Uashington, 3 shkurt 2010 - Ministri i Ekonomisë dhe i Financave Ahmet Shala, tha se Kosova është e aftë për të qëndruar në këmbët e veta, politikisht dhe ekonomikisht dhe këtë tashmë është duke e dëshmuar me një pjekuri mjaft të lartë.
Ministri Shala këto komente i bëri gjatë një ligjëratë të mbajtur në Institutin e njohur Amerikan të Paqes.
Ai në Uashington ka takuar Stuard Jones, zv. Sekretar i Shtetit Amerikan për Evropën Qendrore dhe Jugore dhe po ashtu ka zhvilluar takime me zyrtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar si dhe të Bankës Botërore.