EKONOMI

Pas raportimeve të KTV-së, Prokuroria nis hetimet në Telekom

Të mërkurën dhe të enjten hetues policorë kanë shkuar në ndërtesën e Telekomit të Kosovës për të mbledhur dokumentacion duke nisur kështu hetimet për punësimet masive, pas raportimeve të vazhdueshme të KTV-së.

Siç merr vesh televizioni nga burimet brenda Prokurorisë, ky organ tashmë ka nisur edhe zyrtarisht hetimet për punësimet në periudhën shkurt 2018-shkurt 2019.

KTV-ja ka raportuar tash e disa javë se si deputetë, kryesisht të AAK-së, e kanë shfrytëzuar ardhjen në pushtet për të rehatuar familjarët e tyre në ndërmarrjen publike, që është në prag të falimentimit.

Edhe deputetë e zyrtarë të PDK-së e NISMA-s kanë punësuar njerëzit e tyre në këtë periudhë.