Barometri Diplomatik

Prof. Dr. Mehdi HYSENIShkruan: Prof . Dr. Mehdi HYSENI

O TË MJERË, KOSOVA  ËSHTË “SHTET PREJ LETRE” VETËM PËR SERBINË KOLONIALISTE!

*** Së pari, si çdo shqiptar me mendje, me zemër, me sjellje dhe me vepër të çiltër kombëtare dhe atdhetare shqiptare, edhe unë përfitoj nga rasti që, t’ia UROJ DVJETORIN PAVARËSISË SË KOSOVËS, e cila për mua është SHTET I LIRË DHE SOVRAN,  jo kurrfarë “letre sheqerkash”, as “shtet i rremë”, siç po trumbetojnë propaganda dhe politika e shtetit dhe e Kishës së Serbisë me bishtat  e tyre filoserbë në Serbi dhe jashtë saj, me qëllim që, Kosovën, sërish ta “shohin” në rezervatin kolonial të Beogradit. Mirëpo, me gjithë këtë dëshirë  të tyre të shkretë shekullore, Kosova, tanimë, është bashkuar me Shqipërinë!

****Së dyti, vetëm Serbia, serbomëdhenjtë, si dhe të gjithë armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të Kosovës dhe të shqiptarëve, e quajnë  Kosovën “shtet prej letre” dhe “shtet të rremë”!

*** Së treti, është turp dhe absurd i madh, kur në disa masmedia elektronike, thënçin shqiptare, lexon paçavure amorale, aprofesionale dhe antikombëtare shqiptare se kinse Kosova na qenka “shtet prej letre”!?

Eh, po kësi “margaritari” helmues të opinionit publik shqiptar, njeriu mund të gjejë vetëm në masmediat serbe të Beogradit, askund tjetër!?

Pse, dhe nga polli një mendje e keqe dhe kundërproduktive në adresë të dezavuimit dhe të mohimit të identitetit të shtetit të Kosovës nga përfolësit dhe kokëtharët e ashtuquajtur politikë, se Kosova është vetëm “shtet në letër”?!

Në nxjerrjen e një përfundimi të tillë skandaloz,  të gabueshëm dhe diletant politik kanë ndikuar këta tre faktorë kryesorë:

1)              Indokrinimi nga ideologjia, nga propaganda dhe nga politika ditore serbomadhe e Beogradit;

2)              Konsumimi i pavetëdijshëm dhe enorm i lajmeve dhe i informacioneve të huazuara dhe të përkthyera nga gazetat dhe nga masmediat elektronike serbe, të riprodhuara në faqet e disa masmediave dhe të  gazetave në gjuhën shqipe në Kosovë dhe, jashtë Kosovës;

3)              Hendikepi  antiprofesional i injorantëve, që nuk kanë “haber”, të bëjnë dallimin midis nocionit “shtet” dhe nocionit “politikë”.

Si pasojë e ngrënies së tepërt të lajmeve dhe të informacioneve serbe, të transmetuara nëpër masmediat e ndryshme shqipfolëse, injorantët filosrebë edhe kanë rënë viktimë e tyre, duke e quajtur Kosovën “shtet prej letre”!?

Sikur injorantët filoserbë, të kishin pasur njohuri të mjaftueshme teorike profesionale, nuk do të nxirrnin përfundimin e tyre diletantesk serb dhe proserb se Kosova “është shtet prej letre”, por do të pohonin se  politika e shtetit të Kosovës “it doesn’t work right”.

Brenda këtij dyvjeçari të Kosovës së pavarur (17 shkurt 2008-17 shkurt 2010), kemi shkruar kritika të shumta në adresë të gabimeve  dhe të metave të POLITIKËS dhe të titullarëve të saj, por JO KUNDËR EKZISTENCËS SË SHTETIT TË KOSOVËS, sepse çdo kritikë e tillë, do të ishte infantile, e gabueshme dhe e pajustifikueshme ngaqë shteti nuk është fajtor, por POLITIKA dhe POLITIKËBËRËSIT, që e drejtojnë shtetin e Kosovës.

Në këtë kontekst, qe 20 vjet e kemi kritikuar edhe POLITIKËN e Shqipërisë (1912). Mirëpo, kurrnjëherë nuk kemi pohuar  se Shqipëria “është shtet prej letre” me gjithë gabimet dhe të metat e panumërta të POLITIKËS dhe të DIPLOAMCISË saj (1990-2010).

Prandaj, për t’i varrosur dhe davaritur përgjithmonë mendimet  dhe përfundimet e tilla të zeza, amorale, joprofesionale dhe antishqiptare  të  “injorantëve universalë” filosrebë, filogrekë…etj., po ritheksojmë se, Kosova është shtet, edhe Shqipëria është shtet, por politikat e tyre kanë të meta dhe gabime, ashtu sikurse politika e të gjitha shteteve në botë. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se ato “janë shtete prej letre”, ashtu sikurse Kosova dhe Shqipëria që në asnjë kuptim nuk janë “shtete prej letre”.

Pra, po i rikujtojmë dhe, njëkohësisht po i korrigjojmë, edhe serbomëdhenjtë imperialistë, si dhe bishtat e tij-kuislingët naivët dhe diletantët filoserbë(me orekse dhe me sëmundje të ndryshme alergjike kronike patologjike kundër pavarësisë së shtetit të Kosovës)  dhe të të gjithë armiqtë tanë, se KOSOVA DE FACTO DHE DE JURE ËSHTË SHTET , por politika e tij, kuptohet, ka edhe të meta ngase është në formim e sipër ngase “mosha” e tij është gjithsej dyvjeçare.

Së fundi, askush nga shqiptarët nuk e ka atë “drejtë diskrete” apo “demokratike”, të pakufizuar dhe të pakontrolluar, që publikisht, ta “bindë” opinion shqiptar dhe serb, se Kosova “është shtet prej letre”.

Çdo gazetë, çdo masmedia elektronike dhe mjete të tjera informative shqiptare, që publikojnë paçavure të ashtuquajtura kritike të paqëndrueshme, diletante dhe armiqësore krejt serbe dhe proserbe, se Kosova “është shtet prej letre”, ato duhet bojkotuar lexuesit shqiptarë, sepse ato janë kundër shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Secili shqiptar i vërtetë, që e ka në mendje, në zemër dhe, është i mishëruar me Kosovën shqiptare, parapëlqehet që, të mos i shfletojë dhe të mos i lexojë sajtet elektronike dezinformuese me shkronja shqip, me përmbajtje të përkthyera të lajmeve dhe të informacioneve të ndryshme serbisht të Beogradit, sepse ato ua prishin mendjen dhe zemrën, duke iu mashtruar, manipuluar, indoktrinuar dhe gënjzyrë, se Kosova “është shtet prej letre”= “plaçkë koloniale” e Serbisë!!!

Dergoni komentin