Prishtinë, 11 shkurt 2012 - Kërkesa për të birësuar dhe adoptuar fëmijë nga prindërit jo biologjik në Kosovë është shumë e madhe, por për të realizuar një dëshirë të tillë nga ata që kërkojnë fëmijë, ka shumë procedura, të cilat zgjasin për shumë kohë. Vetëm gjatë periudhës janar – shtator 2011, në Kosovës janë paraqitur 42 raste të fëmijëve të braktisur, ku për 7 fëmijë është realizuar bashkimi familjar me prindërit e tyre biologjik, ndërkaq, të tjetër presin të gjejnë ngrohtësi tek ndonjë familje.
Për të birësuar apo adoptuar fëmijë, zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, thonë se janë shumë procedura, të cilat mund zgjasin për shumë kohë.
Procedurat për birësim që patjetër duhet kaluar në to, sipas zyrtarëve të MPMS-së, janë si mosha adekuate që mund të rrisin fëmijë, të mos jenë nën hetime, të mos jenë të dënuar, të kenë mjete për ekzistencë, të mos ju ketë marrë zotësia e veprimit, sepse ka raste kur njerëzit janë abuzues me fëmijë dhe ju merret e drejta prindërore nga gjykata.
Fitore Rexhaj, Zyrtare e Lartë për Strehim Familjar dhe Adoptim, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, thotë se procedurat për birësimin e fëmijëve të braktisur, mund të fillojnë kur familja e interesuar për adoptim kërkesën e paraqet në gjykatë, ndërsa gjykata lëndën e përcjell për vlerësim profesional në Qendrën për Punë Sociale, e cila edhe është kompetente për këtë gjë.
“Qendra për Punë Sociale për vlerësimin e familjes, kërkon nga prindërit adoptues t’i kompletojnë dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, në mënyrë që të vazhdohet Procesi i vlerësimit. Gjatë fazës së vlerësimit bëhet edhe trajnimi i prindërve potencial adoptues, lidhur me zhvillimin e fëmijës, lidhjen emocionale të fëmijës, njoftimin për nevojat e fëmijës pa për përkujdesje prindërore, për sigurinë e fëmijës, shëndetin, edukimin, etj. Pas vlerësimit profesional, familja evidentohet në Regjistrin e familjeve potenciale për adoptim”, tha Rexhaj, për Kosova Info.
Ndërkaq, sa i përket kohëzgjatjes së birësimit të fëmijëve, ajo theksoi se kjo varet nga rrethanat e braktisjes të ndërlidhura me rastin, të cilat, sipas saj, mund të zgjasin për shumë kohë. E sa i përket kërkesave të familjeve për birësimin e fëmijëve, ajo shtoi se në Qendrën tonë ka shumë kërkesa për një gjë të tillë, por kjo ndryshon nga komuna në komunë.
Në anën tjetër, Ajhana Avdurrahmani, drejtoreshë e Qendrës për Vendosjen Afatshkurtër dhe Afatmesme për fëmijët paperkujdesje prindërore në SOS Fshatrave të Fëmijëve, thotë për Kosova Infon, se në vitin 2010, kjo Qendër, ka ofruar përkujdesje për 41 fëmijë pa përkujdesje prindërore të moshës 0-3 vjeç.
Ndërsa, gjatë vitit 2011, sipas saj, Qendra ka ofruar përkujdesje për 31 fëmijë nga 0 deri në 3 vjeç.
Për çështjen e birësimit, ajo theksoi se prej kësaj Qendre janë birësuar 14 fëmijë gjatë vitit 2010, ndërsa deri në tetor të vitit 2011, janë birësuar 6 fëmijë.
“Statistikat e organizatës tonë, SOS Fshatrave të Fëmijëve, tregojnë se ka rënie të fëmijëve të birësuar, përderisa, arsyet mbetet të hulumtohen”, bënë të ditur Avdurrahmani.
Në anën tjetër, psikologët dhe sociologët, birësimi i fëmijëve edhe prej prindërve jo biologjikë, ka rëndësi shumë të madhe, sepse, sipas tyre, fëmijët kanë nevojë për një nënë, baba qoftë ajo edhe jo biologjike.
Sipas tyre, familja birësuese që vendos të marrë një fëmijë, duhet të jetë e pjekur psiqikisht për të ditur si t’i mënjanojë pasojat në të ardhmen, të cilat fëmija mund t’i bartë nga fakti që familja e tij nuk është familja biologjike.
Megjithatë, zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe ata të SOS Fshatrave të Fëmijëve, rëndësi të veçantë i japin procedurës së birësimit, sepse, siç thanë ata kemi të bëjmë me fatin e një fëmije.
Lumturie BEKA /KI/
Share
Procedura te pa njevojshme e shume zhagitje te procesit adaptues ,te ben te dyshosh pse keshtu!?
Ministria e Punes dhe Mireqenjes Sociale le te mendoj me shume per femijet ppa e len anash familjen qe do adaptoj.Ata le qe kerkojne dokumente,dokument ,po kur dorzohen me kohe ato qendrojne ne sirtar dhe pastaj u skandon afati sepse ata nuki zgjedhin qeshtjet sa me pare .E them kete nga pervoja.Me eshte dashur dy here te komletoj dokumetet se u ka sakanduar afati.E tmerreshme ketu me se shumti femiju pson se ne vend te shkoj te ajofamilje meritore metet ne SOS e qe shteti shpenzon shume para per te rritur ,edukuar ata femije qe ne keto raste jane me te pafajshemit. Me respekt nurija.
Pëlqej, Nuk Pëlqej:
2
0