Standard Standard

SPEVZ paralajmëron radikalizim të protestave

Derguar nga kosova.info on 8th, 2010 Ne kategorine Ekonomi. Ju mund te ndjekni shenimet ne kete artikull me abonim RSS 2.0. Ju mund te ndjekni shenimet ne kete artikull me abonim

taxi,Prishtinë, 8 shkurt 2010 – Sindikata e Pavarur e Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë së Kosovës (SPEVZ) në bashkëpunim me auto-taksitë e Prishtinë sot morën vendim, në shenjë pakënaqësie për mos përmbushjen e kërkesave të tyre nga Kuvendi Komunal i Prishtinës, që të enjten të protestojnë para Kuvendit Komunal të Prishtinës. SPEVZ dhe auto-taksitë paralajmërojnë se nëse deri më 22 shkurt nuk plotësohen kërkesat e tyre do t’i përshkallëzojnë veprimet e tyre.

Isuf Azemi, kryetar i SPEVZ, gjatë takimit që kishte sot me përfaqësuesit e auto-taksive të Prishtinës tha se edhe pas protestës së 21 janarit dhe artikulimit të kërkesave ne Kuvendin Komunal të Prishtinës, nuk është dhënë përgjigje konkrete ndaj kërkesave kyçe.

Azemi tha se është plotësuar vetëm kërkesa për ndalimin e dhënies së lejeve të reja për taksi jashtë rregullave të Kuvendit Komunal, ndërsa kërkesat për largimin nga parkingjet e taksive ta pa licencuar, kontrollimi rutinor i taksive të paregjistruar si dhe eliminimi i auto-taksive që punojnë me dy vende pune nuk janë zbatuar akoma.

“SPEVZ nuk kërkon as më shumë e as me pak, vetëm rregulloren të cilën vet kuvendi komunal i Prishtinës e ka aprovuar”, tha me këtë rast Azemi.

Azemi tha se sindikata do të jetë e disiplinuar në respektimin e ligjit përkatës si dhe është e gatshme të ndihmoj Kuvendin Komunal për zgjidhjen e kësaj çështjeje vetëm duke i zbatuar rregulloret me përpikëri dhe paralajmëroi se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen deri më 22 të këtij muaji do t’i radikalizojnë protestat e tyre.

Dergo Komentin

Photo Gallery