Vushtrri, 8 shkurt 2010 – Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, në një intervistë ekskluzive për “Kosova Info”, shpalosi disa nga projektet prioritare për Komunën e Vushtrrisë duke mos i lënë anash edhe sfidat e mëdha të cilat e presin atë në këtë mandat katër vjeçar. Bajram Mulaku në këto zgjedhje ka fituar mandatin e dytë pas atyre te vitit 2007.
Kosova Info: Keni fituar zgjedhjet edhe për një mandat. Si jeni ndier dhe a prisnit fitore që në fillim?
Bajram Mulaku: Mos të kisha menduar që do jem fitues nuk do ju kisha fut garës fare. Mendoj që me këtë logjikë ka aplikuar secili kryetar, por kjo është një lojë politike dhe në këtë rast kam fituar unë por, kam mund edhe mos të jem fitues.
Kosova Info: Cilat janë detyrat që ju presin në mandatin e ri katërvjeçar?
Bajram Mulaku: Natyrisht ka shumë. Ne si parti dhe si qeveri që unë e udhëheqë dhe kam udhëhequr edhe në mandatin e kaluar natyrisht edhe me vendime të kuvendit i kemi përcaktuar prioritetet për vitin që jem 2010 dhe për vitet e ardhshme. E kemi përgatit një strategji zhvillimore për 15 bashkësi lokale të komunës sonë dhe do t’i përmbahemi asaj strategjie. Vushtrria aktualisht është pa ujë të mjaftueshëm të pijes dhe jo tash, por që 10 vite ndoshta edhe më tepër. Prioritet kryesor do jetë angazhimi im që ta bëjë një fabrikë për trajtimin e ujit të pijshëm në Vushtrri, e cila do ta furnizoj jo vetëm qytetin por edhe të gjitha fshatrat për rreth. Pastaj do vazhdoj me ndërtimin e infrastrukturës së rrugëve dhe kanalizimeve të ujërave fekale. Gjithashtu do t’i jap rendësi të veçantë drejtorisë së bujqësisë dhe punës me bujqit që ta trajtojmë tokën e bukës që e kemi, sepse mund të kemi të hyra të mira. Do bëhet zgjerimi i hapësirës së ujitjes së tokës bujqësore nga sistemi i Ibër Lepencit. Ministria e Bujqësisë ka një projekt që këtë vit do ujiten mbi 1500 hektarë tokë më tepër se sa në vitet e kaluara. Pastaj janë disa projekte edhe për kulturë, arsim, shëndetësi e kështu me radhë. Me të vërtet për pak minuta është shumë vështirë të thuhen të gjitha.
Kosova Info: Sa do të jeni rigoroz apo edhe tolerant në drejtimin e Vushtrrisë?
Bajram Mulaku: Një pyetje e mirë. Do të them që edhe në mandatin e kaluar, mendoj që kam bërë disa ndryshime, ndryshime pozitive në të hyrat e komunës. Tani buxheti i komunës ka kaluar 1 milion të hyrat dhe synojmë që këtë ta kemi edhe më tepër në këtë vit. Por, së pari duhet bërë disa ndryshime për brenda vet strukturave komunale, krejt qëllimi është që të bëjmë diçka më mirë, të jemi më korrekt dhe të punojmë më shumë.
Kosova Info: Vushtrria është futur në mesin e komunave më të ndotura të Republikës. Si do të zgjidhet ky problem madhor?
Bajram Mulaku: Veç ju them që në mandatin e kaluar dy vjeçar ne kemi realizuar një projekt që ka ndikuar shumë në përmirësimin e ambientit në qytet dhe është në zhvillim e sipër, është fjala për shtratin e lumit Tërstena, që përpara në të kaluarën ka qenë thjesht një deponi e mbeturinave për krejt qytetin. Tashmë vetëm është larguar ajo deponi e mbeturinave nga aty. Ai lum tash po e merr pamjen e një lumi të pastër, e një lumi që ka me qenë atraktiv për krejt qytetin. Pastaj në të dy anët ka me pas hapësira rrugësh, trotuaresh, ndriçimit, trajtim gjelbërimi etj. Në anën tjetër ju them që kompania “Uniteti” që merret me trajtimin e mbeturinave në të ardhmen duhet të jetë shumë më funksionale, tashmë është një kompani regjionale dhe aty janë bërë disa ndryshime dhe me ndihmën edhe të zyrtarëve të komunës do të jetë më funksionale. Drejtoria përkatëse ka për obligim të kujdeset më mirë dhe qytetarët e pandërgjegjshëm duhet t’i sanksionoj.
Kosova Info: Si është e mundur që rruga shkon drejt e në kish, apo i është ndërruar traseja planit për këtë rrugë?
Bajram Mulaku: Është i njëjti projekt aspak nuk është ndryshuar, është i njëjti projekt që ka qenë, ajo nuk ka ku shkon tjetër ajo shkon në fund të kishës nuk shkon drejt në kish por shkon në fund të hapësirës që është pasuri e kishës. Është një projekt tepër i rëndësishëm për komunën tonë. Ç’është e vërteta as vet nuk jam i kënaqur me cilësinë e punës në fund. Në fund të rrugës aty tek rrethi nuk janë bërë punimet si duhet dhe pranimi teknik nuk është dashtë që të pranohet edhe pse e kanë vërejt, sigurisht ka me u sanksionuar edhe në të ardhmen kompania e cila e ka ndërtuar, e kam fjalën me 10 për qindëshin që e kam në dispozicion
Kosova Info: Si është realizuar rruga 4 kursi në hyrje të qytetit pa nën apo mbi kalime?
Bajram Mulaku: Po aty janë sinjalizimet horizontale në rrugë dhe natyrisht e mira e së mirës ishte që të bëhet një nënkalim por ai nënkalim kushton tepër shtrenjtë, me të vërtet ish dashtë së paku edhe nja 300 mije euro me i nda vetëm për atë nënkalim, kish me qenë shumë e dëshirueshme por ka qenë e pamundshme. Sidoqoftë është një rrugë që është e kufizuar shpejtësia. Ne kemi biseduar edhe me policinë që me qenë në vazhdimësi aty sidomos në atë periudhën kur nxënësit shkojnë në shkollë ose e kryejnë mësimin që të evitohen mundësitë e ndonjë aksidenti eventual.
Kosova Info: Çfarë pamje do të marr Vushtrria deri në fund të mandatit tuaj?
Bajram Mulaku: Unë mendoj që çdo kryetar kur insiston të bëhet kryetar i një komune e ka një vizion për qytetin, për komunën përgjithësisht. Thjesht po them e idealizoj një qytet të pastër, e idealizoj qytetin tim që të jetë pa asnjë rrugë me baltë. Jam duke punuar në këtë drejtim dhe besoj që deri në fund të këtij mandati s’ka me mbet asnjë rrugë e qytetit pa u shtruar. Të mos ketë jo vetëm qyteti por në përgjithësi komuna asnjë rast pa kanalizimin e ujërave të zeza, thjesht jam i interesuar të bëjmë edhe një fabrikë për trajtimin e ujërave të zeza në qytetin tonë dhe jam duke punuar në atë drejtim, pastaj jam i interesuar që të bëjmë sa më tepër hapësira të gjelbëruara. E idealizoj që kultura të merr rolin e vet sepse Vushtrria është një qytet me traditë të kulturës, është qyteti i Hasan Prishtinës. I kemi disa monumente që jemi duke tentuar që t’i restaurojmë. Pastaj Vushtrrisë i mungon një shkollë e muzikës dhe jam shumë i interesuar që t’i bëjmë hapat e parë që ta bëjmë një paralele të muzikës prej fillimit prej klasës së parë dhe të ketë rol të kulturës në këtë drejtim. Vushtrria gjithashtu ka pas një traditë të teatrit amator dhe nuk është në gjendje të mirë ky teatër. Do mundohem që në të ardhmen me ja dhënë rëndësinë e vet këtij teatri dhe segmenteve të tjera te kulturës.
Kosova Info: Si do ju përgjigjeni atyre që ta besuan drejtimin e qeverisë komunale?
Bajram Mulaku: Votën qytetarëve do ua kthej ashtu siç ju kam thënë në fushatë, do ua kthej me punë, me angazhim timin maksimal që ta bëjë komunën ashtu siç ju kam premtuar atyre. Secilit qytetar mund t’i garantoj se nuk do të kursej prej vetës asgjë prej punës dhe angazhimit tim që ta realizoj atë që e kam premtuar, dhe jo vetëm atë që e kam premtuar, por atë edhe që nuk e kam premtuar hiq, do mundohem ta bëjë më të mirën e mundshme për qytetarin tonë.
Kosova Info: Porosia për qytetarët e Vushtrrisë?
Bajram Mulaku: Kisha me përsërit thënien e Presidentit Amerikan “të gjithë të bëjmë diçka për komunën tonë, për qytetin tonë, për shtetin tonë e mos të presim veç çka po jep shteti për qytetarin tonë.
Sadat VOJVODA




S’do mend qe do i realizoj te gjitha premtimet e dhena. Familja Mulaku, njihen si familje e shkolluar, shume atdhetare, fjale pak e pune shume.
Suksese kryetar ne qellimin tend qe Vushtrrine “Qytetin e Kultures”, “Qytetin e Hasan Prishtines”, ta beni sic keni premtua dhe sic e meriton te behet.
Tjeter eshte deshira, tjeter eshte mundesia. Shpesoj se Kryetari Mulaku do te mund t’i realizoj projektet e tij te cilat jane jetike per qytetart e Vushtrrise.
Çmoj profesionalizmin e gazetarit dhe them se intervista nuk eshte zhvilluar me Kryetarin e Deges se PDK-se ne Vushtrri, por me Kryetarine e Komunes se Vushtrrise!
Une po pajtohem me dy parakomentuesit, ama po pyes ky Kryetari Mulaku nga natyra bre duket i urt. Une po mendoj qe perseri edhe ne kete mandat fatkeqesisht mos po vetet dikush tjeter dhe po vendosin per komunen tone njerez qe nuk jane te kesaj komune.
Une jam shume me shpresa se ne baz te intervistes kish tregu shume maturi dhe siguri ne forcen e tij tani dhe nuk do jet kukull edh eper nje mandat te dyte
mbetemi me shpres
E per juve Kosova Info vetem vazhdoni me keto tema jane teper te qelluara dhe me interes per qytetarin.
Per mendimin tim keto qe i ka premtu profa nuk do te realizohen sepse nuk jan ne doren e tina. Profa aty eshte veq si kukull,mu dhimbset se eshte njeri i mire po aty dyzginat i ka dretuesi nga Skenderaji.
Vushtrria eshte njeri nder qytetet me te vjetra ne rajon po eshte t’merr ti shikojsh kontenjerat afer monomenteve historike, ku monomentet tymosn cdo dit.
Aty ne vend qe te mirren me arsim ku te hish ne shkollen e mesme ne Gjimnaz eshte tmerr ne qfare gjendje msojn nxensat po keta nuk kan mjete per shkolla por per darka falenderuese per ata qe jav bonen votat.
une mendoj se premtimet e profesorit nuk dote realizohen arsyen shum mire e paska citu me lartë zymeri ska koment
Sa komentet more edhe zymer mire e ki ama ata qe nuk e marrin vesh kete send me komente e marrin ne realitet
thot populli ” Kofsht bektesh e merr vesh”
O rroft Bajram Mulaku se me ba me lan me punu kta qysh din vet ne vend me shku njerzit ne Paris ishin ardh ne Vushtrri po fatkeqesia qe nuk po e lane.
E keshtu eshte bere Vushtrria si …
Ma mire mos me permend emrin
Made In Vushtrria