Roberto Mancini vazhdon ta shijojë fitoren e thellë të shënuar mbrëmë ndaj Portos. Trajneri i Manchester City-t ështl shprehur se mbrëmë ishte një natë e mirë por jo edhe aq e lehtë.
“Nuk është e lehtë ta mposhtësh Porton, ata janë një prej skuadrave të kreut në Evropë dhe jam i kënaqur që ne do të shkojmë në fazën e ardhshme”, ka thënë Mancini.
Manchester City, në raundin e ardhshëm do të përballet me fituesin e sfidës Sporting Lisbon dhe Legia Warsaw, ndeshja e kthimit të së cilës do të zhvillohet sonte.
Share