Mbyllet Olimpiada në Vankuver

VankuverVankuver, 1 mars 2010 – Në Vankuver të Kanadasë u mbyllën Lojërat Olimpike, ndërsa përgjegjësia për lojërat e radhës iu bart qytetit rus Soçi në Detin e Zi, që do të organizojë olimpiadën dimërore 2014.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Zhak Rozhe, e lëvdoi Vankuverin për organizimin e siç tha “lojërave të shkëlqyeshme dhe miqësore”.

Duke folur në ceremoninë përmbyllëse, Rozhe gjithashtu i bëri homazhe Nodar Kumaritashvilit, gjeorgjianit 21 vjeçar, i cili e humbi jetën gjatë stërvitjes pak para fillimit të lojërave në 12 shkurt.

Më herët, Kanadaja e fitoi medaljen e artë të 14-të, kur ekipi i meshkujve në hokej i mundi Shtetet e Bashkuara 3-2 në lojën shtesë. Kanadaja shënoi rekord të ri pasi rekordin e mëparshëm me 13 medalje të arta e mbanin Bashkimi Sovjetik dhe Norvegjia.

Me medaljen e argjendtë në hokej, SHBA fituan gjithsejtë 37 medalje, që është numri më i madh i fituar në Lojërat Dimërore.

Kanadaja fitoi gjithsejtë 30 medalje ndërsa Gjermania 26.

më poshtë i keni tabelat e medaljeve dhe fituesve.

Vancouver 2010 Medals’ Table

Alpine Skiing Schedule and Results

Biathlon Schedule and Results

Bobsleigh Schedule and Results

Cross Country Schedule and Results

Curling Schedule and Results

Figure Skating Schedule and Results

Freestyle Skiing Schedule and Results

Ice Hockey Schedule and Results

Luge Schedule and Results

Nordic Combined Schedule and Results

Short Track Schedule and Results

Skeleton Schedule and Results

Ski Jumping Schedule and Results

Snowboarding Schedule and Results

Speed Skating Schedule and Results

Dergoni komentin