Trajneri i Osasunës, Hose Luis Mendilibar, është munduar ta motivojë skuadrën e tij para ndeshjes kundër Barcelonës. Ai mendon se janë të aftë të fitojnë përballë kampionëve në fuqi të Spanjës, edhe pse ky nuk është një mision i lehtë.
“Ne luajmë në shtëpi dhe këtu jemi të aftë të mundim çdo kundërshtar, Barcelonën gjithashtu. Patjetër që ndaj katalanasve është e vështirë, por nëse ata nuk janë në maksimumin e formës së tyre, unë kam besim se nuk do dalim pa pikë në fund të ndeshjes. Shpresoj që gjithçka të shkojë ashtu siç e kemi parashikuar”, deklaroi Mendilibar.
Ndeshja Osasuna-Barcelona luhet sot në orën 20.00.
Share