Integrimi i veriut vetëm me dialog

eulex_logoPrishtinë, 31 Janar 2010 - EULEX-i beson fuqishëm se përparimi në veriun e Kosovë mund të arrihet vetëm nëpërmjet dialogut, ku do të jenë të përfshira të gjitha palët e interesuara, dhe atë hap pas hapi, ka thënë zëdhënësi i këtij misioni, Nicholas Hawton.

EULEX-i ka demantuar agjencinë italiane të lajmeve ANSA, që kishte parafrazuar deklaratën e zëdhënëses së EULEX-it Karim Limdal – duke raportuar se një pjesë e këtij misioni së shpejti do të fillojë të vendoset në veri të Kosovë – dhe se disa zyrtarë evropianë që kishin vizituar veriun e Kosovës, kanë pasur për detyrë zbatimin e planit të shefit të ICO-s në Kosovë, Pieter Feith.

Siç raportojnë mediat serbe, EULEX-i ka bërë të ditur se, “gjoja deklaratat e zëdhënësës Limdal janë ‘tërësisht të pasakta’”. Po ashtu EULEX-it ka përsëritur se strategjia për veriun e Kosovës, nuk është strategji e Bashkimit Evropian, dhe as dokument i EULEX-it.

Zyrtarë për informim të EULEX-it kanë thënë të shtunën se ky dokument është hartuar nga Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO), e cila edhe përgjigjet për këtë strategji.

Dergoni komentin