Qeni i njohur me emrin Gjiganti Xhorxh që jeton në qytetin Tukson të shtetit Arizona në SHBA hyri në librin e rekordeve Gines me gjatësinë e tij 1m e 9cm.
Të njohur si lloji i përmasave të mëdha, qeni gjigant xhorxh është i llojit Danua është 4 vjeç dhe peshon 111kg. Gjatësia e tij nga hunda deri tek bishti është 2m e 13 cm. I njohur si një kalë i vogël nga njerëzit përreth, gjiganti Xhorxh pas analizës së inspektorit të Ginesit fitoi edhe titullin e qenit më të gjatë në botë edhe titullin e qenit më të gjatë që ka jetuar ndonjëherë deri në ditët tona. Kujdestari i qenit Dave Nasser tha se gjiganti Xhorxh konsumon 50 kg ushqime në muaj dhe në shtëpi ka një shtrat të madh ku fle.
Qeni paraardhës i cili mbante rekordin quhej Gibson dhe ka ngordhur në Gusht nga kanceri.
vaaau shum i bukur qenka u rritsh hahhaah…
Rekomandimi:
0
0
uauuu ama mduket se edhe njeriu qenka sa qeni hahahahaha
Rekomandimi:
0
0
qenkan pershtate ,per nga gjatesia kuptohet hahaha
Rekomandimi:
0
0
te dy e pasken nr.e kambes 52 ahaha
Rekomandimi:
0
0