Prishtinë, 30 nëntor 2009 - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa ka urdhëruar suspendimin e dy inspektorëve dhe një referenti të ndërtimit, në kuadër të Drejtorisë së Planifikimin, Kadastrit dhe Mbrojtjes së Mjedisit.
Inspektorët e suspenduar Ilaz Vokrri, Bajram Ismajli dhe referenti Xhemshit Hertica, sot (e hënë) janë njoftuar zyrtarisht për suspendimin e tyre.
Suspendimi ka pasuar pas verifikimit të një Komisioni i caktuar nga udhëheqja komunal për të bërë inspektimin e ndërtimeve pa leje gjatë Tetorit dhe Nëntorit të këtij viti.
Komisioni gjatë punës së tij në terren ka konstatuar se gjatë dy muajve të fundit në terrenet ku janë mbuluar nga tre inspektorë janë evidentuar rreth 40 ndërtime pa leje në fazat fillestare, gjë që të lartcekurit nuk është marrë masat e duhura sipas ligjit parandalimin e këtyre ndërtimeve.
Udhëheqja e Komunës së Prishtinës është e zotuar të ndërmarrë masa të ashpra ndaj çdo punonjësi komunal të cilët nuk i përmbush detyrat sipas përshkrimit të vendit të punës./KI/