VV solidarizohet me rastin e fatkeqësisë në Restelicë

Prishtinë, 11 shkurt 2012 – Lëvizja Vetëvendosje, shpreh dhembjen e thellë për rastin e fatkeqësisë natyrore që ndodhi sot në fshatin Restelicë të Sharrit, ku nga rrëshqitja e një orteku të madh bore humbën jetën shtatë banorë të këtij fshati, ndërsa fati edhe i disa banorëve të tjerë ende nuk dihet.

“Ne si Lëvizje VETËVENDOSJE!, ndjejmë keqardhje të madhe për këtë rast fatal dhe u shprehim ngushëllime familjarëve të viktimave”, thuhet në komunikatë.

Vetëvendosje iu bëjmë thirrje të gjitha institucioneve të vendit që me të gjitha kapacitetet të jenë në shërbim të qytetarëve kudo që ka nevojë në këto momente të vështira.

“Ne solidarizohemi me të gjithë ata persona që janë duke u përpjekur me gjithë mundësitë që kanë kurse organeve dhe institucioneve përkatëse të shtetit ua shprehim gatishmërinë tonë për të ndihmuar që t’iu dalim në ndihmë banorëve të Restelicës për t’i nxjerr sa më shpejtë personat e ngujuar në gërmadha”.

Vetëvendosja shpreson që kjo tragjedi të mos ketë pasoja më të mëdha në njerëz dhe gjendja e vështirë të tejkalohet sa më shpejtë. /KI/

Share

Shkruaj Koment