Podgoricë, 31 dhjetor 2009 - Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nga këndvështrimi ndërkombëtar-juridik, nuk është i detyrueshëm për shtetet që e kanë e njohur mëvetësinë e saj, ka vlerësuar profesori malazez i së drejtës ndërkombëtare Bllagota Mitriq.
Duke komentuar deklaratat e zëvendëskryeministrit malazez Svetozar Maroviq se Mali i Zi do të rishqyrtojë vendimin për njohjen e Kosovës në rast të mendimit pozitiv të GJND në Hagë, Mitriq ka deklaruar për mediet malazeze se ai të gjitha deklaratat e politikanëve i konsideron lojëra politike, sepse sipas tij, “politika luan se kush kujt do t’ia hedhë”.