Prishtinë, 3 shkurt 2011- Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) shpreh shqetësimin dhe e dënon ashpër kërcënimet ndaj gazetarëve të të përditshmeve “Express” dhe “Koha Ditore”, Alfred Beka dhe Vullnet Krasniqi, nga aktoridhe regjisori Halil Budakova.
Budakova i ka kërcënuar gazetarët nëpërmjet telefonit, pasi që ata kanë pasur qasje kritike në shkrimet e tyre për filmin e tij, “Azem Galica”.
AGPK dënon fuqishëm këtë akt dhe çdo lloj kërcënimi që iu bëhet gazetarëve për shkak të kryerjes së punës së tyre. AGPK konsideron se kërcënimi i gazetarëve paraqet shkelje të lirisë së shprehjes dhe lirisë së informacionit, të drejta këto shumë të rëndësishme për funksionimin e demokracisë.
Gazetarët kanë të drejtë të kërkojnë informata, të interesohen, të publikojnë dhe të shprehin mendimin kritik për tema që ata i konsiderojnë se janë në interes të publikut. Në rastin konkret, një pjesë e filmit “Azem Galica” është financuar pikërisht nga paraja publike.
AGPK iu bën thirrje organeve përgjegjëse të merren me rastin.
Share
KU KA TE DREJT KRIKA E FILMIT ME I BA GAZETARI FILLESTAR
FILMIT AZEM GALICA VEQ NE KOSOV ESHTE KJO KETU SHIHET QART SE NUK KAN DESHIR TE SHOHIN HISTORINEN E HEROJVE TAN KETO KRITIKA JAN TE PA DREJTA SE NUK KAN DIEPAZON TE PA LEXUSHEM VEQ KOTE KAN SHKRUJT GAZETAT NE FILM ARTISTIK NUK PERSHIHET QDO DETAJ NUK ESHTE DOKUMENTAR FILMIN E PASH ESHTE FILM I MIRE SHUM ESHTE SHUM E PA HJESHME PER REXHISORIN TON KOSOVAR QE KA BER NJE PUN SHUM TE MIR E KESHTU KUJTTI TEKET TE FLAS PER INTERESA PERSONALE ARTI ESHTE PER ARTDASHES PERATA QE NUK KAN DESHIR QA FLASIN KOT KETU ESHTE VEQ PUN QELOZIE MAS KALIT TE FORT QOHET PLUHER EDHE MAS BUDAKOVES TE LUMT O BUDAKOV QE BERE KET FILM NA GEZOVE SHUM TU KISHA LUT EDHE FILMA TJER TE HEROJVETAN SE JA VLEN PER HEROJT TAN ME BA SE PER POPULLIN KOSOVAR NUK JA VLEN DO TE BINDEN MA VON PERPASOJAT QE PO BEHEN.
Pëlqej, Nuk Pëlqej:
0
0
oooo musa ramadani… ku mos mi kritiku kto lloj filmash… qe nuk bohet sipas historis.. edhe kualiteti i filmit osht tejet i dobet… edhe nuk esht si jeta e azem galices..
Pëlqej, Nuk Pëlqej:
0
0