Shkarkohet vetëm pse arrestoi policin që vrau shqiptarin

mupBeograd, 8 mars 2010 – Kryeshefi i Drejtorisë së policisë në Vrajë, Stole Filipoviq është shkarkuar nga detyra. Sipas shtypit serb, shkarkimi i kryepolicit të Vranjës është bërë pas konstatimeve të kontrollit inspektues të MPB së. “Mbi bazë të konstatimeve të kontrollit është vlerësuar se rezultatet nuk kanë qenë në nivelin e pritur”.

Filipoviqi në detyrën e kryeshefit ka qenë nga viti 2005. Mediet beogradase më herët kanë shkruar se Filipoviqi është shkarkuar 24 orë pas arrestimit të policit të kësaj drejtorie Zoran Memaroviq nga Presheva, i dyshuar për vrasjen e shtetasit të Maqedonisë, Mahir Jakupit nga Gostivari.

Jakupi është vrarë më 3 mars, buzë rrugës autostradës Nish – Shkup afër fshatit Zhunicë të banuar me shqiptarë.

Dergoni komentin