Ish lider i FRLDK-së, në KP dhe ish anëtar i KQZ-së, që vazhdon të jetë aktiv në LDK dhe të ketë karrierë të suksesshme në biznesKosova Info: Duke ditur se jemi në fund të vitit, si do të dukej një bilanc i zhvillimeve në Kosovë?Grainca: Nëse do të dëshironim të ju referohem fakteve do të duhej që në analizën tonë përveç ngjarjeve të ju referohemi edhe tregueseve dhe indikatorëve që na kanë përcjell gjatë tërë vitit. Analizën duhet bazuar edhe në kontekstin kohor të zhvillimeve dhe nuk duhet harruar se Kosova akoma po kalon një fazë transitore dhe vetëm para pak viteve ish vende me një pushtim klasik,pastaj me dëmet e luftës dhe në fillet e para të institucioneve kemi pas një buxhet me 90% të hyra nga donacionet e ndryshme.
Tani rrethanat kanë ndryshuar dhe kemi një buxhet mbi 1 miliard, ku 95% janë të hyra vendore, jemi një shtet i pavarur me 64 njohje,vend i anëtarësuar në FMN e Bankën Botërore, me raporte të mira me mekanizmat ndërkombëtare, me forca të sigurisë në ngritje konform standardeve të NATO-s, me një situatë stabile politike dhe vende që synon të ketë ulësen e saj në OKB .
Megjithatë duhet qenë realist dhe duhet pranuar se ka edhe shumë mundësi të pa shfrytëzuar dhe se kjo situatë lënë akoma për të dëshiruar sidomos në fushën e demokratizimit të brendshëm, zgjedhjet, lufta anti korrupsion, politikat zhvillimore ekonomike, keqpërdorimi i pronës publike etj. janë disa nga fushat që kërkojnë angazhime dhe përmirësime të një niveli më të lart.
Në fushën e ekonomisë gjegjësisht biznesit po ashtu duhet pranuar se institucionet tona përkatëse nuk kanë bërë sa duhet dhe kanë treguar mungesë kapacitetesh për të krijuar një klimë më të mirë dhe për të ofruar mundësi më të mira në harmoni me zhvillimet e reja që ka njohur Kosova.
Sot edhe pse Kosova ka një normë tatimore më të ultë në rajon, ka një fuqi punëtorë të re dhe të lirë me një hyrje prej 35.000 personave ne vit në tregun e punës prapë se prapë ka një shkallë të papunësisë prej rreth 60% dhe ka mungesë të investimeve direkt nga jashtë, mungesë dhe rënie të eksporteve dhe ka bilance tregtar negativ.
Deri vonë kemi pas mungesë të ligjit mbi partneritetin publiko-privat, shumë probleme pronësore –juridike si probleme të shumta tjera, janë disa nga faktorët që kanë penguar investimet e jashtme, gjithmonë duke pasur parasysh edhe hezitimin e investitorëve për shkak të “mungesës së sigurisë së investimeve”.
Ndërsa nëse flasim për bizneset vendore, ato kryesisht janë të drejtuara nga shërbimet-tregtia dhe ballafaqohen me problem financimi sepse ato akoma po përballen me norma interesi shumë të lartë dhe kredi kryesisht komerciale me afat kthimi të shpejt dhe pa grejs periodë. Me kushte të cilat ofron sistemi bankar nuk e ndihmon biznesin vendor por realisht është një pengesë për zhvillimin e sidomos për ato investime që kërkojnë të jen më afatgjate.
Edhe për kundër të gjitha problemeve, komuniteti i biznesit ka treguar se është i qëndrueshëm dhe më kreativ se institucionet përkatëse në krijimin dhe gjetjen e mundësive të reja për investime. Ndërmarrësit kosovarë i karakterizon guximi dhe kreativiteti dhe ata tani projeksionet e tyre kanë filluar t’i bëjnë drejt një tregu më të unifikuar ku vlejnë ligjet e ekonomisë së tregut dhe ku i nënshtrohen konkurrencës dhe ku subvencionet e ndryshme do kishin rëndësinë e tyre.
Kosova Info: Ju përmendët disa nga problemet që ka pas komuniteti i biznesit dhe ekonomia kosovare, por a mendoni se ka efekt edhe krizë financiare botërore në zhvillimet tek ne?
Grainca: Po, pa dyshim se ka efekt dhe ato tani po ndihen dhe janë të prekshme. Kosova nuk ka kapacitete për të ngelur e paprekur nga kriza botërore dhe realisht kjo është e pa mundur tani megjithëse se tani ekonomia botërore duket se ka filluar të këndellet.
Nuk duhet harruar se Kosova akoma ka një bilanc tregtar shumë negativ, jemi vend i cili importojmë rreth 90% të produkteve që konsumohen dhe ne jemi një vend që kryesisht eksportojmë para sepse të gjitha këto produkte në tregun botëror duhet të blihen.
Po ashtu ka pasur rënie të të hyrave nga diaspora që realisht do duhej të ishin rreth 600 euro në vit dhe kjo vjen si rezultat i krizës në vendet ku qëndrojnë njerëzit tanë dhe duhet përmendur edhe faktin se rreth 1 miliard të fondit të privatizimit dhe trustit pensional mbahen jashtë vendi dhe i janë nënshtruar lëvizjeve në tregun botëror financiar dhe e tera kjo sjell një mungesë keshi.
.Mungesa e vizionit dhe një plani të qartë ka sjell edhe rënie të investimeve, probleme të caktuar sociale që shpreh me shkallen e lart të varfërisë ekstreme dhe efekte në jetën e përditshme të qytetarit tonë.
Kosova Info: E përmendët edhe qasjen që ka biznesi kosovar apo synimet rreth një tregu rajonal, a mund të flitet edhe për rënie, unifikim të tregut shqiptarë?
Grainca: Po, padyshim se realitetet e reja kanë ofruar mundësi të reja. Pranimi i euros si valutë zyrtare tash e disa vite, nënshkrimi i marrëveshjes së CEFTA-s, anëtarësimi në FMN e Bankën Botërore janë disa parakushte që do e ndihmojnë shumë ekonominë kosovare drejt krijimit të parakushteve për investime dhe drejt stabilitetit ekonomiko financiar që do krijonte edhe mundësi për dalje në tregje të reja.
Por nuk duhet harruar edhe efektet e mëdha pozitive që do ketë rruga e re Durrës-Kosovë për lidhjen e këmbimit mes dy vendeve tona me një mundësi më të madhe lëvizje për njerëz dhe mallra por edhe transitet e ndryshme që do kalonin për mes kësaj rruge, mirëpo ka ndikim edhe në paraqitjen tonë si një treg më i madh dhe më interesant e ndikim në rajon.
Bizneset tonë tani veç janë në rrugë të mirë për të dal në tregun e jashtëm, por gjithmonë duhet pasur për bazë nevojën për caktimin e prioriteteve strategjike dhe sektorëve me të cilat prodhime apo shërbime do dalim në tregun e jashtëm.
Vendi ynë domosdoshmërish duhet të orientohet drejt investimeve në bujqësi, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, dhe të filloj të kaloj nga një vend konsumues në një eksportues sepse me angazhim më të madh institucional dhe profesional do ketë mundësitë për një gjë të tillë.
Kosova Info: Çka duhet të ndryshoj urgjentisht sipas jush në mënyrë që të kemi një treg më stabil?
Grainca: Pa dyshim se performaca e qeverisjes është parakusht në grupin e faktorëve vendor.
Duhet të ketë një qasje më serioze ndaj investimeve të huaja direkt, duhet të ketë një rishikim të politikave ekonomike, një transparencë në menaxhimin me fondet publike dhe investimet kapitale dhe një menaxhim i drejt i kompanive publike që ka munguar deri tani hapja rrugës për investimet private në sektorin publik.
Kjo duhet të përcillet me një qasje anti korrupsion në institucion dhe eliminimin e burokracive të ndryshme.
Urgjentisht duhet që përmes bankës qendrore të rishikohet perfomanca e sistemit financiar dhe roli që ka ky sistem sidomos pjesa komerciale në zhvillimin e ekonomisë kosovare dhe në këtë formë të ju mundësohet bizneseve qasja më lehtë deri tek burimet financiare për investime.
Kosova Info: Ju e përmendët perferomancën e qeverisë, por këto ditë kemi pas edhe një proces zgjedhor me tensione edhe të asaj natyre, siç ishte kërcënimi i PDK-së me prishje koalicioni, duke qenë se keni qenë përgjegjës për vëzhguesit dhe komisionarët e LDK-së, a mund të na thoni, çka po ndodh sipas jush ku është LDK në këtë proces loje?.
Grainca: Ah duket se kjo të intereson ty më shumë….
E para që duhet ta dimë se edhe në demokracitë më të avancuara përveç balotazhit mund të ketë raste të rinumërimit dhe përsëritjes së votimit në rast të caktuar, por dallimi qëndron tek arsyet.
Procesin zgjedhor ne dhe miqtë tanë e vlerësuam si të suksesshëm dhe “me problem teknik”, gjithmonë duke pas përsyshe zhvillimet që po ndodhin rreth dhe për Kosovën.
Por, me qëllim të përmirësimit të standardeve zgjedhore si një kusht i domosdoshëm për integrime duhet të themi se rastet kur kërcënohen votuesit, kërcënohen trupat zgjedhore, vidhen procesverbalet, mbushen kutitë etj, etj. duhet që të ndalohen njëherë e përgjithmonë.
Edhe përkundër këtyre situatave LDK-ja ia doli që të përmirësoj performancen e saj dhe në krahasim me zgjedhjet e kaluar pati një ngritje të rezultatit në numër votash dhe po presim zhvillimet në rivotimet dhe rinumërimet e fundit.
Besoj se pas kësaj LDK-ja duhet të ulet të bëjnë analizë serioze dhe profesionale të situatës në të cilën gjendet.
Kosova Info:Po flitet në medie të ndryshme për ndarje, grupe fraksione të reja në LDK, për njerëz të kryesisë që shkojnë herë te Hashimi, herë te Ramushi natën?
Grainca: Shumica e medieve nga dëshira për të krijuar lajme ekskluzive po sjellin edhe informata jo të sakta.
Me sa di unë nuk ka grupe apo fraksione si i quajnë mediet.
Por, është normale në një parti të madhe si LDK-ja të ketë garë idesh, projektesh me qëllim të përmirësimit të performancës së partisë. Këtu edhe mund të ketë keqinterpretime nga emisar të ndryshëm.
Mendoj se të menduarit alternative në parti nuk duhet parë si grupim armiqësish, por si një garë vlerash e cila duhet të instalohet brenda partisë për mes institucionit të votës partiake.
Dhe mendoj se lidershipi, kryetari i LDK-së, presidenti Sejdiu i zgjedhur në kuvendë të LDK-së ka pas në vazhdimësi një gatishmëri dhe ka përkrahjen e plotë të strukturave të LDK-së për t’i çuar proceset përpara në veçanti brenda LDK-së dhe në përgjithësi në Kosovë.
Kosova Info: Për fund a keni diçka për të shtuar?
Grainca: Njerëzit tanë kanë dëshmuar se janë njerëz të vullnetit të mirë me një shpirt kreativ prej ndërmarrësit dhe me një qasje shumë pozitive ndaj jetës. Do dëshiroj që një frymë e tillë t’i përcjellë të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, LDK-në dhe gjithë qytetarët e Kosovës, duke ju dëshiruar shëndet, fat e suksese në jetë.
Urime e gëzuar Vitin e Ri.
Nga ajo cfare lexova une ketu, ju nuk jeni politikan i brezit te ri, por politikan i brezit te mesem.
Ndryshe intervista eshte shume e mire.
Rekomandimi:
0
0
Pajtohem krejt me aq cfare ke thene. Bravo.
Rekomandimi:
0
0
Eshte e cuditshme se si LDK-ja ne Ferizaj as ne balotazh nuk shkoi, kur kihet parasysh se familja Grainca jane familje e madhe, shume atdhetare dhe shume e shume LDK-ista. Ne e dime qe Blerimi ka qene njeri i afert i Presidentit Historik, tani te ndjere Rugova. Realiteti i Kosoves eshte ky i pergjigjeve te Blerimit.
Rekomandimi:
0
0
Pajtohem plotesisht me kete pyetje te kesaj agjencie: Po flitet në medie të ndryshme për ndarje, grupe fraksione të reja në LDK, për njerëz të kryesisë që shkojnë herë te Hashimi, herë te Ramushi natën?
Jo qe po flitet, por kjo eshte e vertet!!!
Me pergjigjen e Blerimit nuk pajtohem hiq.
Rekomandimi:
0
0
vazhdo GRAINC se mir je tu vepru
dhe rrnoft LDK
Rekomandimi:
0
0