Prishtinë, 28 janar 2012 – “Vetëvendosje” sërish në një konferencë për media. Kësaj radhe për ta përkrahur protestën e shoqërisë civile në Prizren që mbahet nesër, por edhe për ta sulmuar ShIK-un. E njeriu i “Vetëvendosjes” që e ka specialitet këtë punë është deputeti Florin Krasniqi.
Duke i komentuar deklaratat e fundit të njërit prej ish-anëtarëve të ShIK-ut, Bekim Haxhiu – Kamishi, Krasniqi i “Vetëvendosjes” ka akuzuar Kadri Veselin se po synon të vijë në pushtet në pozitën e kryeministrit të Kosovës, raporton Indeksonline. “Është në natyrën e shërbimeve sekrete gjithandej në botë që udhëheqësit e tyre t’i dërgojnë në krye të shtetit. Kadri Veseli po synon të bëhet kryeministër përmes ShIK-ut”, tha Florin Krasniqi.
Share