KDI: Raporton për disa parregullsi në vendvotime

foto-14hPrishtinë, 31 janar, 2010 - Koalicionin e OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, ka paraqitur raportin nga të gjeturat nga terreni deri në orën 13:00, ku kryesisht është raportuar për proces të rregullt zgjedhor, me përjashtim të rasteve të votimeve familjare, si dhe votime të hapura.

Udhëheqësi i Demokracisë në Veprim, Ismet Kryeziu ka paraqitur raportin në detaje, ku sipas tij, në Shkollën Mati Logoreci një vëzhgues ka përdorur akreditimin e një personi tjetër.

Një rast tjetër sipas tij ka qenë edhe ndihma që komisionarët e partive politike në vendvotimet 2050a dhe 2059a, ndihmojnë votuesit, kryesisht familjarët e tyre.

“Në vendvotimin 2007a/02, ka pasur tentim për të votuar dy here, si dhe ka pasur përleshje në mes të votuesve jashte vendvotimit,  SH.F. Lekë Dukagjini. Konflikt verbal ka pasur edhe në mes të votuesve dhe komisionerëve në Gani Cavdervashë”, ka thënë Kryeziu.

Sa i përket Komunës së Lipjanit, nga raportet e vëzhguesve bëhet e ditur se janë paraqitur raste të votimeve të hapura. Në disa vendvotime janë vërejtur edhe persona të paautorizuar në qendër dhe jashtë qendrës, ndërkohë në Babush është shënuar një përleshje jashtë qendrës se votimit. Në Magure është raportuar se nuk spërkaten gishtat e votuesve në të gjitha rastet. 

Sa i përket numrit të daljes së votuesve deri në orën 13:00, sipas vëzhguesve të Demokracisë në Veprim, në Komunën e Prizrenit kanë dalë 18-19 %. Ndërsa në Komunën e Lipjanit 25-26%.

Ndërkaq në vendvotimin në Janjevë kanë dal për të votuar rreth 25 për qind kroat dhe rom./ KI/

Dergoni komentin