Kosovarët entuziast për BE-në

Prishtina1

Prishtinë, 30 Shtator 2009 – Anketa e zhvilluar nga Gallup Balkan Monitor, tregon se shumica e qytetarëve të Ballkanit Perëndimorë edhe më tej mbështesin anëtarësimin në BE, edhe pse kjo mbështetje pothuajse është në rënie.

Sipas anketës,që ka bërë Gallup-i,  mbështetja me e madhe për anëtarësim në BE është në mesin e qytetarëve të Kosovës  89%, e cila është e vetmja që nuk e ka nënshkruar marrëveshjen për Asoccim-Stabilizim, ndërsa më e ulëta në vendin më afër integrimit, del Kroacia me vetëm 29 për qind.

Ndërsa në Shqipëri integrimin e mbështesin 83%, në Maqedoni 66%, në Serbi 58%, dhe në Bosnje 57 %.

Anketa e zhvilluar në muajin qershor, tregon se përkrahja për integrim, shënon ngritje vetëm në Kosovë me 2 për qind. / KI /

Dergoni komentin