Standard Standard

Arrestohen 5 persona, dyshohet se janë rrëmbyes

Derguar nga kosova.info on 8th, 2010 Ne kategorine Kosova. Ju mund te ndjekni shenimet ne kete artikull me abonim RSS 2.0. Ju mund te ndjekni shenimet ne kete artikull me abonim

BAKI KELANIKelani: Nga familjarët janë kërkuar rreth 200 mijë euro

Prishtinë, 8 shkurt 2010 –
Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona, si të dyshuar se jenë të përfshirë në rrëmbimin e një personi të moshës 50 vjeçare par tre ditësh në magjistralen Gjilan-Preshevë.
Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka konfirmuar të hënën që pesë personat të cilat kanë qenë të përfshirë në rrëmbimin e 50 vjeçarit me datën 6 të këtij muaji, i cili njëherësh është edhe vëlla i një biznesmeni, me ndihmën e Policisë së Kosovës janë arrestuar
“Me datë 06.02.2010 rreth orës 19:00 në magjistralen Gjilan-Preshevë nga disa perona të dyshuar është rrëmbyer një person i moshës rreth 50 vjeçare. Profesioni i tij afaristë dhe mund të themi se është vëlla i një biznesmeni nga rajoni i Gjilanit. Fillimisht mund t’ju informoj se nga i rrëmbyeri janë kërkuar disa shuma parash, ku më pas mesazhi ka shkuar tek familjarët e tyre, kërkesa nga personat e dyshuar ka qenë disa milionëshe dhe më pas si kërkesë e fundit nga familjarët janë kërkuar rreth 200 mijë euro”, ka thënë Kelani.
Ai tha se Policia e Kosovës dhe njësitet hetimore të rejonit të Gjilanit menjëherë pas marrjes së informacionit kanë filluar operacionin e kërkimit të të rrëmbyerit dhe rrëmbyesve, ku pas një punë rreth 72 orësh është arrit një marrëveshje me ta.
“Policia e Kosovës, respektivisht njësitet e hetimeve rajonale të Gjilanit, në bashkëpunim me njësitet speciale të departamentit të njësive speciale të nivelit qendror, pas një pune diku rreth 72 orësh në operacion të stërzgjatur dhe i pandërprerë i koordinuar mirë në mes të njësive policore është arrit që i rrëmbyeri të lirohet, ku vendi i cili është mbajtur ka qenë një vend kodrinor malor dhe jashtëzakonisht një vend shumë i vështirë për të depërtuar atje”, ka thënë Kelani.
Policia ka rritur që t’i arrestojë 5 persona të dyshuar në këtë operacion të dyshuarit janë katër nga komuna e Gjilanit, ndërsa një është nga komuna e Vitisë, me inicialet Rr.Sh, mosha rreth 40 vjeçar, A. I, 32 vjeçar, E.I, rreth 29 vjeçar, J.V, rreth 30 vjeç, dhe J.N, 25 vjeçar.
Kelani gjithashtu njoftoi që policia gjithashtu ka vazhduar me intensitet punën edhe pas arrestimit ku ka bastisur disa shtëpi tek të dyshuarit dhe aty ka gjetur maskat, të cilat janë përdorur gjatë rrëmbimit dhe disa telefona celular, si dëshmi fizike që janë përdorur gjatë këtij rrëmbimi.
Ai nuk ka bërë të ditur emrin e biznesmenit në fjalë për shkak të sigurisë së tij.

Dergo Komentin

Photo Gallery