Dun&Bradstreet: Kriza politike pengon reformat për në BE

DunBradstreet2Dun&Bradstreet: Kriza politike në vend pengon reformat e nevojshme për në BE.

Slloveni, 6 mars 2010 – Edhe në publikimin e radhës nga D&B për muajin Mars, rejtingu shtetërorë i Shqipërisë ngelet i njëjtë – DB4a, që do të thotë rrezik mesatar. Përmirësohet rejtingu i Serbisë, Kores së Jugut, Xhamajkës dhe Hondurasit.

Në muajin shkurt 2010 kishte shenja drejt përparimit duke i dhënë fund konfliktit politik në Shqipëri. Këshilli i Evropës (asambleja që kërkon nxitje të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në Evropë) më 3 shkurt 2010, miratoi një rezolutë për t’i dhënë fund krizës politike, me Presidentin shqiptar Bamir Topi si një ndërmjetësues në mes dy palëve.

Tani që politikanët evropianë janë duke bërë presion për një zgjidhje të problemit, në presim që në Shqipëri do të shohim një përparim më të shpejtë drejt zgjidhjes së kësaj mosmarrëveshjeje. Gjithashtu jemi të inkurajuar se të dy liderët kanë thënë se janë të gatshëm për të folur dhe, si rezultat i kësaj, pritet ngritja e një komisioni hetues parlamentar për të hetuar akuzat e Partisë Socialiste në lidhje me zgjedhjet e qershorit. Megjithatë, një kompromis i pranueshëm do të jetë e vështirë për tu arritur, duke u bazuar në qëndrimet e forta të të dyja palëve. Në ndërkohë, bojkoti i 65 deputetëve Socialiste ka ngadalësuar reformat, pasi qeveria nuk ka shumicën e nevojshme që të kalojë reformat kryesore kushtetuese.

Trazirat aktuale politike kërcënojnë të minojnë progresin dhe përpjekjet për anëtarësimin e vendit në BE, në veçanti në sferën e reformave të nevojshme që duhet të merren në luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit.

Sipas Bankës Botërore, në raportin Ease of Doing Business 2010, Shqipëria renditet e 82 nga 183 vende, ndërsa nga Transparency Internacional në Indeksin e korrupsionit – 2009, renditet si vendi i 95 nga 180 vende. Kjo do të thotë se Shqipëria vlerësohet si një vend i vështirë për të drejtuar një biznes (me përjashtim të Greqisë) dhe më shumë i korruptuar sesa çdo tjetër i BE-së apo vend kandidat për në BE.

Dun & Bradstreet (D&B) është agjencia më e madhe dhe më e vjetër e informacionit tregtar dhe të biznesit në botë i cili ekziston prej 170 vjetësh. Vlerësimet e tyre cilësore, shpejt dhe efektivisht, reduktojnë riskun në biznes. Në mënyrë elektronike përmes internetit aktualisht ofron 170 milionë raporte nga e gjithë bota!

Bonitetna hiša I, d.o.o. Ljubljanë, Slloveni, është partnere e Dun & Bradstreet-it. Që nga themelimi i saj në vitin 1990 përfaqësojnë interesat e kompanisë D&B. Nga viti 2006 përfaqëson Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Raporte me informacione nga e gjithë bota janë të aksesueshme nga web faqja www.idoo.si.

Vigan Idrizi, Slloveni

Dergoni komentin