Prishtinë, 3 shkurt 2010 - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu kthehet sot nga vizita zyrtare dyditore në Turqi.
Gjatë vizitës së tij në Turqi, Sejdiu është pritur më nderime të larta shtetërore nga homologu Avdulla Gyl. Në vizitën dy ditore mjaft dinamike, ai ka takuar atje edhe kryeministrin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan.
Sejdiu gjithashtu ka vizituar edhe Ambasadën e Kosovës në Ankara, ndërsa ka mbajtur një ligjëratë edhe në Qendrën për Hulumtime të Evropës Juglindore të Universitetit të Ankarasë.