Standard Standard

KQZ nderon Xhelil Pajazitin me çmimin postmortum

Derguar nga kosova.info on 8th, 2010 Ne kategorine Kosova. Ju mund te ndjekni shenimet ne kete artikull me abonim RSS 2.0. Ju mund te ndjekni shenimet ne kete artikull me abonim

xhelil_pajazitiPrishtinë, 8 shkurt 2010 – Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) të hënën ka mbajtur një mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të anëtarit të saj, Xhelil Pajaziti, i cili e përfaqësonte PDK-në në KQZ.
Me ketë rast, kryetarja e KQZ-së, Nesrim Lushta tha se Xhelil Pajaziti i takon gjeneratës së parë të normalistëve të Kosovës.
Ajo me tej theksoi se Pajaziti pas mbarimit të luftës 1999 në Qeverinë Përkohshme të Kosovës ka udhëhequr Drejtorinë për Administratë në Gjilan, në zgjedhjet e para lokale të mbajtura në vitin 2000 ishte anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vitin 2000 ishte anëtar i KZAP-it, i caktuar nga ambasadori i OSBE-së, nga viti 2002 deri më 5 janar 2005 ishte këshilltar i ministrit të Shërbimeve Publike, Jakup Krasniqi.
Lushta më këtë rast i ndau çmimin postmortum nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Zyrtari i Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, Fju Futon, lexoi letrën e ambasadorit Christopher Dell, i cili nuk kishte mundësi të ishte i pranishëm në mbledhjen komemorative dhe tha se ky moment është i vështirë për të gjithë.
Dje në moshën 69-vjeçare ka ndërruar jetë Xhelil Pajaziti, i cili është varrosur në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Dergo Komentin

Photo Gallery