Humbet Chelsea, barazon Arsenal

Chelsea ka bërë një tjetër hap fals në Premier League teksa është mundur në javën e 25-të nga Everton në shtëpinë e këtyre të fundit me shifrat e pastra 2-0. Golat për Blutë nga Liverpooli u shënuan nga Pienaar dhe Stracqualursi.

Ekipi i Villas Boas me këtë humbje jo vetëm që praktikisht i thotë mirupafshim luftës për titull po komplikon edhe vendin e 4-rt që të çon në Champions League.

Edhe londinezët e tjerë të Arsenal nuk kanë mundur të marrin më shumë se një pikë nga stadiumi i Sunderland duke shkuar nga 40 në 41 pikë në vendin e gjashtë.

Rezultatet e ndeshjeve:

Blackburn R. 3 – 1 Queens Park R.
Bolton W. 1 – 2 Wigan Athletic
Everton 2 – 0 Chelsea
Fulham 2 – 1 Stoke C.
Sunderland 1 – 2 Arsenal
Swansea C. 2 – 3 Norwich C.

Share

Shkruaj Koment