Prishtinë, 30 Shtator 2009 – Anketa e zhvilluar nga Gallup Balkan Monitor, tregon se shumica e qytetarëve të Ballkanit Perëndimorë edhe më tej mbështesin anëtarësimin në BE, edhe pse kjo mbështetje pothuajse është në rënie.
Sipas anketës,që ka bërë Gallup-i, mbështetja me e madhe për anëtarësim në BE është në mesin e qytetarëve të Kosovës 89%, [...]
Presionet e mëdha të shqiptarëve dhe atyre botërore e kanë detyruar kryesinë e Akademisë se Shkencave dhe të Arteve të Maqedonisë të tërheq Enciklopedinë nga shitja.
Shkup-Prishtinë, 30 Shtator 2009 – Që nga publikimi i enciklopedisë qarqe politike e shoqërore shqiptare të Maqedonisë, Kosovës dhe të Shqipërisë reaguan për shkak të shpifjeve dhe shtrembërimit të [...]
Pragë, 30 Shtator 2009 - Kanë humbur jetën dy gazetarë të Radio Evropës së Lirë që shërbenin në redaksinë për Iranin ndërkaq një tjetër është lënduar rëndë në një fatleqësi trafiku në periferi të Pragës.
Viktimat janë gazetarja Rosa Ajiri (27 vjeçare) dhe kolegu i saj Amir Zaamanifar (29 vjeçar), të cilët humbën jetën në mëngjesin [...]
Prishtinë, 30 Shtator 2009 – Bernard Varma, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, i ka shpjeguar shtetit serb në lidhje me praninë e delegacionit kosovarë gjatë takimit të Asamblesë Përgjithshme se OKB nuk i ka dhënë leje përfaqësuesve të Kosovës, që të jenë të pranishëm gjatë takimit, por delegacionet mund të kenë mysafirë të [...]
Prishtinë, 30 Shtator 2009 – Ardian Gjini, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tha se ligjvënësit e partisë së tij nuk do ta mbështesin listën, për faktin se është një listë tipike politike e ndërtuar nga koalicioni. Ai madje këtë e quajti korruptim të sistemit shtetëror.
Ndërsa anëtari i Grupit Parlamentar [...]
Skenderaj, 30 shtator 2009 – Pas vendimit të Komisionit Profesional të Gjyqtarëve të Futbollit për dënimin e shqiptuar ndaj gjyqtarit Ilir Shuleta për referimin skandaloz në ndeshjen Hysi – Drenica KF Drenica e pakënaqur me ndarjen e drejtësisë në ndeshjet me Flamurtarin dhe Besën ka dal me një reagim në të cilin thuhet: ”Ne pritëm [...]
Ministrja Nekibe Kelmendi me bashkëpunëtor, priti në një takim pune udhëheqësin e zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Renzo Davidi.
Prishtinë, 30 Shtator 2009 – Kelmendi, tha së Ministria e Drejtësisë i ka shikuar me kujdes të gjitha vërejtjet dhe sfidat që kanë dalë nga raporti i progresit të vitit 2008, vërejtje këto të [...]
Tiranë, 30 Shator 2009 – Kryeministri shqiptarë Sali Berisha ka pritur në takim liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.
Kryeministri Berisha dhe ish-kryeministri Haradinaj biseduan për proceset aktuale politike mbarëshqiptare dhe u pajtuan se integrimet evropiane dhe bashkëpunimi i mëtejmë midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë duhet thelluar, duke krijuar efekte [...]
Prishtinë, 30 Shtator 2009 – Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë ka reaguar ndaj kthimit të refugjatëve kosovarë nga shtete evropiane. KMDLNJ vlerëson se nuk ka pengesa të drejtpërdrejta politike për kthimin e refugjatëve ngase më, kërcënim për dhunë nuk mund të përdoret si fakt për kërkim të azilit. [...]
Tiranë , 30 Shtator 2009 – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta në takimin që ka mbajtur me kreun e AKR-së, Behxhet Pacolli, rikonfirmoi angazhimin e përbashkët në fushën e lobimit për pavarësinë e Kosovës.
“Rikonfirmoj rëndësinë e madhe që ka forcimi i bashkëpunimit të të gjithë institucioneve të Kosovës dhe [...]
Tiranë, 30 Shtator 2009 – Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka deklaruar të mërkurën se shqiptarët do të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian, brenda mandatit të parë të qeverisjes.
“Ka ende çështjet për të zgjidhur. Heqja e vizave do të jetë arritje e madhe. Është pozitiv klima për vizat”, tha kreu i qeverisë [...]
Paris, 30 shtator 2009 – Shefi i diplomacisë franceze Bernar Kushner, ka deklaruar se protestat e paradokohshme që ndodhën në Prishtinë ku u thyen veturat e EULEX-it ishin një “manifestim i pakëndshëm”, nga njerëzit të cilët i ndihmon BE. “Ndodhi një manifestim shumë i pakëndshëm në Prishtinë, në të cilin u thyen makinat e EULEX-it. [...]
Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, kanë deklaruar të mërkurën se “Kosova është e gatshme të ndërtojë marrëdhënie diplomatike me vendet e rajonit”. Djegien flamurit maqedonas në Prishtinë, Sejdiu e quajti “akt të shëmtuar”.
Prishtinë , 30 Shtator – “Fillimisht duhet të kem të dhënat rreth asaj se çfarë ka ndodhur. Kosova është një [...]
Ferizaj, 30 Shtator 2009 – Me shumicë votash në seancën e sotme të Kuvendit komunal të Ferizajt u miratua buxheti komunal i Ferizajt për vitin 2010. Ky buxhet kap vlerën prej 15,384 ,e 964.00 euro. Buxheti për vitin 2010 është më i madh se sa në vitin e kaluar për 1, 238, 640.00 euro.
Kryetari i [...]
Portieri i Borussia Dortmund rrahet në restorant
Portieri i Borussia Dortmund, Roman Weidenfeller (29) të martën në mbrëmje është sulmuar fizikisht në një restorant italian në qendër të qytetit. Weidenfeller në shoqëri edhe të një sokut të tij ka porositur sallatë në restorant Vapiano, rreth orës 20.15, kur pa pritur kanë ardhur pesë veta dhe u [...]
Prishtinë, 30 Shtator 2009 – “Mbrojtjes së pyjeve duhet t’i kushtohet kujdes shumë i madh, kur dihet se pyjet tona janë pasuri kombëtare me rëndësi të shumëfishtë për vendin. Për arsye të njohura ato, për një kohë të gjatë iu janë nënshtruar presionit të madh, për shkak të cilit ka pasoja të mëdha”, tha Ministri [...]
B13 Njoftimi (per gazete) Opera
B13 Obavestenje o Ugovoru (za novine) Opera
Anglish gazeta Opera[1]
Prishtinë, 30 Shtator 2009 – Krerët e institucioneve të vendit presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, dhe ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi kanë bërë hapjen zyrtare së Qendrës për Diagnostifikimin e Gripit në Institutin e Shëndetit Publik.
Kreu i vendit Fatmir Sejdiu ka thënën se inaugurimi i kësaj qendre është një moment tepër i rëndësishëm për [...]
Liga e kampionëve
Secila ndeshje më e mirë se tjetra
Sonte vazhdojnë ethet e Ligës s kampionëve në grupet A, B, C, D dhe kur shikojmë çiftet rivale, atëherë vërtet do të shohim se secila ndeshje është më e mirë se tjetra. Në Allianz arena Byern pret Juventusin që do të jetë një ndeshje e fortë. Bavarezët [...]
Prishtinë, 30 Shtator 2009 – Numri dy i qeverisë së Kosovës Hajredin Kuqi ka thënën para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, së Qeveria e Kosovës, as nuk ka qenë pjesë e nënshkrimin të protokollit ndërmjet EULEX-it dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ashtu nuk do të jetë palë as e zbatimit të këtij [...]
Prishtinë, 30 Shtator 2009 – Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe Ministri Tregtisë dhe Industrisë Lutfi Zharku do të nisen sot për një vizitë në Austri për në Vjenë për të marrë pjesë në konferencën për Kosovën.
Konferenca e organizohet nga Instituti për Regjionin e Danubit dhe Evropën Qendrore, Iniciativa Ekonomike për Kosovë dhe
Ambasada e Republikës [...]
Tiranë, 30 Shtator 2009 – Opozitën shqiptare e cila ka bojkotuar Kuvendin e Shqipëri e ka ftuar të kthehet në ulset e legjislativit shqiptarë edhe ambasadori gjerman Bernd Boschard.
Gjatë një aktiviteti në Tiranë të një kompanie celulare, i pyetur për bojkotin që PS po i bën Parlamentit, Bernd Boschard ka thënë se “vendi i opozitës [...]
Policia e Kosovës pas një kërkimi dhe hetimi intensiv, ka arrestuar dje një të dyshuar për vrasje, e cila ka ndodhur në mbrëmjen e së hënes në lagjen e Ulpianës në Prishtinë.
Në komunikatën e Policisë së Kosovës thuhet se dje, rreth orës 15:00 në pikën kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së [...]
Prizren, 30 Shtator 2009 – Në mbledhjen e së mërkurës në asamblenë komunale të Prizrenit u miratua propozimi që Sali Berisha të shpallet qytetar nderi i Prizrenit.
Sipas njoftimit të kryesuesit të asamblesë, . Nijazi Kryeziu, propozimi që Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha të shpallet qytetar nderi i Prizrenit, erdhi nga kabineti i kryeministrit [...]
Prishtinë, 30 Shtator 2009 – Ligjvënësit e Republikës së Kosovës janë mbledhur sot në një seancë të rregullt plenare, për të shqyrtuar disa projektligje, rekomandime të komisioneve parlamentare dhe propozime nga ana e qeverisë së Kosovës.
Ndërkaq pritet që të debatohet edhe për gjendjen tregtare në vend dhe raportet tregtare të Kosovës me shtetet tjera. Po [...]
Tiranë , 30 Shator 2009 – Nesër pritet të shpallet një parti e re politike, e cila do të ketë dy deputetë në parlamentin aktual,ku sipas krijuesve të saj do të ketë thel mbrojtjen e çështjes kombëtare.
Partia për Drejtësi dhe Unitet, sipas krijuesve të saj, do të ketë në thelb të programit të saj, mbrojtjen [...]
Prishtinë, 30 Shtator 2009 – Shumë shpejt pavarësinë e Kosovës mund ta njohin edhe 30 shtete të botës.
Kjo mundësi nuk është përjashtuar as nga mistri i jashtëm serb Vuk Jermiq. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta serbe Novosti, e cila citon ministrin serb të jashtëm Jermiq të ketë thënë se ndaj 30 shteteve po [...]
30 Shtator 2009 – Gaj Laliberte , është turisti i shtatë i që udhëton në gjithësi. Ai është një miliarder nga Kanadaja, themelues i një kompanie zbavitëse. Laliberte pritet të lansohet me raketën Sojuz, së bashku me dy astronautët, Xhefri Uilliams shtetas amerikan dhe me Maksim Surajev me origjinë Ruse. Nisja bëhet sot nga baza [...]
Prishtinë, 30 Shtator 2009 – Parat e dhëna në Konferencën e donatorëve për Kosovën investimi i tyre është duke shkuar shumë mirë me ç’rast 1/3 e parave të donatorëve tashmë janë duke u investuar në fusha të ndryshme që i ka përcaktuar ekzekutivi i vendit.
Nga të gjitha shtetet që kanë premtuar donacione, vetëm Sllovenia ka [...]
Prishtinë, 30 Shtator 2009 – Kryetarja e Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve Nestrin Lushta ka reaguar ndaj vënies së posteve politik para fushatës zgjedhore duke thënën se kjo është shkelje e rregullave ligjore.
Ajo ka reaguar ndaj vendosjes së posteve me lider të dy partive asaj të PDK-së dhe AAK-së , duke ju bërë thirrje partive që [...]
Uashington, 30 Shtator 2009 – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s thotë se është dakord me qasjen që presidenti amerikan Barak Obama i bën luftës në Afganistan. Dy udhëheqësit diskutuan dje mbi strategjinë në Afganistan.
Udhëheqësi i Natos Anders Fogh Rasmusen thotë se presidenti Obama ka të drejtë të vendosë mbi strategjinë the pastaj mbi forcimin e [...]
Prishtinë, 30 Shtator 2009 – Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Stuart Jones, ka theksuar se suksesi i Kosovës si një shtet demokratik, i pavarur, tolerant e shumetnik vazhdon të jetë një faktor i rëndësishëm kritik për stabilitetin në rajon, duke nënvizuar se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.
Jones ka thënë se rajoni i Ballkanit Perëndimor [...]
Shkup, 30 Shtator 2009 – Lideri i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, kanë mbajtur takim të martën pasdite për të diskutuar në lidhje me Enciklopedinë maqedonase.
Dy partnerët e koalicionit kanë shprehur keqardhje për ofendimet dhe pjesët kontestuese për shqiptarët të shprehura në Enciklopedinë maqedonase të botuar nga Akademia [...]
Prishtinë, 30 Shtator 2009 – Punonjësit e “Trafikut Urban” të Prishtinës, janë hedhur në grevë për shkak të kontratës së bërë nga Adnan Boshtrakaj, drejtor i bordit të ndërmarrjes, në kompaninë publike komunale “Trafiku urban”, me minibusët, ku po të njëjtit nuk janë pranuar më herët nga qytetarët e Prizrenit, pasi sipas tyre këta minibusë [...]
Prishtinë, 30 shtator 2009 – Misioni EULEX ka mirëpritur themelimin e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës, të cilin e konsideron të jetë një zhvillim i rëndësishëm drejt garantimit të pavarësisë, paanshmërisë dhe profesionalizmit të gjyqësorit.
“Gjyqtarët e EULEX-it dëshirojnë t’i përgëzojnë anëtarët e KGjK-së për emërimin e tyre dhe ju dëshirojnë shumë suksese në kryerjen [...]
Një cunam i shkaktuar nga një tërmet i fuqishëm nënujor në Oqeanin Paqësor ka çuar në shkatërrime të mëdha në ishujt e Samoes dhe Samoes Amerikane.
Se paku 85 vetë deri tani thuhet të kenë vdekur por një zyrtar lokal thotë se kjo shifër mund të kalojë në 100 sepse disa fshatra të tërë thuhet [...]
Një aeroplan Boeing 737-700 i kompanisë Germania Airlines me 80 pasagjerë në bord, qe po fluturonte për në Prishtinë, i ka shpëtuar për mrekulli një incidenti që ka mundur të jetë me pasoja fatale. Një tufë e shpendëve u përplas me aeroplanin që po udhëtonte me 300 kilometra në orë dhe bëri që motori në anën [...]
Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski dhe kreu i BDI-së Ali Ahmetin janë takuar për të sheshuar mosmarrveshjet e koheve të fundit përkitazi me botimin e Enciklopedisë nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve Maqedonasë.
Prishtinë, 29 Shtator 2009 – Të dy zyrtarët kanë shfaqur keqardhje për fyerjet dhe pjesët kontestuese në enciklopedi dhe i sugjeruan Akademisë, [...]
Prishtinë, 29 shtator 2009 – Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, sot priti në një takim Valbona Kamberin, kryetare Sindikatës së Policisë së Kosovës, me bashkëpunëtorë.
Në këtë takim u bisedua për bashkëpunim midis Komunës së Prishtinës dhe SPK-së, në fusha të ndryshme veçmas u fol për mundësit e komunës në mbështetje të punonjësve të policor [...]
Prishtinë, 29 Shtator 2009 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka uruar Angela Merkel me rastin e rizgjedhjes së saj Kancelare e Gjermanisë.
“Në emër të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, po Ju shkruaj për t’Jua uruar ngrohtësisht fitoren e Juaj në zgjedhjet nacionale dhe rizgjedhjen e Juaj Kancelare e Republikës Federale [...]
Qeveria e Kosovës, ka filluar implementimin e projektit për ndërtimin dhe renovimin e 29 shtëpive për familjet nevojtare në Artanë – ish Novobërdë. Në vënien e gurthemelit ishte i pranishëm edhe kryeministri Hashim Thaçi.
Artanë, 29 Shtator 2009 – Familja Trajkoviq i ka bërë një pritje të ngrohtë në shtëpinë e tyre, kryeministrit Hashim Thaçi duke e falënderuar [...]
Komisioni Evropian do ta vizitojë kufirin Kosovë-Serbi në mënyrë që të bindet edhe vet se autoritetet e Beogradit e trajtojnë këtë kufi si secilin kufi shtetëror.
Bruksel, 29 Shtator 2009 – Këtë e kanë konfirmuar zyrtarët e Komisionit Evropian duke precizuar se vizita do ndodhë në mesin e muajit tetor dhe ka për qëllim të vërtetohet [...]
Delegacion i Komitetit Ushtarak të NATO-s, i cili po qëndron për një vizitë në Kosovë, ka ritheksuar edhe njëherë se Aleanca mbetet e përkushtuar sigurinë e vendit tonë.
Prishtinë, 29 Shtator 2009 – Përfaqësuesit e këtij komiteti kanë thënë se zvogëlimi i trupave të NATO-së do të zëvendësohet me strukturat vendore e ndërkombëtare të sigurisë.
Gjanpaolo Di [...]
Skënder Shengyli në vend të Kollarit
Vetëm një ditë pasi që kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit Besnik Kollari, krerët e Prishtinës kishin vendosur që në këtë post ta emërojnë Skënder Shengylin, një ish futbollist të brezit të artë të Prishtinës. Kjo u bë e njohur sot në një konferencë për media, ku ishte i [...]
Qindra nxënës shqiptarë të shkollave të mesme të Tetovës kanë marshuar rrugëve te qytetit, me kërkesën për tërheqjen e menjëhershme të “enciklopedisë”,maqedonase e cila i fyen shqiptarët.
Tetovë, 29 Shkurt, 2009 – Protestuesit për një kohë kanë mbajtur të bllokuar rrugët e sheshit kryesor të Tetovës, në shenjë proteste ndaj fyerjeve qe u janë bërë shqiptareve [...]
Prishtinë, 29 Shtator 2009 – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram urimi homologes së tij, kancelares gjermane Angela Merkel, me rastin e fitores së Unionit Kristiandemokrat dhe Kristiansocial dhe Partisë Liberale (FDP) në zgjedhjet parlamentare në Gjermani.
Me rastin e fitores në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Gjermanisë, më lejoni [...]
Prishtinë, 29 Shtator 2009 - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, bashkë me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, dhe me kryetarin e Prishtinës, Isa Mustafa mori pjesë në përurimin e parkut në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Duke çmuar lartë investimin që ka bërë Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Pushtetit Lokal, për realizimin [...]