Standard Standard

Komuniteti i Arsimit në Shqipëri jep 250 milionë lekë donacione për Shkodrën

Derguar nga kosova.info on 8th, 2010 Ne kategorine Rajoni. Ju mund te ndjekni shenimet ne kete artikull me abonim RSS 2.0. Ju mund te ndjekni shenimet ne kete artikull me abonim

myqeremTiranë, 8 shkurt 2010 – Ministri i Arsimit dhe Shkencës,Myqerem Tafaj zhvendosi në Shkodër takimin e tij të punës me drejtorët e 37-të Drejtorive Arsimore dhe Zyrave Arsimore të vendit dhe përzgjodhën Komunën më të prekur nga përmbytjet, atë të Dajçit, për të dhënë donacionet që kapin shifrën 250 mln lekë.Të gjithë punonjësit mësimor të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxënës e prindërit, përgjatë këtyre javëve kanë dhënë kontributin e tyre në vlerë monetare pas situatës së përmbytjeve që përfshiu Qarkun e Shkodrës. Një një aktivitet të zhvilluar në Shkollën 9-vjeçare “Pjetër Gaci” të kësaj komune, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, vlerësoi të gjithë kontributin e insitucioneve arsimore në vend, si pjesë e një tradite të hershme të kombit tonë. Ai nënvizoi faktin e zhvillimit normal të proçesit mësimor në të gjithë Qarkun e Shkodrës dhe theksoi nevojën e përdorimit me efikasitet të këtyre fondeve në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit arsimor. rejtoresha e DAR-it Shkodër, Artrida Ferketi duke i falenderuar nderoi me certifikata mirënjohjeje kontribuesit kryesorë të sistemit arsimor.Ndërkaq gjatë gjithë kësaj periudhe këto insitucione kanë dërguar në shkollat e kësaj zone të prekur nga përmbytja, ndihma të tjera në ushqime, veshmbathje, materiale shkollore, kompletim të bibliotekave me libra artistike, etj. Qarku i Shkodrës pësoi dëmtime serioze në 18 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme, si shkak i përmbytjeve të ndodhura në janar të vitit 2010. Në këtë takim Ministri Tafaj, diskutoi me drejuesit e Drejtorive Arsimore për reformen në Arsimin Parauniversitar, risitë e Maturës Shteterore 2010-të dhe problematikat e saj.

Dergo Komentin

Photo Gallery