Standard Standard

Lëvizja “FOL”: Nesër mbahet konferencë nga disa OJQ

Derguar nga kosova.info on 8th, 2010 Ne kategorine Kosova. Ju mund te ndjekni shenimet ne kete artikull me abonim RSS 2.0. Ju mund te ndjekni shenimet ne kete artikull me abonim

FOLPrishtinë, 8 shkurt 2010 - Nesër më 9 shkurt 2010, nga ora 13:00, në zyrat e Lëvizjes FOL, do të mbahet një konferencë për shtyp ku organizata të shoqërisë civile në Kosovë do të prezantojnë një deklaratë të përbashkët për sundimin e ligjit në Kosovë, zbatimin e mandatit të misionit EULEX dhe riaktualizimit të rastit të Albin Kurtit. Në këtë konferencë sipas një komunikate për media të Lëvizjes FOL do të bëhet publik qëndrimi i përbashkët i këtyre organizatave:

· Klubi për Politikë të Jashtme

· Instituti për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED)

· Instituti për Studime të Avancuara (GAP)

· Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

· Instituti Ballkanik i Politikave

· Syri i Vizionit

· Lëvizja FOL, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

· Iniciativa për Progres (INPO)

· Ndërtimi i Komuniteteve Mitrovicë (CBM)

Në konferencë për shtyp do të flasin Ramadan Ilazi, Ilir Deda, Shpend Ahmeti dhe Ylli Hoxha.

Dergo Komentin

Photo Gallery