Prishtinë, 11 shkurt 2012 - Pas gjendjes më të re të krijuar në vend nga reshjet e pandërprera të borës që, përveç bllokimit të shumë vendbanimeve dhe të qarkullimit në të gjitha akset kryesore të vendit, sot ka marrë edhe viktimat e para, kryetari i LDD-së, Nexhat Daci ka vendosur ta shtyjë manifestimin solemn me rastin e pesë vjetorit të themelimit të LDD-së, që ishte paraparë të mbahej të dielën.
LDD u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave të humbura në këtë tragjedi dhe njëherësh lavdëron FSK-në për ndihmën e dhënë.
Share