Life Style

A jeni gati për pranverën?

Spec djegës gjatë gjithë muajit.

Nëse ju pëlqen kuzhina pikante, gjatë këtij muaji jepini shije ushqimeve me pak spec djegës (sidomos të kuq), i cili stimulon qarkullimin e gjakut dhe ka një efekt të këndshëm termogjenik (ngroh trupin), i cili na vë në lëvizje.

Mund ta shtoni në ushqim pak para se ta hiqni nga zjarri; mund ta alternoni piperin pluhur me atë të freskëtin; mund ta shtoni në salca, sallata, mish, peshk e madje edhe në sallatë frutash.

Provoni bombën anticelulit.

Përzieni një copë speci djegës me disa gjethe borzilok, rigon, 3 kokrra kaperi dhe shtojuni një lugë çaji uthull molle dhe një lugë vaj ulliri. Përdoreni përzierjen sepse është pastruese dhe anticelulit.

-Evitoni ankesat dhe të ndjerit keq për veten.

Nëse diçka në jetën tuaj (dhe në peshore), nuk funksionon, përballuni me problemin, nëse doni edhe me inat dhe zgjidheni një herë e mirë. Sepse humori i keq është një toksinë që infekton metabolizmin.

Fund monotonisë.

Shpesh është monotonia ajo që na shtyn drejt mëkateve të gojës dhe mbipeshës. Nëse, pavarësisht përpjekjeve, nuk arrini të dobësoheni, kjo nuk do të thotë se jeni të dobët: mungesa e fleksibilitetit na mban “të rëndë”. Ëmbëlsinë që ti nuk ia lejon vetes, trupi do ta kërkojë tek ëmbëlsira dhe e ngrëna e tepërt.

Nëse, për të qenë më komodë, jeni mësuar të mbushni frigoriferin me ushqime të gatshme si, pica, oriz apo supa të gatshme, këtë muaj këto duhet t’i harroni. Mos i blini dhe mos i hani të tilla ushqime.Sepse janë të pasura me yndyrna e konservantë dhe ju ngarkojnë me mbetje që frenojnë metabolizmin pikërisht në stinën e pranverës, kur duhet të ketë një shtysë për të funksionuar më mirë.

Një përjashtim i vogël mund të jenë salcat që janë biologjike dhe i japin shije pjatave.Kështu pra mos e shtyni kohën duke u ankuar për linjat dhe paaftësinë për të humbur peshë sepse do të përfundoni në agoni të plotë: nuk do të arrini asnjëherë të merrni në dorë situatën.