Për Barcelonën la Liga përfundoi!

Ekipi më i mirë në botë në dy-tre vjetët e fundit, Barcelona është futur në një krizë loje dhe rezultatesh. Duket sikur dimri, i cili ka kapluar goxha fort edhe Spanjën nuk i konvenon Messit dhe bashkëlojëtarëve të tij. Kjo u dëshmua edhe sonte me humbjen kundër ekipit Osasuna. Në terrenin e rrëshqitshëm, Barcelonës sipas të gjitha gjasave i iku nga dora titulli i ri i kampionit të Spanjës në këtë edicion.

Skuadra e Guardiolës e humbi takimin 3:2 dhe tashti dallimi në pikë me Real Madridin që nesër mund të shkojë në 10 pikë të paarritshme.

Share

Shkruaj Koment