Pacolli në Eritre për të liruar gazetarin suedez

Prishtinë, 11 shkurt 2012 – Sipas gazetës suedeze aftonbladet.se, zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, do të udhëtoj së shpejti për në Eritre për të bërë përpjekje për lirimin e një gazetari suedez me prejardhje afrikane David Isak i cili është dënuar nga shteti eritreas me 5 vite burg.

Përpjekjet e Pacollit për lirimin e tij kanë ardhur menjëherë pas lirimit të pilotit, Xhejms Berisha, dhe pas kërkesës së vazhdueshme të familjarëve dhe miqve të gazetarit në fjalë.

Lajmin e konfirmoi për Kosova Info, zëdhënësi i Pacollit, Arbër Geci. /KI/

Share

1 Pergjigjeje per “Pacolli në Eritre për të liruar gazetarin suedez”

  1. Ekrem says:

    Hidden due to low comment rating. Click here to see.

    Poorly-rated. Like or Dislike: Thumb up 2 Thumb down 5

Shkruaj Koment