Standard Standard

Njoftime dhe paralajmërime për datën 1 dhjetor 2009 »

Njoftime dhe paralajmërime për datën 1 dhjetor 2009

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, pret në takim Edwin Loughlin, ambasador i Kanadasë, rezident në Zagreb, i cili i sjellë letrat kredenciale. (11.00)
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës bashkë me shefat e grupeve parlamentare. (11.00)
Me rastin e shënimit të ditës botërore të AIDS-it, Ministria Shëndetësisë në bashkëpunim me Ekipin [...]

Në Luginë të Preshevës përdorimi i flamurit kombëtarë shqiptar do rregullohet me ligj »

Në Luginë të Preshevës përdorimi i flamurit kombëtarë shqiptar do rregullohet me ligj

Preshevë,30 nëntor 2009 – Udhëheqësit institucionalë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, pas nxjerrjes vetëm disaorëshe të flamurit kombëtar shqiptarë në ditën e 28 Nëntorit, deklarojnë se vitet tjera përdorimi i simbolit tonë kombëtar do të rregullohet me ligj dhe shpresojnë në formimin sa më të shpejt të Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës, i [...]

Kermabo: Nuk do të lejohen ndërhyrjet politike në sundimin e ligjit »

Kermabo: Nuk do të lejohen ndërhyrjet politike në sundimin e ligjit

Prishtinë, 30 nëntor-  Shefi i EULEX-it, Iv de Kermabo, ka deklaruar se misioni evropian për sundimin e ligjit është duke marrë në pyetje Nazim Bllacën, i cili dje pranoi para mediave se nën urdhrat e SHIK-ut ka marrë pjesë në një vrasje dhe ka qenë bashkëpjesëmarrës në 16 raste të tjera, përfshi vrasje, plagosje, rrahje [...]

Bllaca po merret në pyetje nga Prokuroria Speciale »

Bllaca po merret në pyetje nga Prokuroria Speciale

Edhe autoritetet e EULEX-it janë duke u marr me këtë çështje          
Prishtinë, 30 nëntor 2009 – Nazim Bllaca nga Policia e Kosovës është përcjellë për në Prokurorinë Speciale, ku edhe pritet të merret ndonjë vendim rreth arrestimit të tij. Ndërkohë që Policia e Kosovës ka deklaruar se janë ndërmarrë të gjitha veprimet duke siguruar vendbanimin e [...]

LDK: KUMTESË PËR MEDIE »

LDK: KUMTESË PËR MEDIE

Lidhja Demokratike e Kosovës po i përcjell me shqetësim zhvillimet e fundit në sferën e sigurisë dhe të sundimit të ligjit, të cilat ndërlidhen me deklarimet e një qytetari në opinion për krimet e kryera në periudhën e pasluftës në Kosovë.
E përcaktuar fuqishëm për funksionimin e shtetit ligjor dhe të sundimit të ligjit,
LDK-ja kërkon nga [...]

Përfundoi festivali mbar Kombëtar “Rapsodia Shqiptare” në Skenderaj »

Përfundoi festivali mbar Kombëtar “Rapsodia Shqiptare” në Skenderaj

Skenderaj, 30 nëntor 2009 – Çmimi, kryesor i festivalit: “Kulla e Jasharëve” dhe 300 euro u takoi grupit folklorik “Rapsodët e Hasit” nga Hasi i Shqipërisë, Çmimin e publikut  dhe 50 euro e morri  Nxhije Bytyqi, nga Drenasi, atë te veteranit me 50 euro e ndan Ibish Buroja, Burojë, Qazim Beka, ndërsa atë të grupit më autentik e [...]

Sejdiu: Gjykata Ndërkombëtare do ta konfirmoj ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës »

Sejdiu: Gjykata Ndërkombëtare do ta konfirmoj ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, 30 nëntor 2009 – Një ditë para fillimit të seancës dëgjimore në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu ka thënë se: “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, do të konfirmojë ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës”.
 
Ai rikujtoj edhe njëherë se Serbia e aneksoi Kosovën me tanke dhe shkaktoi [...]

Obama kumton strategjinë për Afganistanin »

Obama kumton strategjinë për Afganistanin

Washington 30 nëntor 2009 – Presidenti amerikan Barack Obama pritet që nesër të bëjë hapin më të fuqishëm strategjik të presidencës së tij dhe do të jep urdhrin për dërgimin e mijëra forcave shtesë, në luftën gjithnjë e më të pa-popullarizuar në Afganistan.
 
Obama do të mbajë një fjalim para kadetëve të akademisë ushtarake West Point, [...]

Ministri Hyseni takoi Maksim Ferhagen »

Ministri Hyseni takoi Maksim Ferhagen

Hagë/Prishtinë, 30 nëntor 2009 – Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni ka takuar sot në Hagë, me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Maksim Verhagen, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Holanda i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e rëndësishme nëpër [...]

Suspendohen tre inspektorë të ndërtimit »

Suspendohen tre inspektorë të ndërtimit

Prishtinë, 30 nëntor 2009 – Kryetari i Komunës së Prishtinës,  Isa Mustafa ka urdhëruar suspendimin e dy inspektorëve dhe një referenti të ndërtimit, në kuadër të Drejtorisë së Planifikimin, Kadastrit dhe Mbrojtjes së Mjedisit.
Inspektorët e suspenduar Ilaz Vokrri, Bajram Ismajli dhe referenti Xhemshit Hertica, sot (e hënë) janë njoftuar zyrtarisht për suspendimin e tyre.
Suspendimi ka [...]

Prokuroria e Kosovës heton akuzat »

Prokuroria e Kosovës heton akuzat

Prishtinë, 30 nëntor 2009 – Policia e Kosovës thotë se i ka ofruar siguri personit që të dielën ka publikuar një sërë të dhënash që përfshijnë një numër zyrtarësh politikë të Kosovës në disa veprime të jashtëligjshme, përfshirë vrasje, tentim-vrasje, keqtrajtime e kërcënime në periudhën e pasluftës.
 
Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, i tha BBC-së se [...]

Salihaj: Apelon te LDK të rishikoj pjesëmarrjen në koalicion »

Salihaj: Apelon te LDK të rishikoj pjesëmarrjen në koalicion

Prishtinë, 30 nëntor 2009 – Adem Salihaj, zyrtar i lartë i LDD-së i bëri apel LDK-së që ta rishikoj pjesëmarrjen e saj në koalicionin e saj aktual qeveritar.
Ai këtë e arsyetoi në vlerat që ka LDK-ja dhe për më tepër kur në këtë listë për likuidim, siç tha ai, ka qenë edhe ish – presidenti [...]

Në veri të Kosovës gjenden dy trupa të pajetë »

Në veri të Kosovës  gjenden dy trupa të pajetë

Mitrovicë, 30 nëntor 2009 – Zyrtarët e Policisë së Kosovës njoftuan se pas raportimeve nga qytetarët në dy raste të ndara i kanë gjetur dy trupa të pajetë të moshës 60 56 vjeçe në komunën e Zveçanit, njërin në afërsi të stacionit të trenave, kurse tjetrin në një zonë malore të fshatit Sërbovac.
 
Në dy raste [...]

Thaçi ligji duhet të mbizotëroj në vend »

Thaçi ligji duhet të mbizotëroj në vend

Prishtinë, 30 nëntor 2009 -Nën drejtimin e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është mbajtur sot takimi i Këshillit të Sigurisë së Kosovës, i pesti me radhë, ku është diskutuar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë, në këtë periudhë mjaft të rëndësishme, por edhe sensitive për të ardhmen e vendit.
Kryeministri i Republikës [...]

FIFA konfirmon kërkesën e Irlandës »

FIFA konfirmon kërkesën e Irlandës

FIFA,30 nëntor 2009 – Presidenti  i FIFA-s, Sepp  Blatter ka konfirmuar se  Republika e Irlandës kanë kërkuar që  Kupa e Botës të zgjerohet për të lehtësuar përfshirjen e tyre.
Irlanda nuk mundi të bëjë vend për në Afrikën e Jugut për verën e ardhshme, pas prekjes famëkeqe të topit me dorë nga Thierry Henry në kualifikueset [...]

Chelsea, 45 milionë sterlina për Riberin »

Chelsea, 45 milionë sterlina për Riberin

Londër,30 nëntor 2009 – Për bosin e Chelsea-t, Roman Abrahamoviç, blerja e francezit Frenk Riberi është shndërruar në një prioritet. Ai është i gatshëm të vërë në pjatë një shumë prej 45 milionë sterlinash (rreth 50 milionë euro). Objektivi i drejtuesit të lartë të skuadrës angleze është që ta sjellë talentin francez në Londër që [...]

Dezinfektohen 45 objekte shkollore në Viti »

Dezinfektohen 45 objekte shkollore në Viti

Viti, 30 nëntor 2009 -Në komunën e Vitisë në kuadër të masave preventive që janë duke u ndërmarrë nga Shtabi komunal për përcjelljën e situatës rreth gripit A H1N1 e në funksion të masave preventive për mbrotje nga gripi i derrave, kanë përfunduar punët rreth dezinfektimit të të gjitha objekteve shkollore.
Fehri Qerimi,drejtor i Drejtorisë për [...]

Top 10-shi i Evropës »

Top 10-shi i  Evropës

Evropë,30 nëntor 2009 – Magazina sportive franceze, France Football ka publikuar listën prej 10 emrave të kandidatëve për çmimin Topi i Artë 2009. Ylli i Barcelonës, Lionel Messi konsiderohet favorit, ndërsa rival i tij kryesor është përforcimi i ri i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
Lista e kandidatëve për çmimin Topi i Artë 2009 është reduktuar në [...]

Davydenko fiton ATP Finals »

Davydenko fiton ATP Finals

Londër,30 nëntor 2009 – Nikolay Davydenko ka fituar turneun e parë të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kampionin e US Openit, Juan Martin del Porto 6-3, 6-4 për të fituar ATP World Tour Finals.
Davydenko arriti pothuajse çdo top të dielën dhe dominoi në shërbimet e tij duke humbur vetëm pesë pikë në shërbim [...]

Haradinaj i quditshëm mosreagimin e organeve të drejtësisë »

Haradinaj i quditshëm mosreagimin e organeve të drejtësisë

Prishtinë, 30 nëntor 2009 – Lideri i  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë të hënën se është i quditshëm mosreagimi i organeve të drejtësisë së Ksoovës  ndaj deklaratave publike të Nazim Bllacës, i cili ka deklaruara para Kuvendit të Kosovës, një ditë më herët, se ka marrë pjesë në vrasjet e ndodhura [...]

Skavica, një tjetër hidrocentral i madh në vend »

Skavica, një tjetër hidrocentral i madh në vend

Kukës,30 nëntor 2009 – Tenderi për hidrocentralin e Skavicës, në lumin Drin do të hidhet gjatë muajit dhjetor, ku në garë janë gjashtë komp Megjithëse tenderi është hapur që në vitin 2008, ai është shtyrë, ku shkak duket se është bërë edhe kriza.
Gjashtë kompanite e interesuara janë TGK Skavica srl, nje kompani italiane qe ka [...]

Thirrjet për vaksinim »

Thirrjet për vaksinim

Prishtinë, 30 nëntor 2009 – Megjithëse në Kosovë kanë arritur 5 mijë vaksina kundër virusit A-H1N1, vetëm 9 persona i kanë marrë ato. Ndërkohë, numri i të infektuarve me këtë virus, sipas autoriteteve shëndetësore, po shënon rritje.
Deri më tani, në Kosovë kanë vdekur 7 persona si pasojë e infektimit me virusin A-H1N1, ndërsa thuhet se [...]

Nga dhjetori EasyJet edhe në Kosovë »

Nga dhjetori EasyJet edhe në Kosovë

Prishtinë, 30 nëntor 2009 – Në dhjetor të këtij viti, çmimet e biletave në aviacionin kosovar, do të bien.
Kjo për shkak se aviokompania “EasyJet”, e njohur për shërbimet më të lira në botë, hap linjat e saj fluturuese edhe për kosovarët.
 
Përfaqësuesit e kësaj kompanie kanë thënë se gjatë muajit dhjetor kompania do të marrë vendime [...]

Nesër në Hagë séance dëgjimore për ligjëshmërin e pavarësisë së Kosovës »

Nesër në Hagë  séance dëgjimore për ligjëshmërin e pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, 30 nëntor 2009 – Nesër në Hagë 28 shtete do të paraqesin argumente rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, në një seancë dëgjimore për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës.
Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni tashmë ka arritur në Hagë ku do të zhvillojë takime me ekspertë ligjorë me qëllim të harmonizimit përfundimtar dhe finalizimit të [...]

Zjarri përfshin zyrat e LDK-së në Gjakovë »

Zjarri përfshin zyrat e LDK-së në Gjakovë

Gjakovë, 30 nëntor 2009 – Zyrat e LDK-ës në Gjakovë janë përfshirë nga flaka dhe njëkohësisht janë thyer xhamat e Zyrat e Lidhjes Demokratiket të Kosovës në Gjakovë, janë përfshirë nga flaka, rreth orës 1.30 të mëngjesit të sotëm.
Për pasojë, janë djegur dhe dëmtuar pjesa dërmuese e inventarit, njëkohësisht janë thyer edhe xhamat e kësaj [...]

EULEX fillon hetimet rreth dëshmisë së Nazim Bllacës »

EULEX fillon hetimet rreth dëshmisë së Nazim Bllacës

Prishtinë, 30 nëntor 2009 –  EULEX fillon hetimet rreth dëshmisë së Nazim Bllacës
EULEX-i ka filluar hetimet për vërtetësinë e deklaratës së Nazim Bllacës, personit që thotë se ka marrë pjesë në 17 sulme ndaj personaliteteve të ndryshme të politikës në Kosovë me urdhër të Shërbimit Informativ të Kosovës.
 
Zëdhënësja e EULEX-it, Christina Herodes ka thënë për [...]

BE i heq vizat Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi »

BE i heq vizat Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi

Bruksel, 30 nëntor 2009 – Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian e miratoi vendimin që qytetarëve të Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi t’u hiqen vizat për udhëtim në vendet e BE-së.
 
Me këtë vendim, këto vende vihen në listën “e bardhë” Shengen, që nënkupton se nuk do duhet të aplikojnë për viza për vendet e [...]

Presidenti kërkon të ndriçohen të gjitha krimet »

Presidenti kërkon të ndriçohen të gjitha krimet

Prishtinë, 30 nëntor 2009 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, kërkoi sot nga institucionet e drejtësisë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të ndriçuar të gjitha krimet e bëra në Kosovë dhe për dënimin e autorëve të tyre.
“Presidenti ka përcjellë me vëmendje dhe shqetësim zhvillimet e fundit pas prezantimit të [...]

Syla do ta padis Bllacën në organet e drejtësisë »

Syla do ta padis Bllacën në organet e drejtësisë

Prishtinë, 30 nëntor 2009 – Azem Syla dhe Fatmir Xhelili zëvendësministër i Punëve të Brendshme kanë hedhur poshtë akuzat ndaj tyre të bëra dje publikisht nga Nazim Bllaca.
Azem Syla, në deklaratë për media i ka quajtur gënjeshtra pohimet Nazim Bllacës, si dhe ka thënë se nuk ka ndërmend të mirret rrena, shpifje dhe intriga të [...]

Luftë e madhe juridike për Kosovën »

Luftë e madhe juridike për Kosovën

Beograd, 30 nëntor 2009 – Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka vlerësuar se procesi për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, është “procesi më i madh në histori” dhe “njëra nga betejat më të rëndësishme juridike dhe diplomatike në luftë për Kosovën”.
 
“Kjo luftë do të jetë e gjatë dhe [...]

Djathtistët e holandez kërkojnë të ndalohen minaret në këtë vend »

Djathtistët e holandez kërkojnë të ndalohen minaret në këtë vend

Holandë, 30 nëntor 2009 – Partia politike holandeze e krahut të djathtë e Lirisë së Holandës ka bërë të ditur se do të kërkoj nga qeveria, që të mbajë referendum për ndalimin e ndërtimit të minareve, sipas shembullit të Zvicrës.
Lideri i Partisë së Lirisë së Holandës, Gert Vilders, i tha gazetës Volkskrant se partia i [...]

Flamuri i shtetëror zëvendësohet me at kombëtar »

Flamuri i shtetëror zëvendësohet me at kombëtar

Lëvizja Vetëvendosje me rastin e festës së 28 nëntorit ditës së flamurit ka zëvendësuar flamurin shtetërorë të Kosovës me flamurin kombëtar.  (foto: Naser I Ramadani)

BE: Sot vendimi për heqjen e vizave »

BE: Sot vendimi për heqjen e vizave

Bruksel, 30 nëntor 2009 – Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian sot në Bruksel pritet të marrë vendim përfundimtar për heqjen e vizave për shtetasit e Serbisë, të Malit të Zi dhe Maqedonisë, prej 19 dhjetorit të këtij viti.
Vendosja në të ashtuquajturën “listë pozitive të Shengenit”, do të thotë që banorët e këtyre vendeve do [...]

SHBA: Po kalon koha për Iranin »

SHBA: Po kalon koha për Iranin

Washington, 30 nëntor 2009 – Shtetet e Bashkuara thonë se “po kalon koha” për Iranin, që t’i shqyrtoj shqetësimet ndërkombëtare lidhur me programin e tij atomik.
Kjo kumtesë e Shtëpisë së Bardhë u bë pasi Teherani ka shpallur planet për ndërtimin e 10 centraleve të reja për pasurimin e uraniumit.
Gjermania ka shprehur “shqetësim të madh”, ndërsa [...]

Hyseni takohet në Hagë me ekspertët ligjorë »

Hyseni takohet në Hagë me ekspertët ligjorë

Hagë, 30 nëntor 2009 – Ministri i Jashtëm Skender Hyseni sot në Hagë, zhvillon takime me ekspertët ligjorë me qëllim të harmonizimit përfundimtar dhe finalizimit të deklaratave, të cilat do të prezantohen para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Para nisjes për në Hagë, Hyseni u shpreh optimist që vendi ynë do të dal fitues në procesin për [...]

SHBA: U vranë katër policë »

SHBA: U vranë katër policë

Washington, 30 nëntor 2009 – Katër policë janë qëlluar për vdekje, derisa ata po punonin me laptopët e tyre në një kafene në Uashington. Autoritetet thonë se ky ishte një sulm i qëllimshëm.
 
Zëdhënësi i policisë, Ed Trojer, tha se u vranë tre meshkuj dhe një femër police.
 
Hetuesit besojnë se ata ishin cak i sulmit dhe [...]

Rrëfehet Nazim Bllaca »

Rrëfehet Nazim Bllaca

Prishtinë, 30 nëntor 2009 – “Nën urdhrat e SHIK-ut kam marrë pjesë në 17 aksione për vrasje, plagosje, rrahje e shantazhim. Eprori im ka qenë Azem Syla”, ka thënë Bllaca, personi i përfolur se ka marrë pjesë në krime politike. Policia nuk ka ndonjë urdhër arresti për të.
Nazim Bllaca, nga Ribari i Madh, ka deklaruar [...]

PDK mohon akuzat e Nazim Bllacës »

PDK mohon akuzat e Nazim Bllacës

Prishtinë, 29 nëntor 2009 – Partia Demokratike e Kosovës ka mohuar akuzat e bëra nga Nazim Bllaca duke thënë se akuzat e tilla janë pjesë e fushatës elektorale. “Vendi dhe populli ynë ka dhënë shumë për të ngritur shtetin dhe institucionet e veta demokratike. Liria, siguria dhe shteti ligjor janë kualitete themelore të demokracisë dhe [...]

Nazim Bllaca “Rrefen për 17 krime të kryera nga viti 1999-2003″ »

Nazim Bllaca “Rrefen për 17 krime të kryera nga viti 1999-2003″

Prishtinë, 29 nëntor 2009 – Në praninë e shumë pjesëtarëve të medieve, në sheshin në afërsi të Kuvendit të Kosovës në Prishtinë, për herë të parë del para medieve, personi i quajtur Nazim Bllaca nga fshati Ribar i Madh, i komunës së Lipjanit, i cili para kamerave të shumta pranon se ka bërë krime.
                Ai [...]

Salihaj dhe Geci zbulojnë identitetin e dëshmitarit të CD së »

Salihaj dhe Geci zbulojnë identitetin e dëshmitarit të CD së

Salihaj: “Vidoja zbardh krimet e bëra pas lufte në Kosovë”
Prishtinë, 20 nëntor 2009 – Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Gani Geci dhe Adem Salihaj u kanë shpërndarë gazetarëve videon prej 30 minutash ku Nazim Bllaca ka rrëfyer për veprimtarin e tij që ka shërbyer në SHIK dhe për vrasje të ndryshme, të kryera nga viti [...]

Ministrja Nekibe Kelmendi mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar kundër dënimit me vdekje »

Ministrja Nekibe Kelmendi mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar kundër dënimit me vdekje

Prishtinë 29 nëntor 2009 – Me ftesë të Ministrisë së Jashtme italiane dhe në organizim të rajonit të Toskanas të Italisë,  Ministrja e Drejtësisë, znj. Nekibe Kelmendi, mori pjesë në Forumin ndërkombëtar kundër dënimit me vdekje, i cili u mbajt në Firenca të Italisë.
Në këtë konferencë, përveç Kosovës pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit nga Armenia, Ukrahina, [...]

Ministri Hyseni udhëton sot drejt Hagës »

Ministri Hyseni udhëton sot drejt Hagës

Prishtinë, 28 nëntor 2009 – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skender Hyseni do të udhëtojë sot në Hagë, ku do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Të dielën (nesër) ministri Hyseni pritet të zhvillojë takime me ekspertët ligjorë të Republikës së Kosovës në këtë proces. Këto takime do të [...]

Grupi menaxhues për A H1N1 vazhdon zbatimin e masave preventive »

Grupi menaxhues për A H1N1 vazhdon zbatimin e masave preventive

Prishtinë, 28 nëntor 2009 – Nën kryesimin e zëvendësministres së Shëndetësisë Mybera Mustafa, Grupi punues për menaxhimin e pandemisë së Gripit të ri pandemik A H1N1 ka mbajtur një takim pune në Prishtinë të cilën është analizuar situata epidemiologjike ne vend dhe masat që janë duke u ndërmarrë.
Në këtë takim u kërkua që të forcohet [...]

VRASJE E NJË 23 VJEQAREJE, ARRESTOHEN DY TË DYSHUAR »

VRASJE E NJË 23 VJEQAREJE, ARRESTOHEN DY TË DYSHUAR

Një femër 23 vjeçare është vrarë me armë zjarri, dy persona janë lënduar dhe dy të dyshuar janë arrestuar nga policia e Kosovës, për vrasje dhe përfshirje në rrahje

Skenderaj, 28 nwntor 2009 – Rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 03:30min, në fshatin Rakinicë të Skenderajt, ndërsa policia është informuar përmes një telefonate të [...]

Sport »

Sport

Aksidentohet rëndë Tiger Woods
 
FLORIDA, 28 nëntor 2009 – Kampioni amerikan i sportit të Golfit, Tajger Uds ka pësuar një aksident me makinë dhe është në gjendje të rëndë për jetën, bëjnë të ditur mediat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mësohet se makina e yllit të golfit doli nga rruga duke u përplasur me një pemë [...]

Në Shqipëri sot shënohet 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë »

Në Shqipëri sot shënohet 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë

Tiranë, 28 nëntor 2009 – Planifikohet, që gjatë ditës, të zhvillohen një sërë veprimtarish, ndërsa manifestimi kryesor pritet të mbahet në Vlorë, qytet ku më 28 Nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti Flamurin e Pavarësisë. Dita e Pavarësisë shënohet edhe në Kosovë.Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në urimin e tij theksoi se, “kjo ditë shënon festën [...]

Ndihmohen familjet skamnore nga Vitia »

Ndihmohen familjet skamnore nga Vitia

Viti, 27 nëntor 2009 – Qytetarët e komunës së Vitisë të premten kanë festuar dy festa atë fetare të Kurban Bajramit si dhe do të festojnë edhe atë kombëtare të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Ndërkohë që sot besimtarët e shumtë mysliman duke falur namazin e Kurban Bajramit, kanë festuar këtë festë fetare duke shpalosur [...]

Shqiptarët kremtojnë Ditën e Flamurit »

Shqiptarët kremtojnë Ditën e Flamurit

Prishtinë, 28 nëntor – Sot shqiptarët anembanë botës ku janë do të festojnë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit kombëtar, datë kjo që përkon me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë 97 vjet më parë.
Me këtë rast, Rrjeti i organizatave shqiptare (RROSH) do të organizojë në Prishtinë, Tiranë dhe në Shkup aktivitete të ndryshme në shenjë të [...]

Urimi i kryetarit Mustafa për 28 Nëntorin »

Urimi i kryetarit Mustafa për 28 Nëntorin

Prishtinë, 27 nëntor 2009 – Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, të gjithë shqiptarëve anë e këndë globit ua përcjellë urimet më të sinqerta.
”Dita e flamurit 28 Nëntori është data më e shënuar në historinë e shqiptarëve, dita kur në  vitin 1912 u shpallë Pavarësia e [...]

Nesër fillon dezinfektimi dhe deratizimin i hapësirave shkollore në Komunën e Prishtinës »

Nesër fillon dezinfektimi dhe deratizimin i hapësirave shkollore në Komunën e Prishtinës

Prishtinë, 27 nëntor 2009 – Në Komunën e Prishtinës, nesër më 28 nëntor të këtij viti fillon dezinfektimi dhe deratizimi i të gjitha hapësirave shkollore kundër virusit të “Gripit të derrave” H1N1. Dezinfektimi dhe deratizimi kundër virusit H1N1 do të fillojë në orën 10:00, në objektin e shkollës fillore “Dardania”, në lagjen “Dardania”, për të [...]

Photo Gallery