Nga Balduin Sulzer (Kronenzeitung, Janar 2010)
Një recital shumë i këndshëm pianistik në Schloss Traun: në skenë një pianiste e re nga Prishtina, Ardita Statovci, e cila në pjesët poetike të programit nga Schubert-i dhe Brahms-i të priste me një formim tingulli të butë të e të diferencuar.
Në dy kohët e para të Sonatës b-Moll të Chopin-it e veçanërisht në Sonatën e Bartókut (1926), artistja të përfitonte me një “tingëllimë telash” eksplozive, të fuqishme e të kthjelltë të një kualiteti super-elitar.
Diku në mes te këtyre veprave u dëgjua një lojë e kristaltë margaritarësh të Sonatës së Mozartit KV 567.
Provë talenti e një pianisteje të re
Nga Christina Gruber (Neues Volksblatt, Janar 2010)
Institucioni kulturor i Traun-it, Vest, ia ka dalë që ta ftojë një pianiste të re nga Prishtina (Kosova) për një mbrëmje në Schloss.
Ia vlen që të udhëtosh për të shkuar në Traun apo edhe kudo tjetër, për të dëgjuar Ardita Statovcin (1982*), e gjate dhe elegante ashtu siç u paraqit ne skene.
Ajo u dëshmua me kapje të fuqishme të një morie tingujsh të dendur, siç gjenden te Sonata e Bartok-ut e vitit 1926, pastaj me lojen prej margaritaresh të Sonatës në b-moll të Chopin-it, e posaçërisht me servimin virtuoz dhe me ndjesi të Sonatës së Mozartit KV 567.
Shkollimin e saj gjithëpërfshirës, ajo e vërtetoi dhe e dëshmoi edhe me përzgjedhjen e programit. Audiencën e shumte në Schloss Traun, artistja nga Ballkani e përfitoi me dhënien e ngjyrës së ndjeshme të atmosferës romantike të pjesët e Schubert-it D 946.
Kur ajo pastaj për Bis e bëri të rrëshqiste si margaritar një pjesë bravuroze nga György Kurtag, ishte e qartë: emri Statovci duhet të mbahet mend.