmbajtjes. Kjo metodë përdoret edhe për të dekonstruktuar domethëniet e ndryshme dhe prononcimet e caktuara publike politike të: partive, institucioneve (jo)legale, shteteve dhe grupeve të ndryshme të interesit.

2. Nëse, e analizojmë dhe e interpretojmë prononcimin e fundit të nënsekretarit amerikan David Hale, i cili midis tjerash deklaroj decidivisht, se: “tani është SHANSI historik për t’u arritur marrëveshja për normalizimin e raporteve me Serbinë”, kuptojmë se; Ai askund nuk përmend togun e fjalëve; shpresë, mundësi, rast, nevojë, apo fjalën detyrim. Por, si diplomat karriere përdorë ekskluzivisht  termin dhe konceptin e përzgjedhur adekuat me situatën në rajon. Termë ky, që përveç gjithëpërfshirjes dhe njehsimit shumëkuptimor, e me pak ekuivoke përmban thelbin, e asaj çfarë në fakt dëshiroj administrata e Trumpit. E ai termë, (që është; shansi)që s’është as i rastësishëm e as i hamendur…

3. Maturia  e njeriut të tretë më rëndësishëm, në DASh, David Hale, përkundër “bedelëve” të mëhershëm, tregon qartë se Amerika ka interesa substanciale në Kosovë. Dhe se gjuha e “shkopit” shërben vetëm skajshmērisht kur mikut (lexo; aleati shqiptar) i humb torua, që në rastin tonë asnjërit nga trojka Thaç&Haradinaj&Veseli, nuk i ndodhi në raport me kundërshtimin e këtij interesi amarrikan në rajon.

4. Suma sumarum, tek dy këshilltarët e kancelares Merkel, Matthias Luettenberg dhe Jan Hecker, hetohet një lloj ngurrimi dhe rezerve (do thoja më shumë) racionale ndajë idesë së korrigjimit, por, jo edhe dialogut dhe sidomos mosndryshimit të kufijve. Përvoja racionale gjermane, kundrual pragmatizmit amerikan, dëshmon jo narrativen dhe filozofinë diplomatike të hegjemonit (anipse, ata për Europë ende janë në fakt!), por, atë të racionalitetit, largpamësisë dhe urtësisë për Ballkanin Perëndimor.